Si t’i heq puçrrat e vapës?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Albana, kam probleme me lëkurën e fytyrës. Sidomos tani që ka filluar vapa djersitem shumë në fytyrë dhe për pasojë duhet ta pastroj fytyrën me pecetë të thatë. Kam lëkurë përgjithësisht të yndyrshme dhe nga djersa më krijohen puçrra me qelb. Ju lutem, më thoni si të veproj që t’i largoj këto puçrra. Me çfarë kremi të mbrohem nga dielli? Edhe në ballë më janë bërë gjitha ato njolla kafe dhe jam shumë e mërzitur. Jam 28 vjeçe.

Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji:

- E nderuar 28 vjeçare, lëkura e yndyrshme është më e predispozuar për të zhvilluar akne. Në shfaqjen e aknes ndikojnë disa faktorë, por më të rëndësishmit janë: - Trashëgimia dhe prodhimi i shtuar i yndyrës i ndikuar edhe nga hormonet mashkullore. Format klinike të akneve variojnë nga forma me pak komedone (pika të bardha ose të zeza) në aknen komedonike (me shumë komedone) deri në ndryshime serioze me shumë puçrra me qelb (forma papulo pustuloze) dhe me noduse të dhimbshme. Gjatë periudhes së verës, në përgjithësi, aknet përmirësohen, pasi rrezet e di- ellit ndikojnë pozitivisht, por në disa raste, djersitja e tepërt në zonën e ballit e rëndon një akne ekzistuese. Nëse puçrrat me qelb shfaqen vetëm në periudhen e verës, trajtimi është më i lehtë. Në të tilla raste, rekomandohet larje e fytyrës 2 deri 3 herë në ditë dhe përdorimi lokal i antibiotikëve në formë kremi ose xheli dy herë në ditë, të shoqëruar edhe me antibiotikë nga goja, nëse puçrrat me qelb janë mjaft të shprehura. Nëse problemi nuk është vetëm gjatë periudhës së verës, por edhe në dimër, atëhere fillohet mjekimi në varësi të gradës së aknes.

- Në lidhje me pyetjen tjeter për njollat kafe që ju janë shfaqur në ballë dhe se çfarë kremi duhet të përdorni, po ju jap më poshtë gjithë këshillat dhe informacionin e duhur. Përdorimi në mënyrë korrekte i kremit fotombrojtës jo vetëm gjatë periudhës së verës, por gjatë gjithë vitit do të ndihmonte në parandalimin e formimit të hiperpigmentimeve ose njollave kafe. Faktori kryesor që ndikon në shfaqjen e njollave kafe ose hiperpigmentimeve është rrezatimi diellor, një faktor i pranishëm në pjesën më të madhe të rasteve. Faktorë të tjerë janë: shtatzania, çrregullimet hormonale, disa medikamente si kontraceptivët, disa produkte kozmetike që përmbajnë faktorë ndihmues në shfaqjen e hiperpigmentimeve. Hiperpigmentimet mund të jenë të vetme ose të shumta në numër. Ato lokalizohen në përgjithësi në mënyrë simetrike në ballë, faqe, hundë, në buzën e sipërme, mjekër dhe në qafë. Ato kanë tendencë të qëndrojnë gjatë dhe nuk zhduken gjatë dimrit. Shfaqen zakonisht te personat me lëkurë të bardhë, por janë gjithashtu të shpeshta te personat që nxihen lehtë dhe që kanë lëkurë të errët. Kryesisht preken femrat, por në 10 % të rasteve shfaqen edhe te meshkujt. Megjithatë, siç e përmendëm edhe më sipër, shkaku kryesor është rrezatimi diellor. Me kalimin e kohës, si pasojë e mbiekspozimit në diell dhe mospërdorimit të kremrave fotombrojtëse, të tilla njolla shfaqen kryesisht në fytyrë, por edhe në trup. Lëkura jonë është gjithnjë e më shumë subjekt i mjaft dëmtimeve nga dielli. Pjesa më e madhe e dëmtimit nga dielli ndodh kur udhëtojmë me makinë. Xhami i makinës bllokon 100 % të rrezeve UVB (të cilat shkaktojnë djegien e lëkurës) dhe aspak ato UVA, rrezet shkaktare të plakjes së lëkurës dhe të krijimit të hiperpigmentimeve.

- Mjekimi i hiperpigmentimeve është i vështirë. Është më e lehtë të parandalohet formimi i hiperpigmentimeve sesa të trajtohen ato. Evitimi i ekspoz- Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.