Në vitin 2030, nuk do të bëjmë më dashuri!

Intervista - - INTIMITET -

Zonja dhe zotërinj, jeta jonë seksuale është në rrezik! Sipas një kërkuesi anglez, pas disa vjetësh nuk do të bëjmë më dashuri dhe arsyeja mund t’ju befasojë. Në vitin 1990, gratë thonin nganjëherë: “Jo sot, i dashur, kam dhimbje koke”. Sot, ato do të thonin: “Jo sot, i dashur, se sapo ka dalë seria e re e Lojës së Froneve ( Games of Thrones)”. Për të qenë të sinqertë, disa programe kanë një fuqi shqetësuese joshjeje mbi ne, deri në atë pikë sa të fillojmë të shohim një maratonë serialesh televizive, të quajtur edhe shikim impulsiv ( binge vvatching). Është pikërisht ky fenomen i ri që mund ta shkatërrojë pak nga pak jetën tonë seksuale...

Serialet televizive, armike të jetës sonë seksuale?

Sipas David Shpigelhalterit, profesor i universitetit të Kembrixhit, serialet televizive do të zëvendësojnë së shpejti jetën tonë seksuale, deri në atë pikë sa, në vitin 2030, çiftet nuk do të bëjnë më dashuri. Për të justifikuar opinionin e tij, ai ka treguar një sondazh shqetësues që tregonte se, në vitin 1990, çiftet bënin mesatarisht dashuri 5 herë në muaj, ndërkohë që në vitin 2010, ato bënin 3 herë në muaj, pra, një rënie me 40%. Gjatë një konference të publikuar në “The Telegraphe”, kërkuesi ka shpjeguar se në vitin 1990, programet e mira përfundonin në orën 22.30 të darkës në televizor, gjë që të linte kohë të

Arsyetimi i tij mund të jetë logjik, po ne e kemi të vështirë t’i besojmë teorisë së tij (ai gjithashtu, sepse saktësoi në Tvvitter që bënte shaka). Sigurisht, nganjëherë zëvendësojmë mbrëmjet e dashurisë me filmat në Netflix, por kush e tha që nuk mund të bëhen të dyja? Ndërmjet serialeve që të zgjojnë dëshirën për të bërë dashuri dhe personazheve televizive që të shtyjnë të fantazosh, është e lehtë të “shkasësh” nga një mbrëmje e thjeshtë televizive. Përparësia e gjithë kësaj teknologjie është se mund të kesh mundësi të bësh një pauzë për të përfituar nga seksi. Xhon Snou mund të presë pak!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.