Letra për psikologun Jam në një gjendje torturuese

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktor Jashari. Jam një student 22 vjeç. Problemi im qëndron se kam bllokim frymëmarrjeje dhe rëndesë në kraharor. Nuk arrij të mbushem me frymë lirisht, më thahet goja e më duket sikur në atë moment do të bie në tokë. Kam ndjesi ngushtimi në stomak dhe mbytjeje. Kam bërë të gjitha analizat, përfshirë dhe tiroiden, por më kanë dalë shumë mirë. Kjo gjendje më është bërë torturuese. Pres ndihmën tuaj. Me respekt.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: I nderuar student, e mbaj mend se sa janë çuditur jo vetëm studentët e psikologjisë, por edhe ata të mjekësisë kur unë u k a m shpjeguar pseudosimptomat ose simptomat “fallco” dhe dhimbjet fantomë. Dhimbje fantomë quhen ato kur dikush për shembull ankohet se i dhembin gishtat, kur dorën e ka protezë. Edhe vetë doktorët shpesh bëhen lëmsh në këto lloj diagnozash të paqarta të cilat quhen në fakt diagnoza të pakonsoliduara, pasi nuk është aq e lehtë t’i dallosh e të përcaktosh këto lloj dhimbjesh që unë i kam quajutr në librat e mi “sëmundje pa sëmundje”. Që në kohët e lashta, çuditërisht, këto janë quajtur probleme që i krijon shejtani, pra, me përvojë, njerëzit dikur e kanë kuptuar se këtu nuk ka asgjë reale, ndonëse “sëmundja” ndihet e përjetohet krejt reale. Problemi shkon deri tek ato që quhen barra imagjinare ose shtatzani të rreme, kur te trupi i femrës në fakt ndodhin të gjitha ndryshimet e një shtatzanie si reale, si rritje barku, fryrje gjinjsh,

-

dhimbje etj., pra, si të jetë shtatzani e vërtetë. Edhe këtë, populli e ka quajtur “barrë e krijuar nga shejtani”, ndërsa në shkencë quhet “barrë imagjinare”. Në fjalorët psikologjikë gjejmë disa sindroma të ndryshme mjaft të çuditshme, si për shembull “sindromi kuvadë”, kur burri, shumë i dashur dhe i dhembshur, e ka gruan shtatzënë dhe ndien të gjitha ato lloj dhimbjesh apo vuajtjesh deri edhe neps për ushqime apo ndjenjën për të vjellë, siç në fakt duhej t’i kishte e shoqja. Ndaj nuk vihet asnjë lloj diagnoze pa vizita e kontrolle të sakta e as nuk jepen mjekime në telefon, pasi një dhimbje apendisiti mund të jetë e tëra fallco, domethënë, “pseudodhimbje” dhe ndërhyrja do të ishte e tepërt, ndoshta fatale po të operohej pa bërë ekzaminimet e duhura.

Ndaj, i dashur student, kur analizat e vizitat të dalin të gjitha shumë mirë dhe kur njeriu në gjumë nuk i ka këto lloj dhimbjesh, këtu nuk kemi sëmundje apo patologji, edhe pse gjendja, siç thua ti, të është bërë torturuese. Madje nuk lejohet as mjekimi paliativ, domethënë, mjekimi nga jashtë për këto dhimbje, pasi ato nuk janë dhimbje sëmundjesh. Duhet “mjekuar” ai njeriu i “vogël” (tek truri) nga vatra e të cilit gjenerohen këto lloj dhimbjesh.

Një sëmundje fallco nuk mund të jetë sëmundja e vërtetë dhe as nuk mund ta shkaktojë atë. Për ta kuptuar ca më mirë edhe lexuesit pasionantë të kësaj rubrike, po përmend disa lloje pseudo-sh që ngjajnë shumë me sëmundjet, sidomos te njerëzit me ankth e panik, kuptohet të trembur nga sëmundjet (hipokondriakë) e që “zhyten” si tepër në internet ose që vuajnë nga shqetësimet psikosomatike. Të tilla janë si: pseudo-dridhje, pseudo koma, pseudo shurdhëri, pseudo gagaçëri, pseudo verbëri, pseu- do konversion, pseudo manifestime astmatike, pseudo ekzeme, pseudo anoreksi, pseudo impotencë, pseudo “sëmundje” gjithfarë llojesh që tek ato të zemrës etj. e deri te pseudohomoseksualitet. Në përvojën time të gjatë si profesor i psikologjisë e autor i shumë librave e botimeve, por edhe në specializimet jashtë, jam habitur gjithmonë në këto “pseudot” se sa bukur e me mjeshtëri i “përkthen” trupi në ndjesi apo simptoma të tëra ato që ka dëgjuar apo lexuar e i ka frikë. Diku kam lexuar se i porsalinduri është një qenie thellësisht psikosomatike. Është e vështirë që të trajtohen këto “pseudot” pa psikoterapi me disa nga format e saj të cilat duhen përdorur në mënyrë mjeshtërore. Ec e mbushja mendjen atij që ka shqetësime e që nuk resht nëpër doktorë nga njëri te tjetri duke kërkuar “sëmundjen” e vet, porse ai nuk është fajtor, ose është si një fajtor i “pafaj”, pasi ai këto dhimbje e shqetësime i ndien e me siguri do të fyhet duke i thënë që nuk i ka. Unë nuk jam dakord me disa nga doktorët të cilët, ose nuk i njohin mirë këto fenomene, ose i mbushin recetat me të dyja anët si duke dashur të bëjnë ca “prova” (eksperimente) të cilat nuk është mirë të bëhen edhe me kafshët e gjora e jo më me njerëzit. Më i mirë do të ishte mjekimi me “placebo”, por për mua edhe ai do të ishte një lloj “mashtrimi” i pranuar. Ju në Kosovë këto i quani vesvese dhe shërimi është vetëm psikoterapia konjitive. Një mjeshtre e kësaj lloj psikoterapie në Prishtinë është psikologia Lumnie Telaku. Por, cilët janë disa nga treguesit e çrregullimeve psikosomatike? Ata më të shpeshtët janë: dhimbje koke (pa pasur asnjë patologji) migrenë, dhimbje nofullash, dhimbje qafe, dhimbje shpine, këputje etj. Hapi i parë i suksesit është kur klienti arrin ta kuptojë se nuk ka asnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.