Shpirti dhe deti

Intervista - - POSTA -

Sa lehtë përqafohet njeriu me detin Në ato momentet ku asgjë nuk ka rëndësi. Duar pa ngjyrë tentojnë shpirtin të të prekin Dhe ai merr udhët për të humbur n’arrati! Sa lehtë, sa bukur, sa mirë, sa frikshëm Një kaos ndjenjash, shpjegimit larg Mbi shkëmb një dallgë godet magjishëm Siç dhe godet, e mallit dallgë!... Malli godet e dhëmbët fort shtrëngohen Një kryengritje e një trupi që lufton. Por vjen një çast kur gjithë ndjenjat dorëzohen Sepse shpirti është tradhtari ynë, gjithmonë!... Aëherë kur trupi i ngujohet errësirës Edhe shpirti udhëtimin e vazhdon! Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.