Duhet të presësh mesatarisht moshën 27 vjeçare për të gjetur njeriun e jetës

Intervista - - INTIMITET -

A ekziston një moshë për të rënë në dashuri? Sido që të jetë, sipas studiuesve britanikë, ka një moshë për të takuar personin me të cilin do të kalosh jetën. Sipas studimit të tyre, gratë e gjejnë njeriun e jetës mesatarisht në moshën 27 vjeçare.

Vështirë të flasësh për dashurinë pa folur për shifrat. Ka nga ata që thonë se dashuria zgjat tre vjet, që duhet t’u përgjigjesh 36 pyetjeve për të rënë në dashuri, ose që ekziston një ekuacion për të formuar çiftin e përkryer. Studimi i fundit, i kryer nga studiuesit britanikë, zbulon moshën kur gratë takojnë në përgjithësi burrin e jetës së tyre. Në këtë studim, ata janë munduar të bëjnë një lloj grafiku kronologjik të etapave të mëdha në jetën e një gruaje: Mosha mesatare e menstruacioneve të para (12 vjeç), ajo e marrëdhënies së parë seksuale (16 vjeç) dhe, në vazhdim, mosha 27 vjeçare, ajo ku gratë supozohet të takojnë shpirtin binjak.

Studimi pohon se mesatarisht, një grua bie 4 herë në dashuri, por në moshën 27 vjeçare gjërat konkretizohen vërtet dhe vendos të martohesh, të bashkëjetosh, ose të bësh fëmijë... 27 vjeçe, pra, është mosha mesatare në të cilën gratë vendosin të ndërtojnë familjen. Pra, nëse ju nuk e keni gjetur ende dashurinë e madhe para kësaj moshe, sigurohuni, keni ende kohë përpara. Nëse e keni gjetur, mos u shqetësoni, pasi në një të tretën e rasteve, studimi tregon se gratë formojnë familje me dashurinë e tyre të parë. Po nëse nuk i korrespondoni fare situatës së mësipërme? Nuk ka problem; në fund të fundit, kush tha se të gjitha gratë duhet të bëjnë të njëjtën gjë në të njëjtën kohë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.