Kur jam me ty...

Intervista - - POSTA -

Lumturia më e madhe është kur jam me ty, orët janë shume te shkurtra kur jemi bashkë une dhe ti. Ah, sa te lumtur do të jemi së bashku deri ne përjetesi. E di qe Zoti me te vërtetë më ka krijuar vetem per ty. E di qe edhe ti je krijuar per mua sepse me se shumti nga dashurickat e tua ti me do mua. E tash dashurickat e tua jan te kaluara dhe te harruara se tash me dashuron vetem e vetem mua. Prandaj te lus: Mos u largo se vetëm ty te kam. Mos më le se vetem e jotja jam. Mos ik se vdes pa ty, mos më bëj te lotoj se do te shterem për ty. Mos me tradhto se nuk e meritoj. Mos me lendo sepse do ta lendosh njeriun qe me gjithë zemer te do. Mos e plagos nje zemer të pafaj dhe shumë te dashuruar, se të denon i madhi Zot qe te ka krijuar. Mos lëndoni zemra.

Më mundon shumë sot, më shumë se çdo nate, sa edhe fryma duket sikur po më braktis. Më mungon prekja jote ne këtë dite vjeshte, kur më ledhatoje trupin e lodhur nga dita, me puthje ngadale, lehtë dhe me gishta me perkedhelje shpirtin (siç ti di ta besh). Më mungon ngrohtesia e trupit tend kur me shtrengoje te vetja, sa here kisha ftohtë apo ndihesha vetem, kur kisha nevojë per ty. Më mungon aroma jote kur te puthja lehte te gusha dhe aty rrija disa çaste, per te harruar boten e relaksoja pak trupin tim, ku doja te vdisja, për të rilindur perseri si feniks. Më mungon, shtrengimi i qenies tende rreth meje, ku kerkoje qetesinë dhe ku me falje dashurine qe mbushte çdo hapesire te botes sime, ku gjeja veten e së bashku enderronim. Më mungon tingulli i zërit tend, kur çdo natë me uroje “Naten e mire lepurushe” dhe unë atehere flija qete dhe cdo pjese te trupit tim e kapte deshira për ty. Më mungon ta dish zemer sa shumë, embelsia e fjales tende, sa here merzitesha, sa here qaja dhe qeshja, sa here kisha nevoje per ty. Më mungon shikimi yt në cdo takim. Aq i dashur, i embel, plot deshire e pasion, plot eksitim per te qene vetem. Madje ta dish sot me mungon dhe sa here me hidhje një veshtrim qortues, sa here llastohesha dhe nuk doja te qeshja, dhe ti më merrje mes krahësh (i poshter gjithmon ti ma punoje) dhe me shtrengoje fort dhe unë atehere ndihesha më mire. Më mungon gjithçka qe ka te beje me ty, prekja, shikimi, aroma jote, më mungon ti. Më mungon në çdo fjale, në çdo pëshpërimë, ne çdo buzeqeshje, në cdo ledhatim, në çdo gjest, ti me mungon aq shume sa dhe zemra shpesh mendoj se më pushon. Më mungon atëhere kur jashte shiu troket ne dritaren e dhomes sime, dhe une nga vetetimat isha mesuar të strukesha ne gjoksin tend, dhe aty bëhesha më trime. Më mungon sa here stinet ndërrohen, dhe pas vjeshtes vjen dimer. Më mungon sepse ditet e mija jane me te pakuptimta pa ty, më të zeza, më pa shpresë. Më mungon më shume se dje, dhe neser do me mungosh akoma më shume sepse ti je bota ime. Gjëja më e shtrenjte qe ruaj ne zemer, je ti malli me i madhe qe me torturon, je thjeshte ti. Për këtë më mungon çdo ditë e më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.