Ozani bie në koma. Dilara është shtatzënë

Intervista - - TELENOVELA -

Dilara vendos të martohet me Harunin

Denizi e çon Xhansunë në shtëpinë e tij dhe e ëma e pëlqen shumë. Xhandani i gëzohet fitores së saj. Gylsereni vazhdon të jetë në një gjendje të nderë në marrëdhënien e saj me Xhihanin. Xhansuja shkon te Xhihani për darkë dhe i tregon atij për Denizin. Xhihani e pret shumë mirë këtë lajm dhe i thotë Xhansusë se e mbështet, ndonëse bëhet pak xheloz që ai është i fundit që e merr vesh lajmin se ajo ka të dashur. Dilara i telefonon Xhansusë për ta pyetur nëse është me Ozanin. Xhansuja e kupton se e ëma po qan dhe i tregon të atit.

Ndërsa ecën me shpejtësi në autostradë, Ozanit i bën përshtypje një çift në një makinë përkrah tij, ku burri i bërtet dhe e godet gruan. Kur makina ndalon në rrugë, Ozani e rreh burrin dhe e merr gruan në makinën e tij. Ozani e çon gruan në shtëpinë e saj dhe ajo i tregon se ai që po e rrihte ishte ishburri i saj. Ky i fundit vjen në shtëpi për ta kërcënuar, por Zejnepi nuk ia hap derën dhe duke parë frikën e saj, Ozani vendos të flejë atë natë në shtëpinë e saj.

Dilara e kalon natën pa gjumë, e shqetësuar për Ozanin dhe të nesërmen në mëngjes takohet me Harunin. Ky i fundit i tregon se një natë më parë Ozani ka ndërprerë surprizën e tij dhe i propozon Dilarës për martesë. Dilara pranon dhe më vonë, i telefonon Xhihanit për të lënë një takim me të, e vendosur për t’i treguar për Harunin. Ish-burri i Zejnepit qëllon me armë

Ozanin Të nesërmen, Ozani del nga shtëpia bashkë me Zejnepin, por rrugën ua pret ish-bashkëshorti i saj, i cili nxjerr armën dhe e qëllon Ozanin tre herë. Dilara shkon te Xhihani dhe në momentin kur do t’i tregojë emrin e personit me të cilin është e dashuruar, Xhihanit i telefonojnë për t’i treguar se çfarë i ka ndodhur Ozanit dhe ata të dy ikin të tronditur në spital. Atje i thonë se Ozani është në gjendje shumë të rëndë dhe është futur në operacion. Mjekët nuk u japin garanci për jetën e të birit dhe i këshillojnë të përgatiten për më të keqen. Dilara, e dërrmuar, kërkon mbështetje te Xhihani, i cili ia jep atë pa kursim, ndonëse edhe vetë është në një gjendje shumë të rëndë shpirtërore. Në shtëpinë e Gylserenit është prishur kaldaja dhe Hazalli nis të bërtasë, pa e prishur terezinë që Gylsereni është ftohur dhe ka temperaturë.

Xhihani i kërkon Bahtijarit të lajmërojë dy vajzat e tij dhe t’i çojë të dyja në spital. Xhansuja i telefonon Gylserenit për t’i treguar çfarë ka ndodhur dhe kjo e fundit niset menjëherë për në spital. Kur shkon atje, ajo i gjen Xhihanin e Dilarën të përqafuar dhe, kur e lidh këtë edhe me ftohtësinë që kanë patur së fundi së bashku, ajo dyshon se Xhihani është kthyer tek ish-gruaja. E tronditur nga ajo skenë, Gylsereni del jashtë dhe nis të qajë e ulur në stolat e spitalit, por aty vjen Rahmiu që e ofendon dhe i kërkon të zhduket nga aty...

Ozani bie në koma

Mjekët lajmërojnë familjen se Ozani ka rënë në koma. Dilara nuk e përballon dot lajmin e rëndë dhe i bie të fikët. Xhihani mëson se kush është ai që e ka qëlluar Ozanin dhe arsyen se pse e ka bërë këtë dhe nuk arrin të kuptojë se si ka mundësi që i biri është ngatërruar me një grua të divorcuar. Ai kërkon të shkojë të shohë vendin ku është plagosur i biri, por nuk e përballon dot. Gylsereni i telefonon pikërisht në këtë moment dhe ai nuk e hap dot telefonin, duke e shtyrë edhe më shumë bindjen e Gylserenit se ka të drejtë në dyshimet e saj. Çataji kërcënon Xhandanin dhe kjo e fundit vendos të afrohet më shumë me anën e kundërt, me Xhihanin e Jëlldërëmin. Xhihani merr lajmin se është arrestuar personi që ka plagosur Ozanin dhe niset për në komisariat, por shikon se makinën e ka të bllokuar në parking. Në atë moment vjen Ozkani që ka marrë vesh lajmin dhe të dy bashkë nisen me makinën e tij. Në komisariat, Xhihani përballet me Bulentin dhe e rreh atë me grushta, bashkë me Ozkanin.

