Si t’i dobësoj krahët?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje instruktor! Dua të di se çfarë ushtrimesh mund të bëj për krahët, sepse i kam shumë të butë dhe mishi është si i rënë. Kam qenë pak e shëndoshë dhe tani kam rënë në peshë, por krahët i kam të squllët dhe nuk janë dobësuar siç duhet. A mund të më jepni disa ushtrime të lehta që mund t’i bëj edhe në shtëpi, kur s’kam mundësi të shkoj në palestër? Evisa. Faleminderit.

Mario, instruktor: E nderuar Evisa, tonifikimi i krahëve te femrat është pak i vështirë, por jo i pamundur nëse i vini qëllim vetes dhe nëse i bëni ushtrimet në mënyrë korrekte. Për të patur krahë të tonifikuar, duhet filluar nga dobësimi i tyre. Mjafton të keni pesha 1.5-3 kilogramë, jo më shumë dhe për çdo ushtrim të bëni nga 15-20 përsëritje, tre sete. Të gjitha ushtrimet për krahët bëhen përnjëherë, pa pushim mes tyre. Nëse keni nevojë për pak pushim, mjaftojnë 15 sekonda nga ushtrimi i një lloji në ushtrimin tjetër sepse përgjithësisht, nga ushtrimi në ushtrim duhet 35- 40 sekonda të ndërmjetme pushimi. Ndërsa nga ushtrimi i këmbëve tek i krahëve për shembull, duhet një pushim 2-3 minuta. Megjithatë, dalim përsëri te tonifikimi i krahëve. Realizoni nga dy apo tri sete ushtrimesh tri herë në javë. Nuk është nevoja të përdorni pesha të rënda, sepse për femrat nuk janë shumë estetikë krahët muskulozë, si me qenë mashkull. Rëndësi ka t’i tonifikoni dhe të ruani feminilitetin, pra, të dallohet krahu i një femre nga ai i një mashkulli. Mua më vjen mirë që ju shqetësoheni për tonifikimin e krahëve, sepse kam vënë re në palestrën ku punoj unë dhe në shumë të tjera, që femrat kanë tendencën të punojnë më shumë për këmbët, ndërkohë që krahët nuk i punojnë fare. Kur ushtrohesh duhet ta

-

jmërim. Nëse jeni ende në kohë dhe nëse keni diçka për t’i shprehur këtij personi, është momenti të bëheni më “luftarake” ndaj gjërave që dëshironi në jetë. bësh në të gjithë fizikun. Kuptohet, aty ky keni më shumë problem, mund të shtoni dozën e ushtrimeve. Për shembull, në rastin konkret, ju shikoni problematikë krahët, ndaj në këtë pjesë mundohuni të punoni më shumë, gjersa të arrini qëllimin tuaj. Më pas bëni ushtrime për të gjithë trupin. Nëse nuk shkoni në palestër, atëherë mjafton të merrni gira të peshës që përmenda më sipër dhe në mungesë të tyre, mund të përdorni dy shishe koka-kole 2 litërshe, t’i mbushni me rërë dhe të bëni ushtrimet që janë në figurë.

- Së pari, bëni ushtrime për bicepsin, tre herë nga 15 gjer 20 përsëritje, siç e shikoni në figurën e ilustruar, e para fare. Janë katër ushtrime dhe besoj se e kuptoni përse bëhet fjalë. - Ushtrimi i dytë që shikoni në figurë. Merrni një girë të vetme, ngrijeni sipër kokës, ashtu siç është në figurë dhe lëvizeni nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas, në formë gjysëm rrethi. Bëjeni edhe këtë gjë tre herë nga 15 gjer 20 përsëritje.

- Ushtrimi i tretë ka lidhje me tricepsin, pjesa më e vështirë për t’u tonifikuar për femrat, ndaj këtu duhet t’i përsërisni më shpesh ushtrimet për të. Ngrijeni përsëri një girë ose një shishe, kapeni me të dyja duart dhe kalojeni pas koke, ashtu siç e shikoni në figurë. I bie të jetë e treta në radhë në figurën e ilustruar. Në pozicionin që jeni, ngrijeni drejt sipër kokës, ngadalë. Bëjeni këtë ushtrim tre herë me nga 15- 30 përsëritje.

- Ushtrimi i fundit janë pompat. Bëni sa të mundeni, pa u sforcuar. Ky ushtrim është i mirë jo vetëm për krahët, por edhe për barkun, shpinën, këmbët e gjithë fizikun. Këto janë ushtrimet bazë për krahët. Nëse ju arrini t’i bëni këto 4- 5 herë në javë, do të shikoni ndryshime të kënaqshme te krahët tuaj. nin e shtëpisë. E ndieja që më shikonin, por nuk më vinte turp. Më pas sikur po bëja dush po në ballkon. A ka ndonjë kuptim? - Ëndrra juaj tregon se ju jeni një person i pavarur dhe keni vërtet një ndjenjë lirie brenda vetes. Nuk ju intereson se çfarë men- dojnë të tjerët dhe kjo ju bën të ndiheni mirë. Kjo ëndërr tregon gjithashtu që ndiheni e çliruar nga gjithë çfarë të tjerët mendojnë për ju. Dushi tregon përmirësim të jetës suaj në të gjitha këndvështrimet. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.