“Sarasvatiçandra” Pramadi nis t’i bindet Kumudit

Intervista - - TELENOVELA -

Duke qenë se Pramadi ikën në shtëpi, Kumudi dhe Sarasi e bëjnë bashkë rrugën e kthimit dhe, për të mos rënë në sy për keq, Kumudi futet e para brenda. Ajo i tregon vjehrrës se Pramadi e la vetëm në mes të rrugës dhe i thotë se mangalsutrën e prishi Pramadi, prandaj i takon atij ta rregullojë. E ëma e tij i lutet që ajo të mos i tregojë Budidanit për këtë që ka ndodhur. Kumudi mundohet të afrohet me Pramadin dhe i kërkon atij të ndajë me të dhimbjet e tij. Atëhere ai i kërkon ta bëjë ajo e para, duke i treguar se kush është Sarasvatiçandra. Kumudi mbetet pa fjalë, kështu që ai e shtyn dhe ikën...

Kumudi afrohet me Pramadin

Pramadi nis të grindet me të atin që e akuzon se e ka lënë Kumudin në mes të rrugës dhe i thotë se ai i ka çuar Sarasin për ta kontrolluar. Ndërkohë që të gjithë janë të tensionuar, në shtëpi futet Kusumi. Kumudi arrin ta shmangë përballjen e saj me Sarasin, duke e çuar në dhomën e saj. Sarasi u propozon prindërve të Pramadit që të bëjnë një festë, në mënyrë që ta bindin Kusumin se Kumudi është e lumtur. Mamasë së Pramadit i pëlqen shumë Kusumi dhe thotë se nëse do të kishte një djalë tjetër, do ta martonte me të. Alaku i kujton se e ka një djalë, Navinin dhe Kusumi thotë se pranon të martohet me të, pa e njohur, vetëm e vetëm që të qëndrojë pranë së motrës... Sarasi sheh nga larg që Kumudi është e lumtur me Kusumin dhe kënaqet.

Kumudi shkon në dhomën e Sarasit dhe i thotë se nuk di çfarë t’i thotë Kusumit. Ai i thotë se do të kujdeset ai për gjithçka dhe asaj i takon vetëm të sjellë në festë Pramadin. Kalika e sheh Kumudin të dalë nga dhoma e Sarasit. Pramadi vazhdon të ngacmojë Kumudin për Sarasvatiçandrën dhe ajo i premton se, nëse ai pranon të vijë në festë, ajo do t’i tregojë gjithçka për të. Kalika nis të tallet me Kumudin duke i thënë se Pramadi s’ka për të shkuar me të në festë dhe tronditet kur sheh se Pramadi është bërë gati, me rrobat që i ka zgjedhur Kumudi...

Kusumi i kërkon Sarasit të ikë

Ndërsa zbresin shkallët, Pramadi e mban Kumudin, që gati rrëzohet. Ai i kujton asaj se duhet t’i tregojë të vërtetën pas festës. Kalika nis të kontrollojë në dhomën e Sarasit se mos gjen diçka të dyshimtë. Kusumi përballet me Sarasin, që Alaku ia prezanton me emrin Navinçandra. Ajo shokohet, por Kumudi ia bën me shenjë që të mos reagojë. Alaku i thotë se ata duan që t’i fejojnë të dy. Kalika merr një bizhu të Kumudit në çantën e Sarasit dhe ia jep asaj në mes të njerëzve. Sarasi shokohet dhe së bashku me Kusumin, ata përpiqen ta kalojnë këtë situatë. Pramadi nis sërish ta ngacmojë Sarasin në sy të të gjithëve. Pas festës, Kusumi gjen mundësinë për të folur me Sarasin dhe e akuzon atë se po i prish martesën së motrës. Sarasi i thotë se tashmë ai është një njeri tjetër. Kumudi i kujton Pramadit premtimin që i ka dhënë dhe nis t’i tregojë për Sarasin dhe nënën e tij, por i shoqi nuk tregon asnjë lloj interesi.

Kusumi i kërkon Sarasit të ikë nga shtëpia e Kumudit. Kjo e fundit i tregon Pramadit se si e ëma e Sarasit nuk e pranoi dot tradhtinë e të shoqit dhe vrau veten. Pramadi i thotë se ajo, me siguri nuk e do, përderisa nuk vrau veten kur e mësoi për të dhe Kalikën. Kalika grindet me Kumudin dhe i thotë se nuk ka ndërmend të ndahet nga Pramadi, me të cilin ka 13 vjet lidhje. Kusumi e dëgjon këtë dhe shokohet. Kalika shkon te Pramadi dhe përpiqet t’i zgjojë atij dyshimet për një lidhje mes Kumudit dhe Sarasit, por ai e përzë nga dhoma.

Pramadi rreh Sarasin

Sarasi duhet të shkojë në qytet dhe Pramadi ofrohet ta çojë ai me makinë. Gjatë rrugës, Sarasi i tregon Pramadit se ka qenë i dashuruar me dikë, por e theu zemrën e saj dhe të tijën. Pramadi i tregon Sarasit se qëllimi i tij është të mësojë më shumë për Kumudin dhe Sarasvatiçandrën, duke e shokuar këtë të fundit. Ai i kërkon Sarasit ta gjejë Sarasvatiçandrën dhe i thotë se është i sigurt se Kumudi ka patur lidhje me të dhe se ajo nuk e ka harruar ende. Pramadi i tregon se këtë nisi t’ia tregonte oficer Solanki dhe Sarasi, i shokuar, e pyet se ku e ka njohur atë. Pramadi i tregon se Kumudi nisi t’i tregonte diçka për Sarasvatiçandrën dhe të ëmën. Ai e urdhëron Sarasin ta gjejë këtë njeri dhe kur ky nuk pranon, Pramadi e godet me grusht. Sarasi e përmban zemërimin për hir të Kumudit.