Dilara mëson se është shtatzënë

Pas një muaji në spital, Ozani përmendet, duke i lumturuar të gjithë. Denizi bashkë me të ëmën shkojnë në spital për Ozanin, por si Rahmiu, si Bejazgyli, tronditen kur gjenden përballë me njëri-tjetrin. Kur të tjerët nuk janë aty, Rahmiu, që e njeh Bejazgylin që nga rinia, e kërcënon atë se gjërat do të shkojnë shumë keq nëse nuk e ndan Denizin nga mbesa e tij. Bejazgyli ngelet pa fjalë. Ozani kthehet në shtëpi, por vazhdon të sillet ftohtë me të ëmën. Dilara, që ka ca ditë që nuk ndihet mirë, shkon të bëjë një eko dhe mëson se është shtatzënë. Ajo shokohet nga ky lajm, që ia tregon vetëm Xhandanit, pa e ditur se ajo është armikja e saj më e madhe.

Haruni përpiqet të afrohet sërish me Ozanin, por ai ia pret shkurt. Xhihani zbulon se pas shumë problemeve që ai ka patur qëndron Haruni. Bejazgyli nis të mbajë qëndrim shumë të keq ndaj Xhansusë dhe i kërkon të birit të ndahet prej saj, pasi ai nuk mund të lidhet me një vajzë të pasur. Denizi habitet me qëndrimin e saj dhe dyshon se kjo ka lidhje me takimin e saj me Rahmiun në spital, ndonëse ajo e mohon.

Haruni i tregon Xhihanit për Hajalin

Ozani i tregon Xhihanit se Dilara është lidhur me Harunin, duke e shokuar atë. Xhihani nis të grindet me Dilarën dhe i thotë asaj se Haruni është armiku i tij më i madh. Ajo e kundërshton dhe i thotë se Haruni do të jetë një baba i mirë për fëmijët e saj. Dilara i thotë se e dashuron Harunin dhe se do të martohet me të. Xhihani i betohet se ai do lumturinë e saj, por jo me atë njeri, pasi ai është burimi i të gjitha fatkeqësive të tyre. Dilara nuk e pranon.

Ozani grindet me të ëmën dhe ikën nga shtëpia. Xhandani i telefonon Xhihanit, ndërkohë që ky i fundit është nisur të shkojë në takimin me Gylserenin. Haruni, që e kontrollon Xhandanin me kamera, i telefonon për ta pyetur çfarë do Xhihani në shtëpinë e saj. Xhandani nuk i tregon asgjë, kështu që Xhihani shkon te Haruni. Ai e tregon fytyrën e tij të vërtetë dhe i tregon se si Hajali ka vrarë veten duke u përplasur me makinë në murin ku kishte vizatuar zemrën e dashurisë së tyre, ditën që ai është martuar me Dilarën. Xhihani i thotë se ai ka keqkuptuar gjithçka në lidhje me Hajalin. Xhihani bëhet shumë keq dhe nga aty, shkon në vendin ku ka vrarë veten Hajali. Atij i rikthehen të gjitha kujtimet dhe ndihet shumë fajtor për çfarë ka ndodhur.

Gylsereni heq dorë nga Xhihani

Gylsereni pret më kot Xhihanin në lokalin ku ka shkuar edhe Sollmazi e cila bën thashetheme për të me shoqen e saj. Gylsereni, që mendon se kurrë nuk ka për t’i ikur njolla e dashnores, largohet nga aty e zemëruar me veten dhe me Xhihanin. Kur kthehet në shtëpi, ajo grindet me Hazallin, e cila i thotë se nuk është vajza e saj, por e Xhihanit. Atëhere, Gylsereni i bën gati valixhet dhe e përzë nga shtëpia. Hazalli shkon të jetojë te Xhihani. Ky i fundit shkon te Gylsereni për t’i kërkuar të falur, por ajo nuk ia hap derën.

Haruni i dërgon Xhandanit në zyrë një person që dikur ka qenë armiku i saj. E zemëruar me Harunin, ajo vendos t’i tregojë Xhihanit gjithë të vërtetën. Ajo i jep atij një dosje dhe në këmbim i kërkon që ta mbrojë nga Haruni. Ozani vazhdon të shoqërohet me Zejnepin, me të cilën ka rënë në dashuri...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.