Ty, që ma ndale buzëqeshjen!

Intervista - - POSTA -

Rrezet e diellit kishin depërtuar në dhomën time, në zemrën time dhe si mundoheshin të më zgjonin nga gjumi i rëndë, shumë i rëndë që më kishin mbështjellë trupin tim të lodhur me një ëndërr të bukur. Ishte ëndrra ajo që më kishte lidhur dhe s’më linte të zgjohesha. Disi mundohesha të ta shihja fytyrën, por kot. Vetëm zërin tënd të shtjerrë e dëgjoja nga larg. Të ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha të të thosha diç që kurrë nuk e kisha menduar, por… Dhe edhe në ënderr ishte largësia që na ndante e fjalët që i kisha thënë, por ti nuk i kuptove kurrë zemra ime. Ndoshta edhe kurrë s’do t’i kuptosh?! Ndoshta e kupton dashurinë që kam për ty, por bëhesh kinse nuk kupton! Ani.

Jam ai që nuk mund të pranoj më askënd në zemrën time, në shpirtin tim të çilter. A thua do të pendohesh? A thua do ta largosh vetëm për një çast krenarin tënde egoiste? Pse hamendesh? Kishte momente kur sytë flisnin. Në sytë e tu shihja shumcka. Të kujtohet kur me orë të tëra bisedonim? Të kujtohet kur me thoshe se me dashuron shumë? Apo mos vallë vetëm fjalë boshe, apo mos vallë e kishe nga dhembshuria e keqardhja që isha e smurë? Dhe dielli ishte ai, i cili më zgjoi nga ëndrra që nuk më linte të shkëputësha dot. Dhe, e lodhur, e molisur se nuk ishe pranë, ndërmjet asaj se diç dua, por sikur nuk di as vetë çka e tash, të kaluarën e ka mbeshtjellë pluhuri i harreses. E në mua kanë mbetur vetëm kujtimet. Kujtimet që nuk shlyhen dot! Ela.

Çdo ditë e jetës sime tashmë kishte marrë emrin tend. Mendova se kisha takuar njeriun e endrrave te mia, besoj se tashme gjithshka do kish tjetër kuptim. Ishe ti që më beje te buzeqeshje çdo dite, me shtrengoje fort dhe me premtove se gjithmonë do jemi bashkë. E une isha ajo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.