Zbulova se i dashuri im është zhigolo

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një të dashur që është njeri shumë i mirë, por ajo çfarë mora vesh për të më ka tronditur. Është zhigolo, punon me lekë. Ky ishte kulmi! Kur e pyeta a është e vërtetë, “po, më tha, sepse nuk gjej dot punë, kështu që kënaq zonjat dhe marr lekët”. U zura keq me të. I thashë: “Si mund të bëhesh prostitutë kur je me këmbë e duar dhe gjen punë po të duash?”. Dhe për më tepër, ai pretendon të rri akoma me të! E tmerrshme, çfarë po na dëgjojnë veshët!... Kam një vit me të dhe s’e kisha kuptuar, më thoshte që punonte si agjent reklamash për media të ndryshme... Ai më tha se ka shumë meshkuj që punojnë kështu, por kur e pa që u bëra keq, më premtoi që nëse kthehesha me të, do ta linte këtë punë... Unë s’i besoj dot dhe nuk di si të veproj...

Edon Vlora Tiranë:

- Po deshe, ma prezanto mua se jam perfekt për goca dhe enë. Geni.

- Një pyetje kam unë: More ku i marrin këta sheikët lekët, që të peshojnë me pare? Pale, marrin edhe nga 4-5 gra përnjëherë! Javën e kaluar, njëri u martua me katër të tilla! Aleksi.

- Eeee vëllai, ata janë bosat e arit të zi nuk e di ti, ata fshijnë b... me lekët. Pa ata bota nuk furnizohet me benzinë apo naftë. Davidi.

- Do të qëndronit në shtëpi nëse merrni një burrë i pasur dhe ju thotë që s’keni nevojë të punoni? Laura.

- Për dikë që është mësuar të jetojë nga të tjerët, nuk përbën problem kjo gjë. Gentiani. - Jo. Gabriela. - Jo në asnjë mënyrë. Elvisa.

- A keni shpresë se do të bëhet reforma në drejtësi? Apo thuaj, kur nuk është bërë këto 25 vjet, s’ka për t’u bërë kurrë! Kemi akoma rrënjët e komunizmit në qeverisje, apo e kam gabim? Juli.

- Mua personalisht më kanë humbur shpresat për këtë vend në çdo drejtim. Po nuk u zhduken këta që janë në fron, s’kemi për t’u bërë. Po çfarë reforme në drejtësi, nuk e shikoni çfarë po bëhet çdo ditë?! Ku është reforma këtu? Asgjëkundi. Petriti.

- Kam besim se diçka do të bëhet me këtë vend, diçka po lëviz, nuk është siç ka qenë. Mos e ekzagjeroni se nuk është më mirë bota. Altini. zonja. haha.

Edi Beja:

- Bëja shyqyrin që e kërkoka punën, ia di shumë për nder në qoftë se ma gjen edhe mua një punë të tillë! Meqë je e pakënaqur nga puna e tij, pse nuk e mban ti ekonomikisht? Të flasësh është kollaj apo edhe pse mund të bëjë punë tjetër, shumë më e rëndë se ajo dhe se mund të rropatet si mos më keq, s’ka problem. Veç tekat tuaja të plotësohen... Turp për ty që ia kërkon diçka të tillë, në një kohë që jeta është bërë ferr i vërtetë. Mos ia kërko diçka të tillë se fundja ka boll edhe për ty apo të hyri frika se mos i mbarohet e mbetesh pa gjë? Jo, të siguroj që ka mjaftueshëm edhe për ty.

- Bëhu edhe ti

Tirona zemra ime:

“zhigolo”.

- Kush mendoni se do ta fitojë këtë kampionat evropian në futboll? Davidi.

- Gjermani, të keqen. Ola.

- Më duket mua apo po na grabiten pronat ditën me diell? Gjoja do të përmirësoheshim, por kjo qeveri që është tani po na vjedh hapur fare. Më mirë me qeverinë e mëparshme apo me këtë që është tani? Bashkimi.

- Nëse nuk të vjedhin dhe ty në mes të ditës je në rregull. Shyqyr unë nuk kam prona, s’kanë çfarë të më vjedhin. Lani.

- Me atë që ishte, pra, me Saliun. Ai ishte më i drejtë, edhe pse të gjithë e shanin. Ai i shkreti është munduar shumë për këtë vend. Arbri.

- Kam një pyetje. Nëse shikoni kosha plehrash rrugës dhe janë bosh, ndërsa mbeturinat gjenden përtokë, kush e ka fajin këtu, shoqëria apo bashkia? Ledioni.

- Në të tilla raste, fajtorë janë njerëzit, por edhe Bashkia që nuk i gjobit për “ndotje ambienti”. Arturi i Kafazit.

