Përgjigje yetjeër seksin…

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A e ul varikocela aftësinë për seks? - Varikocela nuk ndikon në uljen e aftësisë për të bërë seks, ama ajo ka një rëndësi shumë të madhe në drejtim të infertilitetit. Varikocela është parë si shkaktari kryesor i uljes së parametrave fertilizues. Nëse ju jeni vërtet i prekur nga varikocela, duhet t’i nënshtroheni patjetër një ekzaminimi të hollësishëm te një mjek specialist. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandaloni një dëmtim të mëtejshëm të spermogramës dhe të aftësisë fertilizuese.

- Doktor Evi, kam bërë seks me një femër rastësisht dhe kam frikë mos kam marrë infeksionin balanopastitis...

- Së pari, duhet t’ju kritikoj jo vetëm ju, por të gjithë ata meshkuj që edhe në këtë shekull që jemi, vazhdojnë të bëjnë seks të pambrojtur, aq më tepër me femra të panjohura. Kijeni parasysh që të mos ndodhë më kjo gjë, për të mirën tuaj shëndetësore. Ky lloj infeksioni që ju dyshoni shfaqet me skuqje, kruarje të lafshës së kokës së penisit dhe shtimin e një sekrecioni me erë të rëndë. Nëse lihet pa u kuruar, ky infeksion përparon duke krijuar edemë të zonës së prekur e rreth saj, shoqëruar me shqetësim të përgjithshëm, duke shkuar deri aty sa ta bëjë të pamundur kryerjen e aktit seksual. Nëse keni dyshime, bëni disa analiza pa u rënduar më shumë gjendja.

- Përshëndetje! Unë kam një jetë seksuale të rregullt dhe jetë normale me partneren time. Kam provuar të kryej marrëdhënie me një person tjetër të cilën e dëshiroj shumë dhe jam eksituar mjaftueshëm, por në fund nuk kam arritur dot ta bëj aktin seksual. Si ka mundësi kjo gjë?

- Në shumicën e rasteve, është gjendja psikologjike ajo që ndikon në kryerjen ose jo cilësisht mirë të aktit seksual. Ka shumë meshkuj që para femrës që dëshirojnë më shumë, kanë probleme të tilla; mungesë ereksioni, moskryerje të aktit seksual ose derdhje të parakohshme qoftë edhe pa penetruar te partnerja. Mendoj se edhe në rastin tuaj, ka ndikuar ana psikologjike. Duhet të jeni më i qetë kur kryeni akt seksual. Mund të ketë ndikuar ndoshta dhe ndonjë vrarje ndërgjegjeje që ju e keni një partnere dhe shkoni edhe me një tjetër. Pra, në përgjithësi, në rastin tuaj, mendoj se ka ndikuar vetëm ana psikologjike, nuk mendoj se keni problem shëndetësor. nevojë për neurolog apo psikiatër, por për trajtim psikoteraupetik. Por, të gjithë këta klientë janë skeptikë e dyshues, pasi nuk e besojnë se futja në këtë lloj trajtimi dhe menaxhimi i dhimbjeve do të ndodhë me psikoterapi, ndaj shumica vazhdojnë të enden nëpër doktorë të tjerë se psikoterapia u duket si një lloj “magjie” që për ta do të ishte e pamundur. Është e vështirë edhe për psikologun që ata të binden që në fillim se çfarë roli të rëndësishëm luan psikoterapia, informacioni kognitiv. U duhet thënë atyre që disa gjëra t’i besojnë a priori, kurse më pas, kur ata të “zbulojnë” marifetet e panikut e ankthit, mashtrimet, individët nuk do të futen më në ciklin vicioz të dhimbjeve. Mashtrimi ndodh si pa e kuptuar, thjesht nga disa dhimbje normale akute që kur përsëriten bëhen kronike, si të “mësuara” e të cilat në fakt “çmësohen” vetëm me llojet e psikoterapive që bëjnë që klienti ta heqë vëmendjen nga trupi e të mos i shohë si “katastrofike” këto dhimbje e as të mos e ketë mendjen tek ato, ose te frika nga frika e tyre etj. Pas njëfarë kohe, klienti do të vërejë se këto ndjenja e dhimbje do të shfaqen gjithnjë e më pak, deri në zhdukje të plotë. Çdo klient që i ka këto, unë e kam quajtur si një “fajtor të pafaj” sepse nuk i di, porse del si një fajtor kur nuk pranon trajtim ose braktis para kohe seancat me psikoterapi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.