Investoni duke u bazuar te shenja juaj e horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi, 21 mars- 19 prill Do të jeni pak nervozë këtë javë, me ndonjë prind. Hapini rrugë, mos u nxehni shumë me të, sepse më vonë do të pendoheni. Megjithëse ju nuk jeni dakord, ai/ ajo ka të drejtën e vet të mendojë ndryshe nga ju. Nëse jeni beqarë, dashuria do të jetë në rrugë të mbarë dhe një takim i bukur do t’ju ngrejë moralin. Ju nuk e dini se ku do të shkojë kjo lidhje, por pak rëndësi ka, shijoni momentin. Nëse jeni në çift, do të mendoni se tjetri/ a është dorëshpuar dhe do t’ia vini në dukje, gjë që mund të sjellë ndonjë përballje të padëshiruar. Demi, 20 prill- 20 maj

Ju pëlqen t’i kaloni mbrëmjet me shoqërinë. Ndieni një kënaqësi të vërtetë kur jeni në mes të shoqërisë së vjetër, me të cilët nuk ndjeni as konkurrencë, as nuk bëhet lojë manipulimi. Ju i zgjidhni shokët/ shoqet në bazë të disa kritereve të sinqeritetit dhe origjinalitetit, gjë që ju krijon besimin afatgjatë. Tregohuni më të hapur me ta. Disa Dema do të mendojnë të bëjnë fëmijë dhe Jupiteri i ndihmon në pjellori. Në punë, gjithçka rrjedh qetë. Jeni në pritje të pushimeve. Binjakët, 21 maj- 21 qershor

Mund të filloni një korrespondencë të bukur sentimentale, mbase në internet. Për momentin nuk dini mirë ç’të mendoni, por vazhdoni të luani lojën. Situata në çift është e qëndrueshme dhe ju mbështesni njëri- tjetrin përballë situatave familjare të ndërlikuara për të dy. Kujdes në planin shëndetësor sepse mund t’ju zhvillohet ndonjë infeksion në sistemin tretës. Ju punoni mirë sepse keni më pak punë dhe kjo ju lejon ta mbaroni gjithçka në kohën e duhur. Gaforrja, 22 qershor- 22 korrik Dielli dhe Mërkuri janë në shenjë dhe ju do të merrni një seri vendimesh të mira: Të mbani dietë, të ecni çdo ditë, ose të bëni not, të rregulloni gjërat tuaja dhe ta mbani shtëpinë në rregull, t’u përgjigjeni emaileve qëkur vijnë, të paguani faturat në kohë, të mos nervozoheni për budallallëqe, etj. Në dashuri, do të ekzistojë pasioni. Marsi në shenjën e Akrepit do të gjallërojë jetën tuaj intime. Ju do të bëni përpjekje për t’i pëlqyer më shumë partnerit/ es. Luani, 23 korrik- 22 gusht

Afërdita hyn në shenjën tuaj më datë 19 dhe jeta juaj dashurore do të zbukurohet menjëherë. Nëse jeni beqarë, ju pret një takim interesant me dikë që do t’ju pëlqejë shumë nga ana e jashtme. Ju do ta analizoni më vonë personalitetin e tij/ saj. Do të zbukuroheni çdo ditë, vera është stina juaj dhe ju pëlqen ta nxirrni veten në pah. Një konflikt me dikë në familje do të zgjidhet me sukses, sepse ju do të bëni përpjekje për të qetësuar situatën. Virgjëresha, 23 gusht- 22 shtator Jupiteri dhe Neptuni vazhdojnë të qëndrojnë në shenjë. Ju do të ndiheni shumë profesionalë në të gjitha fushat e jetës suaj, do të bëni çdo punë deri në përkryerje, por do të arrini edhe të jeni më të relaksuar. Kështu, do të arrini të kombinoni Virgjëreshën e mençur, me atë të çmendur. Në çift do të kaloni periudha dyshimi, sepse do të analizoni edhe detajet më të imëta të qëndrimeve dhe të fjalëve të tjetrit. Nëse jeni beqarë, do të përfitoni për të bërë disa gjëra që nuk i bënit dot kur ishit në çift: Të provoni dieta të reja, të bëni sport me disiplinë, të shihni seriale deri në agim, të ushqeheni bio, etj. Peshorja, 23 shtator- 22 tetor

Në fillim të javës do të jeni shumë të ndjeshëm, pasi do të keni Hënën në shenjë dhe ajo do t’ju nxisë të reagoni në mënyrë të tepruar ndaj gjithçkaje. Për fat të mirë, situata do të fillojë të ndryshojë që nga e mërkura dhe partnerit/ es tuaj nuk do t’i duhet të durojë ndryshimet tuaja të humorit për shumë kohë. Ju do të vini re një alergji të lehtë ushqimore, që ju pengon ta tresni mirë ushqimin, por do ta keni të vështirë ta gjeni se çfarë ju bën keq. Keni nevojë ta merrni veten me të mirë. Pse nuk bëni një masazh? Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor Marsi në shenjë ju bën nervozë, por ju duhet të analizoni arsyet e vërteta të nervozizmit tuaj: Një ndryshim në jetë, mungesë magneziumi, ose çrregullim hormonal, problem i pazgjidhur i fëmijërisë, etj. Gjeni zgjidhjen sepse kjo do t’ju bëjë të buzëqeshni përsëri. Nëse keni dëshirë për të rregulluar gjërat, mos u rezistoni; kjo mund t’ju qetësojë dhe t’ju japë ekuilibrin për të cilin keni nevojë. Në punë, atmosfera është e mirë me kolegët, por ju mungon përqendrimi dhe e kaloni kohën duke folur për gjithçka dhe asgjë, në vend që të jepni maksimumin. Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Saturni nuk është në pozicion shumë të mirë këtë javë. Ju do të kaloni nga njëra situatë në tjetrën dhe mund t’ju dalin probleme urgjente që duhen zgjidhur... Megjithatë, do t’ia dilni mbanë t’i zgjidhni një nga një, për vete, por edhe për të tjerët. Mos u demoralizoni, është thjesht një moment që duhet kaluar. Së shpejti do të bëni pushime dhe do të mund të relaksoheni. Mos merrni as vendime redikale, për të cilat mund të pendoheni më vonë. Duhet durim... Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar Ju keni dëshirë të zgjidhni një kompleks fizik që keni dhe për këtë do të këshilloheni me një profe-

