A mund t’i bashkoj vitet e Italisë me ato të Shqipërisë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant me banim në Verona të Italisë, i ditëlindjes 24.08.1953. Në Itali kam gjithsej 12 vite me siguracione, ndërsa në Shqipëri kam 27 vite. Desha të di, a bashkohen vitet që kam në Itali me ato në Shqipëri? Kur dal në pension në Shqipëri dhe sa mund të jetë masa e pensionit? Po nga ligji italian, a përfitoj pension?

- I nderuar letërshkrues, përsa i përket pyetjes së parë, me keqardhje ju informoj se ende nuk ka një marrëveshje dypalëshe ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për njohjen dhe bashkimin e periudhave kontributive. Nisur nga ky fakt, si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri, do zbatohen ligjet respektive për përfitimin e pensionit. Ndërsa për pensionin në Shqipëri, sqaroj sa më poshtë: Bazuar në legjislacionin shqiptar, ligj 104/ 2014 sipas nenit 16, i cili ndryshon nenin 31 të Ligjit 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Rapublikën e Shqipërisë, përcaktohet “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji. Duke qenë se ju keni një vjetërsi kontributive më shumë se 15 vjet, plotësoni kushtin e vjetërsisë kontributive për pension pleqërie. Kushti tjetër për përfitimin e pensionit është mosha, që në rastin tuaj do të jetë 65 vjeç. Sipas datëlindjes që deklaroni, do të plotësoni moshën për pension më datë 24.08.2018

Bazuar në nenin18 të ligjit 104/ 2014 ( i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703 datë 11.05.1993, të ndryshuar), pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë ar-

-

ritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59 të këtij ligji. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.” Për ta shpjeguar më qartë shuma e pensionit do të jetë: Për llogaritjen e pensionit përdoret formula: - PP ( Pensioni i pleqërisë) = PS ( Pension Social) * vjetërsi kontributive të realizuara/ vjetërsi kontributive që kërkohet + 1/ 100 * vite sigurimi * BV ( baza e vlerësuar). Shënim; (*= shumëzuar). - Në rastin tuaj: PP = 6750 * 27__ + 27 * BV 36.33 100

- Baza e vlerësuar është, mesatare e pagave që indeksohen për të gjithë periudhën e sigurimit. Bazuar në nenin 92 të ligjit, vjetërsia kontributive në vitin që plotësoni moshën për pension, do të jetë 36 vite e 4 muaj. Ndërsa përsa i përket periudhës kontributive në Itali, për përfitimin e një pensioni pleqërie është kërkesë e domosdoshme të keni jo më pak se 20 vite kontributive. Por në rast se jeni i siguruar mbas datës 01.01.1996, mund të përfitoni pension pleqërie edhe me 5 vite kontribute, por mbas moshës 70 vjeç, moshë kjo që rritet sipas indeksit të rritjes së jetëgjatësisë. Këtë vit, mosha e përfitimit të pensionit për këtë kategori është 70 vite e 3 muaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.