Asteroidi që zhduku dinozaurët, zhduku gati të gjithë gjitarët

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Sipas studimeve të fundit, pothuajse çdo specie gjitarësh u zhduk nga asteroidi parahistorik, i cili zhduku edhe dinozaurët. Afro 93% e specieve të gjitarëve u zhdukën si pasojë e kësaj goditjeje, e cila ndodhi në periudhën kretake, më shumë se 66 milionë vjet më parë. Ekzaminimi i fosileve nga shkencëtarët e universitetit të Bathit, Angli, përcaktoi se ndikimi i asteroidit ka qenë shumë më i fortë sesa mendohej më parë. Vlerësimet e mëparshme kanë qenë shumë më të ulëta, sepse disa nga speciet më të rralla që u zhdukën, kanë lënë pas shumë pak gjurmë fosilesh. Një prej shkencëtarëve, doktor Nik Longroç, tha: “Speciet më të brishta ndaj zhdukjes janë ato të rralla dhe pikërisht sepse janë të rralla, fosilet e tyre është e vështirë t’i gjesh. Speciet që kanë tendencë të mbijetojnë janë më të shumta, kështu që ne kemi tendencë t’i gjejmë. Gjetjet e fosileve janë në favor të specieve që mbijetuan. Të dhënat e reja tregojnë se zhdukja ka qenë më e madhe sesa besohej më parë.

U zbulua gjithashtu se efekti katastrofik i asteroidit për jetën në Tokë u zbut nga aftësia e specieve për ta marrë veten shpejt. Brenda 300 mijë vjetësh, numri i specieve të planetit tonë u dyfishua në krahasim me ato që kishin ekzistuar para zhdukjes në masë. Për shkak të mungesës së ushqimit, si pasojë e shkatërrimit të bimëve dhe kafshëve, mendohet se kafsha më e madhe e gjallë, duhet të ketë qenë afërsisht në madhësinë e një maceje. Doktori Longroç tha: “Meqë gjitarët e morën veten aq shpejt pas zhdukjes, ne kemi tendencë të mendojmë se asteroidi nuk i dëmtoi edhe aq. Megjithatë, analiza jonë tregon se gjitarët u goditën më rëndë se grupet e tjera të kafshëve, si hardhucat, breshkat e krokodilët, por ata provuan se ishin më të aftë për t’u përshtatur. Nuk bëhej fjalë për një nivel të ulët zhdukjeje, por aftësia për ta marrë veten dhe për t’u përshtatur pas kësaj, ishte ajo që i bëri gjitarët të shumoheshin më shumë”. Studuesit analizuan gjithë speciet e njohura të gjitarëve të Amerikës së Veriut nga fundi i periudhës kretake, për të nxjerrë përfundimet e tyre. Zbulimet u publikuan në “Journal of Evolutionary Biology”. shkumë. Shtoni qumështin duke e hedhur pak nga pak dhe pastaj sheqerin pluhur e kanellën. Këtë masë trasheni në banjomari, duke e përzier vazhdimisht. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet, duke e përzier herë pas here. Shtoni më pas biskotat e grira dhe vëreni në ngrirje për 20 minuta. Ndërkohë, rrihni panën në marengë dhe përziejeni me delikatesë me këtë masë. Vëreni përsëri akulloren në ngrirje për të paktën 4 orë. Shërbejeni me komposto ose reçel kajsie të vakët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.