Mbase e keni dëgjuar shpesh këtë këshillë: Në vend që të shpërdoroni paratë në tonelata me rroba dhe aksesorë nga dyqane me prodhime në seri, blini diçka të shtrenjtë dhe cilësore që do t’i rezistojë kohës. Stili i vërtetë nuk njeh ndryshim mode. Ndërkohë që mund t’ju pëlqejë ideja të keni diçka të shtrenjtë në dollap, mund të jetë e vështirë të vendosni se çfarë duhet të blini. Në këtë rast, do t’ju ndihmojë këshilla jonë, që bazohet te shenja juaj e horoskopit.

Dashi

E dimë që juve ju pëlqen të ndiheni rehat, por kur duhet, duhet. Do të dukeni menjëherë më seksi dhe me bukur nëse investoni duke blerë një palë skarpina të bukura, të cilat do t’i vishni me raste.

Demi

Juve ju pëlqejnë gjërat e shtrenjta, por jeni edhe shumë klasikë në shije. Kur dilni për pazar, doni të jeni të sigurt se investimi juaj ia vlen. Atëherë, pse ky investim të mos jetë një çantë e shtrenjtë dhe cilësore? Zgjidhni një çantë që nuk del kurrë nga moda dhe do të merrni komplimente për gjithë jetën.

Binjakët

Pavarësisht nga mosha, ju keni gjithmonë diçka të re në shpirt dhe investimi juaj i rëndë- sishëm duhet të jetë po aq elegant sa edhe ju. Ky kombinim nënkupton vetëm një gjë: Një xhaketë lëkure, të cilën mund ta veshësh me fustane, xhinse, bile edhe me fustane mbrëmjeje, sepse do t’i përshtatet stilit tuaj.

Gaforrja

Gaforret e adhurojnë shtëpinë e tyre, gjë që do të thotë se nuk ka gjë më të mirë për ju sesa të rrini së bashku me familjen dhe miqtë, të veshur me një palë xhinse të rehatshme. Përveç kësaj, ju dini të bëni pazar në mënyrë të zgjuar dhe doni të jeni të sigurt se do ta përdorni blerjen tuaj të rëndësishme gjatë gjithë kohës.

Luani

Luanëve u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes; pra, një palë këpucë që tërheqin gjithë vështrimet do të jenë një shtesë e rëndësishme në dollapin tuaj. Ato mund të shoqërojnë çdo lloj veshjeje, që nga fustanet e deri te xhinset dhe komplimentet do të bien si shi.

Virgjëresha

Ju u jepni shumë rëndësi detajeve, keni mendim kritik dhe ia arrini gjithmonë qëllimit që i keni vënë vetes. Për këtë arsye, nuk do të jeni kundër ta menaxhoni kohën tuaj me stil, me një orë të bukur. Tani, do të jeni të përpiktë në gjithçka!

(Vijon numrin e ardhshëm) sionist. Kështu, mund të këshilloheni me një dermatolog, ose një kirurg plastik, ose edhe me një këshilltare stili, një parukier për një krehje të re, etj. Ju keni dëshirë të zgjidhni një problem që ju bezdis, ose edhe ju paralizon në disa situata, për shkak të mungesës së besimit në vetvete. Do të bëni përpara falë Plutonit që do të qëndrojë në shenjë edhe për shumë kohë, pra, është momenti i duhur për të rindërtuar jetën tuaj. Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Kujdesuni për formën tuaj. Mbase keni vënë re se duhet të ndryshoni diçka në mënyrën e të ushqyerit. Mbase konsumoni shumë sheqerna, gjë që e lodh organizmin, ose shumë kafe, apo koka-kola pasdite dhe nuk flini sa duhet natën. Gjithashtu, nuk bëni fizkulturë, me pretekstin se bën shumë vapë... Ju keni nevojë të lëvizni më shumë, ose të shkoni në palestër, apo pishinë. Në fushën e dashurisë, gjithçka shkon mirë, falë Afërditës, që i jep energji çiftit tuaj. Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Jupiteri dhe Neptuni janë në konflikt, gjë që ju bën të pavendosur dhe që mund të çorientojë edhe njerëzit që keni rrotull, sepse nuk e dinë çfarë doni në të vërtetë. Para se të deklaroni një vendim që keni marrë, sigurohuni një herë brenda vetes që do t’i shkoni deri në fund. Evitoni edhe nervozizmin e partnerit/ es duke bërë ndryshime në momentin e fundit, si ku do të shkoni për darkë, ose ku do të shkoni me pushime. Bëni një zgjedhje dhe përmbajuni asaj. Përqendrohuni edhe në punë, sepse jeni të hallakatur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.