Kërri (curry) është një “armë” për trurin dhe zemrën

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Kërri është një përzierje erëzash që përmban brenda kurkuma (turmeric), kumin, spec djegës, koriandër, trigonela, si edhe shumë përbërës të tjerë, të cilët ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme të kërrit, sepse mund të përmbajë edhe kanellë, hudhër pluhur, xhenxhefil, etj. Si gjithë erëzat, edhe ai ka cilësitë e tij “magjike”, që i bëjnë mirë edhe trurit, edhe zemrës. Studimet kanë treguar se ata që e përdorin shpesh kërrin në ushqimin e tyre, mbrojnë trurin nga budallallepsja e moshës, goditjet në tru, por edhe nga sëmundjet e tjera neurodegjenerative. Një arsye për këtë është kurkumina, që është përbërësi i tij kryesor. Kurkumina duket se rregullon dëmtimet në qelizat e trurit, të cilat shkaktohen nga sëmundjet e sipërpërmendura.

Kërri ka edhe veprim antiinflamator, lufton plakjen, është antioksidues dhe nxit qarkullimin e gjakut, duke i bërë kështu mirë edhe zemrës. Përveç të tjerave, falë veprimit antiinflamator, bën mirë për artritin reumatoid, ndërkohë që njëkohësisht ndihmon edhe në parandalimin e diabetit. Për këtë arsye, shtojeni që tani në gjellë, si për shembull, kur gatuani mish pule, derri, etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.