Kthim apo harresë...

Intervista - - POSTA -

Arsyeja pse unë vuaj, je ti. “Kujdes në dashuri”, këtë fjalë shpesh e thoje ti. Nuk jam në gjendje që të përulem e as të shkruaj për dashurinë time të madhe, por vuajta dhe vuajtja u bë forcë fizike e kurrë forcë shpirtërore. Ti je ende shpresa e jetës time, e më shumë se qdo gjë tjetër të dëshiroj në këtë botë. Kujtimet e mira tani më mundojnë, e më mundojnë pa ty. Sa isha i lumtur kur e përjetova përqafimin tënd. Ti më dhurove dashurinë e unë ende vazhdova me stilin tim të vjetër… Ti bëre shumëçka për mua që të jem i lumtur. Ti je kujtesa e veçantë e jetës dhe zemrës time dhe shpresoj e do të luftoj, që të jesh gjithmonë. Tani i kam dy dëshira: t’më kthehesh ose të harroj. Dhe, atëherë le të filloi jeta ime e re, që sot. Nuk dua që dikush t’a shijoi dashurin time të humbur, sepse të dua më shumë se vetveten. E di se ti je e mëshirueshme dhe të lutem, kur unë vdes eja të m’i mbyllësh sytë sepse vetëm atëherë do t’a ndiej veten të gjallë. Në fillim, atëherë kur fillova t’i njoh aftësit e tua, kërkoja forcë që të dashuroj me shpirt, por kisha frikë, megjithatë ti më ngrite lartë, kërkove këshilla nga unë, çdo ditë më fusje në testimin tënd, e unë isha i befasuar me idetë e tua, por nuk e di pse u largove në atë fillim kur të dashurova me tërë qenien time njerëzore, e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht. Më pyetje për aventurat e mia, e unë sot kërkoj nga ti t’i kujtosh ditët e lumtura kur në mes nesh kishte gjithnjë dashuri. Tani jam i mbyllur krejtë në vetmi, këndoj, shkruaj, e kujtoj o shpirtë për ty. E sot në rrugë kur të takoj, bëhesh sikur “nuk të shoh”. A nuk ndien dhimbje për mua që po bredhi rrugëve i vetmuar. Kërkoj shpresë nga Ti ose shpresën dhe jetën të m’a shuash, por PSE? Ti e don shiun, por e dua edhe unë atë ditë me shi…por dua t’a harroj sepse ti më mungon e kujtimi zgjatë gjithmonë dhe rastësisht të kam takuar, I folëm dy- tri fjalë, ti më përshëndete dhe dhe qe ateherë filloi dashuria jone, më bëre të ndiej dridhje të lehta nëpër tërë trupin tim. Kur ti më folje për të ardhmen, në zemrën time ndieja ngrohtësin e flakës që u ndizte, por që shumë shpejtë u shua, atë e ndiej edhe në këtë natë në vetmi që u mundova të harroj me tërë forcën por sikur ti përsëri më pëshpëritje, prit, prit, prit…!!! Të faleminderit për atë gjysmë premtimi… por ku mbeti sot! Të faleminderit për buzëqeshjet e tua, për atë kohë që e kalove me mua, por megjithatë ne kemi mësuar shumë nga njëri- tjetri, por të lutem kujto ato ditë kur e kalonim tërë ditën së bashku. Kujto ato netë kur ne vetmin e netëve të pafunda shkruaja këngë për ty, për ty o engjulli im që të doja dhe më doje. Të dua! Po ti, a më don? Nuk e di? Dua të takoj, t’i shpjegoj të gjitha, por shkon gjatë dhe nuk mundem dhe ndoshta pjesën më kryesore nuk mund t’a them. Ti je e vetmja oaz që thej atë horizont vuajtjesh, ishte ti i vetmi zhgënjim që unë gjeta ngushëllim, e sot po mbizotëron e kaluara jonë, unë nuk mundem të jem i vetpërmbajtur dhe do t’i lejojë vetes t’a thyej kufirin e imagjinuar… dhe aty do t’a gjejë veten. Por më në fund duhet të pajtohem me realitetin sa të hidhur aq edhe të rëndë, edhe pse jemi afër e ndodhemi larg. G.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.