- Të ikësh nga Shqipëria do të thotë zgjidhje e problemeve ekonomike dhe sociale. Si mendoni ju? Bota është më e mirë? Timi.

- Largimi, urime për pyetjen. Jo të gjithë të larguarit nga Shqipëria janë përmirësuar ekonomikisht. Kanë përfunduar shumë si viktima. Duhet diku një mbështetje. Arturi i Kafazit.

- Cilët meshkuj janë vërtet burra për t’i patur në krah dhe që kanë përgjegjësi,

jete kam kaluar, atëherë mund edhe të më gjykosh më mirë. Po nejse, tani për mua ka më shumë rëndësi si ta rregulloj këtë gabim dhe si të eci nga e para. E kam shumë të vështirë të hyj në atë familje pasi të gjithë e dinë. Do më ndihmonin shumë mendimet tuaja. Me respekt Elsa.

Pavlina Shyti: Kujtim Nomja: Marina Kristi: Ermira:

- Hiqe qafe urgjent. - Ç’bëhet kështu?! - Sa turp! - Më habisin disa komente më sipër. Si qenka turp për këtë vajzë që ankohet?! Turp për mashkullin, sepse burrë nuk është ai. Ka të tillë dhe është e vërtetë, pasi kam njohur edhe unë meshkuj kurva, që shiten. Burri shihet si shtylla e familjes, jo të kurvërojë. Mund ta gjejë një punë si kamarier, në ndërtim, ai që do me punu e gjen punën. Por është dembel dhe mashkull kurvë, kjo është e gjitha. Largoje menjëherë nga vetja, motër, se nuk do të ndryshojë kurrë. Edhe kur të ketë lekë, do të ketë dëshirë të prostituojë, ta siguroj unë.

ata të Kosovës apo të Shqipërisë? Po bëj një anketë sociale. Laura.

- Për cilët burra flet? Për këta që po i vrasin gratë e tyre në masë dhe çdo dy ditë dëgjon dhe lexon për një vrasje? Këta janë burrat shqiptarë. Në Kosovë s’para dëgjon për meshkuj që dhunojnë apo vrasin femrën e tyre. Këtu meshkujt janë bërë ose si femra që martohen për interes financiar, ose mostra që i vrasin gratë e tyre. Mendoj se duhet me u martu me të huaj më mirë. Denisa.

- Ata të Kosovës janë më të sjellshëm dhe më të dashur. Kot u ka dalë nami që mbajnë disa femra. Pse, këta tanët s’i mbajnë? Këta të Shqipërisë bëjnë si serioza të mëdhenj, ama 99-tat i bëjnë sapo t’u kthesh shpinën. Pika e ndershmërisë së tyre! Të paktën në Kosovë i mbajnë në pëllëmbë të dorës femrat e tyre. Arjana.

- Kemi dëgjuar kohët e fundit që tradhitë te çiftet shqiptare janë shtuar shumë. Cila është arsyeja që e bëjnë këtë veprim? Xhelozja e Lalit

- Po normale është, sidomos nëse tradhton një femër, sepse femra, edhe kurva me e madhe me qenë, vetëm kur e le pas dore i shoqi i vet mund t’i hyjë asaj rruge. Ndërsa meshkujt e bëjnë sepse kanë atë shprehjen e famshme “nuk hahet gjithmonë bukë e groshë”. Dhe pastaj i shajnë gratë te dashnoret e tyre të fëlliqura duke thënë “po jemi bërë si motër e vëlla, po ajo nuk di, po ajo kështu”. Të paktën të mos pështyjnë mbi personin që e kanë patur dhe e kanë në krah gjithë jetën. Është gruaja ajo që i gatuan, që e lan e shpëlan ku i thonë dhe përsëri burrat tanë shkojnë ia bëjnë qejfin dashnores e cila e përdor për qejfet e veta. Po dhe këto femra që hyjnë në mes të çiftit janë vërtetë bundra. Si nuk mendojnë se janë femra vetë? Si do ndiheshin po t’i tradhtonte burri i tyre? Suela.

- Shoh që në shumicën e vendeve të mira të punës janë ulur injorantët. Isha sot në një bankë dhe një manekini, se femër s’mund të quhet, iu deshën dy orë të më shpjegonte, nuk merrte vesh fare! Më thoni pak, si e ka marrë atë vend pune ajo? Dori.

- Po normale, kanë ulur shalët e bukura në atë vend. Ndërsa ne të tjerat që na janë qorruar sytë mbi libra, punojmë nëpër dyqane shumë larg profesionit tonë të vërtetë. Por e ka fajin familja jonë që na ka mësuar të shohim drejt dhe s’na ka mësuar të jemi pak më hilqeare në këtë kohë të qelbur që ka ardhur. Erinda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.