A është shfuqizuar ligji për profesionet e lira?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje zoti avokat, përgëzime për punën fisnike. Jam Ervisi me origjinë nga Lushnja, por me banim në qytetin e Tiranës. Profesioni im është ekspert vlerësues i shkallës së dytë, duke qenë se profesioni që unë ushtroj futet në kategorinë e profesioneve të lira. Duke filluar nga viti financiar 2016, për çdo muaj kam paguar 17 000 lek në muaj, nga 6500 lek që kam paguar më parë. Pra, një diferencë tepër e madhe të cilën unë mezi e kam përballuar, pasi përveç këtyre shpenzimeve, kemi edhe shpenzime të tjera si: qira zyre, taksa bashkie, tvsh, internet, drita, uji, telefon, letër, bojë printeri etj. Jam informuar nga media vizive se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin për sigurimet shoqërore. A përfitoj nga ky ligj unë që i kam paguar sigurimet? Nëse përfitoj, si mund t’i marr këto pagesa të bëra?

Përshëndetje zoti Ervis, ju falenderoj shumë për letrën tuaj. Gjithashtu, falënderoj Gjykatën Kushtetuese dhe në mënyrë të veçantë anëtarët e gjykatës të cilët kanë shqyrtuar këtë rast e për vendimin e drejtë të dhënë. Kjo, pasi përcaktimi nga shteti i pagës referencë ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shteti ka mekanizma të tjera ligjore të cilat

-

shërbejnë për taksimin dhe tatimin e bizneseve nëpërmjet taksave të drejtpërdrejta e taksa të tërthorta. Gjatë kësaj periudhe, shumë profesionistë të lirë e kanë patur të pamundur pagimin e detyrimeve për sigurimet shoqërore, për arsyet që keni cituar më sipër e për shumë arsye të tjera të cilat çdo qytetar i vendit tonë i ndien çdo ditë.

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me vendimin e saj, me aq sa unë jam njohur me dispozitivin e këtij vendimi ka vendosur: “Pranimin e kërkesës dhe Shfuqizimin e nenit 4 të ligjit nr.143/2015 që ka ndryshuar nenin 9 të ligjit nr.9136, datë 11.09.2013 “Për mbledhjen e kontributeve t ë detyrueshme të sigurimeve shoq ë ro re d h e shëndetësore në Republikën e S h - qipërisë” dhe VKM- së nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”. Pra, nuk kemi një vendim të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me shqetësimin që ju ngrini. Nëse ky vendim i ka parashikuar pasojat të cilat ka sjellë ligji i miratuar Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si një ligj i cili ka qenë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Edhe nëse nuk është shprehur lidhur me pasojat të cilat ka shkaktuar ky ligj, atëherë ju lind e drejta që ju të kërkoni të drejtën tuaj për kthimin e shumës institucionit të cilit ia keni derdhur këto pagesa duke ndjekur së pari rrugën administrative dhe pasi të ezauroni rrugën administrative dhe ky institucion nuk jua kthen shumën që keni paguar, atëherë duhet të ndiqni rrugën gjyqësore për të fituar të drejtën tuaj. Vetëm duhet të ndiqni me rigorozitet afatet proceduriale për të fituar të drejtën tuaj. Megjithatë, ju duhet të prisni vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të veproni. Për çdo informacion të detajuar, jeni i mirëpritur të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.