Më ndodh vetëm në këtë periudhë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Mira, në këtë periudhë, lëkura më bëhet gjithmonë me puçrra të vogla që më kruhen. A mund ta di se çfarë lloj alergjie është kjo? Ku duhet të shkoj dhe çfarë ilaçi të marr? Arla. Dr. Mira Xhixha, alergologe: E dashur Arta, duke qenë se juve kë to puçra ju shfaqen vetëmnë këtë

-

stinë, atëherë do të thotë që janë kalimtare, nuk i keni gjithë kohën. Ka shumë mundësi të keni ose alergji nga lulet, ose alergji nga rrezet e larta të diellit. Mund të jetë edhe një problem lëkure, duke qenë se është periudhë plazhi dhe varet se ku shkoni për banjo. Ju shkoni në pishina apo në det? Pra, letra juaj ka kaq pak detaje saqë ne nuk mund t’ju japim një përgjigje më konkrete për çfarë kërkoni. Ju duhet të bëni një vizitë tek alergologu dhe nëse nuk keni probleme me alergjinë, atëherë duhet të kontaktoni një dermatolog. Është diçka që kurohet, mjafton të bëni ekzaminimin e saktë me mjekun e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.