Sarasi kthehet në shtëpi i lënduar nga Pramadi. Kumudit i kujtohet kur i ka kërkuar atij të mos e prekë të shoqin dhe ndihet fajtore. Sarasi i tregon Kusumit se Pramadi e ka pyetur për Sarasvatiçandrën. Kumudi vjen aty dhe i thotë se e ka falur dhe se duhet të largohet menjëherë nga jeta e saj. Kalika shkon te Pramadi i cili e pyet nëse ka gjetur gjë në dhomën e Sarasit dhe i kërkon asaj verë. Kumudi dhe Kalika përballen sërish dhe kjo e fundit mendon se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga Kumudi, është të mësojë sekretin e saj.

Pramadi i hap zemrën Kumudit

Pramadi afrohet me Kumudin dhe e pyet atë nëse ka qenë ndonjëherë kaq afër me të dashurin e saj. Kumudi i thotë se është radha e tij t’i tregojë për veten dhe ai i thotë se ka qenë gjithmonë vetëm, se e ëma gjithmonë ka mbështetur të atin dhe ai ishte gjithmonë i uritur, ndërsa Kalika nuk hante vetë dhe ia sillte atij ushqimin e saj. Kumudi mendon se janë gënjeshtrat e Kalikës që e kanë sjellë në këtë pikë dhe vendos t’ia zbulojë asaj fytyrën e vërtetë. Kalika e fut në kurth Kumudin me Sarasin, duke bërë të mundur që ata të dy të shkojnë bashkë në treg. Kumudi i thotë Sarasit se Kalika është ajo që e ka shkatërruar Pramadin dhe se duhet të merren me të. Nga ana tjetër, Kalika shkon fshehurazi në dhomën e Kumudit për të parë nëse në bizhuteritë e saj është një vath si ai që gjeti në çantën e Sarasit.

Pramadi zgjohet dhe e pyet se çfarë po bën në dollapin e Kumudit. Ajo justifikohet duke thënë se ajo ka bizhu të shtrenjta dhe Pramadi ia bën të qartë se ai nuk mund t’i blejë asaj bizhu, përderisa tani është burrë i martuar. Kalika i tregon se e shoqja ka shkuar në treg me Navinin. Kalika sfidon Kumudin se brenda 24 orësh do t’ia bëjë të qartë se kush mbretëron në zemrën e Pramadit. Kumudi i kërkon babait të Pramadit të bëjë diçka për të dhe e çon atë te Pramadi t’i urojë ditëlindjen dhe t’i bëjë një dhuratë. Pramadi nuk u beson dot syve.

Kalika gjen vathin e Kumudit

Dogba telefonon në shtëpinë e Kumudit d h e përgjigjet Kalika. Ajo i tregon Kalikës se Navini nuk ka shkuar në shtëpinë e tyre dhe se Kumudi është nisur për t’u kthyer vetëm me Pramadin. Kalika nis të dyshojë se pse Navini nuk ka shkuar në shtëpinë e Kumudit. Sarasi i thotë Pramadit se nuk duhet të pijë verë sepse edhe Sarasvatiçandra kështu bënte dhe se vetëm kështu mund ta fitojë zemrën e Kumudit. Pramadi i thotë se nuk ka ndërmend t’i fitojë zemrën asaj, por Sarasi ia bën të qartë se, megjithëse nuk e pranon, kjo është arsyeja pse ai interesohet kaq shumë për të kaluarën e gruas së tij. Pramadi bindet të mos pijë verë dhe Sarasi është shumë i lumtur që gjërat po shkojnë për mirë.

Ndërkohë që po agjëron për Pramadin, Kumudit i bie të fikët, por Pramadi e mban që të mos rrëzohet dhe e merr në krahë. Kalika gati sa s’çmendet nga kjo skenë. Pramadi e çon në krahë Kumudin në dhomë. Mamaja e Pramadit vrapon drejt saj, por Sarasi e ndalon, duke i thënë se për të po kujdeset i shoqi. Pramadi i kërkon asaj të mos agjërojë për të dhe të mos përpiqet të bëhet gruaja e tij. Pramadi qesh me të që nuk qëndron dot në këmbë dhe i thotë se do të shkojë të pijë, që të prishë agjërimin e saj.

I shtyrë nga Kumudi, Pramadi shkon në ceremoninë fetare në krah të saj, duke i lumturuar të gjithë, por duke shokuar Kalikën. Ndërsa të gjithë festojnë, ai shkon në kuzhinë dhe kthen shishen e verës, duke thënë me vete se tani po thyen besimin e Kumudit. Pramadi shokohet kur sheh se shishja është e mbushur me qumësht dhe nën në, lexon shënimin e Kumudit. E ëma e gjen ashtu dhe qesh me të. Kalika gjen edhe vathin tjetër në dhomën e Sarasit dhe të Kumudit. Sarasi e kupton se dikush ka rrëmuar në gjërat e tij...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.