5 ushtrime joge për të përmirësuar jetën seksuale

Intervista - - INTIMITET -

Të bësh dashuri do të thotë të çlirosh edhe trupin, edhe shpirtin. Ne duhet të mësojmë të shtojmë besimin në vetvete, të duam trupin tonë dhe të pranojmë fantazitë që kemi. Yoga seksuale është një mënyrë e shkëlqyer për të bashkërenduar sportin dhe kënaqësinë seksuale. Për t’ju ndihmuar të bëheni mjeshtre në seks dhe të keni një trup elastik, po ju paraqesim më poshtë pesë pozicione joga që mund t’i bëni në shtëpi. Kujtonit se joga ishte një aktivitet i mërzitshëm? E keni gabim. Tani po mësojmë se pas pozicionit të kobrës fshihet çelësi i kënaqësisë. Për trajnerin tonë të jogës, arsyeja është e thjeshtë: “Ky sport përmirëson elasticitetin, vë në punë lëvizshmërinë e legenit, muskujve të shpinës dhe barkut, por dhuntia e tij më e mirë është që tonifikon perineun. Ky është muskuli që kontraktojnë gratë kur duan të urinojnë”. Është e lehtë pra ta kuptosh ku është dhe ta vësh në punë. Trajneri ynë na jep pesë ushtrime joge të cilat mund t’i bëjmë në shtëpi, pa u stresuar. Vini një listë këngësh relaksuese, nxirrni tapetin e fizkulturës dhe hapni çakrat!

1. Pozicioni: Lëvizja e ijeve

Për çfarë shërben? Duke ditur se gjatë një marrëdhënieje seksuale, sipas një sondazhi të vitit 2013, ne i lëvizim ijet mesatarisht 300 herë (kjo vlen edhe për gratë), ky pozicion na bën të vëmë në punë lëvizshmërinë e ijeve dhe të muskujve të barkut (të cilat është gjithmonë mirë t’i vësh në punë).

Si realizohet: Përthyej gjunjët, mbaji këmbët paralelisht të hapura me gjerësinë e legenit dhe vër duart në ije. Duke marrë frymë, përkul kurrizin dhe çoje legenin pas. Kur nxjerr frymën, kontrakto të pasmet, çoje legenin para dhe fut brenda barkun. Gjithashtu, në çdo lëvizje, kontrakto perineun.

2. Pozicioni: Hapja e madhe

Për çfarë shërben? Një raport seksual zgjat afro 30 minuta, duke përfshirë këtu lojërat paraprake, penetrimin dhe orgazmën ( studim i vitit 2015, i Shoqërisë për Terapinë Seksuale dhe Kërkimet). Kjo shpjegon edhe arsyen pse, kur njerëzit janë të lodhur, nuk kanë dëshirë për seks. Falë këtij pozicioni, fiton në forcë dhe në energji. Kështu, seanca e ardhshme e seksit do të zgjasë më shumë dhe do të përjetohet në mënyrë më intensive.

Si realizohet: Përthyej gjunjët sikur të ishe ulur mbi një karrige dhe hapi këmbët, duke shtrënguar të pasmet dhe duke e futur barkun brenda. Bashkoji duart sikur po falesh. Mbaje kurrizin drejt, kontrakto perineun dhe merr frymë thellë nga hunda. Ky pozicion duhet mbajtur minimalisht 30 sekonda. Nëse me kalimin e kohës kjo të duket shumë e lehtë, shtoje deri në një minutë. Nëse ndien djegie në kofshë, të pasme dhe në bark, kjo tregon se muskujt punojnë në maksimum dhe se ti, po e bën trupin si të Bionses.

3. Pozicioni: Ekstaza

Për çfarë shërben? Në momentin e orgazmës, të gjitha ndjesitë varen nga kontraktimi i zonës poshtë barkut. Sa më tonike të jetë kjo zonë, aq më shumë kënaqësi ndien dhe aq më shumë mund ta kontrollosh atë. Ky pozicion na bën të punojmë me gjithë zonën e barkut, pra, është ideal. Por, edhe nëse je tip sportiv, ki kujdes, sepse nuk është pozicion i lehtë.

Si realizohet: Ulu në tokë, mbi tapet, me këmbët e drejtuara e kurrizin drejt dhe vër duart në tokë. Përkul gjunjët, fut barkun brenda dhe kontrakto perineun. Pas kësaj, situata ndërlikohet pakëz: Lëviz pas bustin, ngriji këmbët nga toka dhe qëndro në këtë pozicion sa të mundesh. Nëse mundesh, më pas, kalon në stadin e mësipërm, duke u përpjekur të shtrish bëje dashuri natën. Sot, ndërmjet smartfonëve, Netflix- it, kompjuterëve dhe internetit, mund ta kalosh gjithë natën pa fjetur dhe pa u mërzitur.

Serialet televizive, më mirë se një orgazmë?

këmbët. Merr frymë qetë dhe gjithmonë nga hunda.

4. Pozicioni: Shtimi i energjisë seksuale

Për çfarë shërben? Duke ditur se bën dashuri jo vetëm me trupin, por edhe me mendjen, ky pozicion aktivizon fluksin e energjisë, duke e bërë atë të qarkullojë nga këmbët deri te rrënja e flokëve e duke bërë lidhjen e trupit me mendjen. Përveç kësaj, shtohet forca dhe elasticiteti i kurrizit, përmirësohet toniciteti i muskujve dhe vihen në punë muskujt e barkut e të shpinës, me një fjalë, sjell shumë përfitime.

Si realizohet: Ky është pozicioni i “kobrës së famshme”, një nga më të njohurit e jogës. Shtrihu me bark e me fytyrë nga toka dhe vëri duart poshtë supe- ve. Merr frymë thellë dhe me forcën e krahëve ngri bustin nga toka, duke e shtyrë pas. Hap gjoksin, duke u përpjekur të mos i kontraktosh supet.

5. Pozicioni: Relaksi

Për çfarë shërben? Na ndodh të qëndrojmë fshehur pas çarçafëve, ose pas një bluze që nuk duam ta heqim vetëm sepse “bën pak ftohtë”... Ky pozicion na lejon të ndihemi të relaksuara, të përjetojmë me intensitet momentin dhe t’i lëmë mënjanë komplekset tona të vogla që na pengojnë të jemi 100% vetvetja kur bëjmë dashuri.

Si realizohet: Shtrihu me kurriz, me këmbët lehtësisht të hapura dhe pëllëmbët e duarve të kthyera nga tavani. Mbyll sytë dhe zbraze kokën nga mendimet. Qëllimi është të përqendrohesh te vetja dhe të largosh çdo mendim negativ. Qëndro pa lëvizur në këtë pozicion, për të paktën katër minuta. Nëse ke një ndjesi pluskimi, do të thotë se ke arritur të relaksohesh mjaftueshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.