PYESNI NJËRI- TJETRIN Pyetjet e reja...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Javën e kaluar kam lexuar në shumë gazeta një artikull që më ka shokuar: “Vajza, qepuni se erdhën emigrantët!”. Sa nga ju i kushtojnë rëndësi virgjërisë akoma në këtë shekull? Po këta emigrantë, pse i kërkojnë të tilla, ndërkohë që jetojnë në vende shumë më të civilizuara se Shqipëria? Genti.

- Nëse shikoni që shoqja e ngushtë e të fejuarit flirton me të, si do të vepronit do të ndaheshit apo do mbyllni sytë dhe të vazhdoni me të? X vajzë.

- A e keni menduar ndonjëherë çfarë do të ndodhte nëse falimentojnë bankat, si në rastet e skemave piramidale? Laura.

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Sinqerisht, habitem me tifozllëkun e tepruar që kemi ne shqiptarët për skuadrat e huaja. E kthyen Shkodrën në Berlin të dytë, sheshin e Tiranës në Itali! Më duket shenjë inferioriteti, sikur na mbajnë me bukë këto shtete. Ata nuk bëjnë kështu për ne! Nuk po them mos me ba tifozllëk, por jo ta ekzagjerosh. Tani kemi një kombëtare që na krenon, ta teprojmë me ata. Nuk e di çfarë mendimi keni ju...

- I kena mbajt me bukë ne refugjatët o mbret e ato mirë bëjnë, se s’kanë jetu as në Greqi e as në Itali në vitet 1990 e deri në 2004 të paktën e të na tregojnë se si u trajtuam. Sokoli Satelite.

- Është e drejtë ajo çfarë ke shkruar. Emiljan Pjetri.

- Jam dakord me ju; të gjitha këto shtete që ne bëjmë kaq shumë tifozllëk, i shikojnë me përbuzje shqiptarët. Ne dalim dhe festojmë si të çmendur me flamurin e tyre në Shqipëri. Unë nuk shikoj as grek, as italian, gjerman apo anglez ta bëjnë një gjë të tillë dhe të mendosh që udhëtoj shumë. Jemi popull inferior prej qindra vjetësh, ndaj jemi të përçarë dhe lejojmë botën të bëjë ç’të dojë me ne. Luka.

- Unë jam me futbollin e bukur, e bëj tifon se më pëlqen tifozllëku, nuk jam dakord me ju. Arta.

- I urrej qokat, se këtu shumica janë hipokrizi. “Më ka ardhur, po i shkoj”. Ju, si mendoni? Arturi i Kafazit.

- Ato janë tradita, kultura jonë, more Turi. Dhe këto të heqim ne e nuk na ngelet asgjë për të thënë që është tradita jonë. Gjovalini.

- Si qenkan hipokrizi, more djalë? Ato janë kultura jonë, ndryshe si do dalloheshim nga vendet e tjera. Dritani.

- Drekat e përkujtimoreve (40 ditë, 1 apo 2 vjetori), kthehen në gosti! Mua më duken kot dhe mungesë respekti për atë që iku. Po juve? Arturi i Kafazit.

- Përkundrazi, është respekt për atë që iku nga kjo botë. Shkojnë për shpirtin e tij, por ti nuk merrke vesh fare nga traditat sh- qiptare, qenke evropianizu, o Turi. alini. Gjov-

- Që në 1990-ën, kur u ndërrua sistemi, vetëm në Shqipëri u bënë shkatërrime. Gjithashtu edhe në 1997-ën. Pse jemi kaq shkatërrimtarë? Arturi i Kafazit.

- E kemi në gjak shkatërrimin ç’të bëjmë? Shtetin e kemi të tillë, s’ka nga të shkojë edhe populli. Adelina.

- Vëllai nuk më flet sepse jam lidhur me një vajzë që ai e ka pas dashur vetë, por ata s’kanë qenë kurrë të lidhur. Si ju duket sjellja e tij? Edhe pse është i martuar e me fëmijë, përsëri më mban qëndrim... X Shkodër.

- Vëllai yt ka të drejtë. Po ty, t’u mbaruan femrat që shkon dhe dashurohesh me atë që ka patur qejf vëllai?! Po ik ore se s’po e them fjalën e fundit. U prish dynjaja! Fabi.

- Më mirë pushimet në Shqipëri apo jashtë shtetit? Më thoni ju lutem se kam nevojë ta di, ku është kostoja më e vogël dhe sigurisht, që bën pushime të bukura? Ola.

- Sado keq të jetë në Shqipëri, më mirë në vendin tënd. Bukë e kripë, por të paktën dëgjon shqip. Është e vërtetë që kemi shumë mangësira, por në fund të fundit pse janë pushimet? Për relaks dhe për të mos vënë re difektet. Shko futi një mendje të lehtë, por të paktën i bën xhiro vendit tënd dhe jo të huajve. Unë këtë mendim kam, ndoshta e kam gabim, s’e di. Eltoni.

- Kam një pyetje për ju meshkuj: Kur keni patur një të dashur në krah, a keni flirtuar edhe me ndonjë femër tjetër dhe pse e keni bërë? Anila.

- Më ka ndodhur, por ka qenë momentale dhe s’e kam bërë për gjë të keqe, thjesht më ka tërhequr vëmendjen. Jemi të ndjeshëm ne meshkujt në këtë pikë. Por aq zgjati, pesë minuta. Klodi.

- Po, kam flirtuar, por jo se u dashurova pas saj. Ne meshkujt kemi nevojë t’i ndiejmë gjithmonë ato drithërimat e para kur të pëlqen një femër. Duam ta ndiejmë gjithë kohën dhe jo se nuk e duam partner- sherrit, as vëllanë e burrit mos e prano brenda, nëse aty nuk është edhe burri yt, pasi kunata do të vazhdojë avazin. Shikoje njëherë edhe këtë variant, se mbase ekziston si ide në mendjen e kunatës. Një fjalë e vjetër thotë: Shtëpi më vete, varr më vete. Por nëse jo, vërja kufirin te thana asaj kunatës, bashkë me tët shoq dhe familjarët e tij të tjerë, mbajini distancë. Sigurisht, mblidhjani edhe kunatit që ka grua kunatën, që të reagojë. Një njeri që sjell (fut) sherrin kot në familje, ose është maskara, ose është budalla. Në të dyja rastet, duhet larguar nga familja, kur nuk merr vesh. Shikoni e bëjeni. Dielli.

- I drejtohemi Diellit, që më ka shkruar numrin e kaluar. Të falenderoj shumë për mendimin e për çdo fjalë tënden. Pas një muaji kemi lënë si do vendosim. Im shoq pasi ka biseduar me familjen e tij dhe unë kam biseduar shumë me tim shoq, por nuk është i vendosur, një herë thotë “do ndahemi” një herë “s’do ndahemi”. Ka një vit që vetëm unë e di se çfarë situate po kaloj. Mosha ime është 30 vjeçe e tim shoqi 42 vjeç. Të fëmijës nuk dua ta bëj publike, unë e pranoj se kam bërë shumë gabime, por po të dish se çfarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.