Më rriti vëllai i njerkës

Intervista - - MËKATE -

Pastaj, në fshatin e tyre shkolla është afër e ndërsa më përkëdhelte flokët me njërën dorë me tjetrën më ngriti në këmbë e më shtyu në krahët e Florës, gruas që do bëhej mamaja ime.

- Epo se mos kam ndonjë zgjidhje tjetër, - i thashë. - Mua askush nuk më do, ishalla do më duan këta, - dhe ika duke qarë. Nuk e di sa kam qarë në rrënzë të një kumbulle, derisa gjyshi erdhi e ul pranë meje më tha:

- Nuk është se nuk të duam, por ne jemi pleq e pleqtë nuk dinë të edukojnë e rrisin një fëmijë në moshën tënde. Pate fatin e keq të kesh nënë e baba që nuk të kanë merituar, po një gjë dua të të them. Edhe Flora, edhe xhaxhi Nuredini janë njerëz të mirë. Nëse do të kisha dyshimin më të vogël për ta unë nuk do t’i kisha lënë të vinin në këtë detë derë, por unë i njoh mirë. Nuk të them dot se do të të bëhen nënë e baba por të paktën s’do të të mungojë asgjë, - më mori për dore dhe shkuam në shtëpi. Atë natë festa u bë në shtëpinë e gjyshes, dhe kur mua më zuri gjumi, gjyshja më kishte bërë gati rrobat e mia. Të nesërmen në mëngjes unë u nisa me Florën e Nuriun për në shtëpinë e tyre. Rruga mu duk më e gjatë nga ç’më ishte dukur herët e tjera ndoshta se po shkoja pa dëshirën time. Flora përpiqej të më fliste dhe më tregonte emrat e qyteteve e fshtrave ku kalonim. Pas pesë orësh udhëtim kur arritëm isha e lodhur, por më bëri përshtypje pritja e tyre. Ata e kishin bërë dhomën time gati.

Kishte një krevat të lezetshëm dhe mbulohej nga një mbulesë ku ishte qëndrisur një mace që luante më lëmsha peri. Më bëri të qesh se mu duk sikur po shihja gjyshen që shante macen tonë nëpër shtëpi kur i zgjidhte lëmshin ndërsa thurte çorape. Kisha dhe një dollap me dy kanata. Ishte i vjetër por shumë i pastër. Perdja ishte e bardhë e qëndisur me lule të vogla. Kishte dhe një rrugicë anash krevatit.

Gjithë këto gjëra të reja ma hoqën bezdinë që do të rrija në atë shtëpi, më hoqën lodhjen. Ndërsa rrotullohesha për të parë dhomën Flora po buzëqeshte në derë dhe i bënte me shenjtë Nuriut për t’i thënë që po qetësohesha. Katër ditë ndenja në shtëpi, dhe çdo ditë vinin fëmijët e fshatit më thërrisnin për të luajtur deri kur më regjistruan në shkollë. Fillova shkollën dhe e vetmja gjë që më mërziste ishte se unë flisja me dialektin e zonës time. Kishte raste kur mezi i kuptoja fëmijët e tjerë. Por edhe këtë e kalova shpejto. Në shtëpi Nuriu ishte shumë i kujdesshëm edhe kur më qortonte. Flora ishte shumë punëtore. S’më mungonte asgjë, e ushqyer më së miri, e pastër si askush, e veshur gjithmonë me rroba të reja por sërish nuk isha e lumtur. Flora edhe pse kujdesej për mua asnjëherë nuk më puthi apo përkëdheli si gjyshja. Të vetmet përkëdhelje që mbaj mend janë ato të gjyshërve.

Unë mbarova shkollën e mesme në fshat dhe kur konkurova fitova shkollën e lartë korespodencë për letërsi. Nuriu më shoqëronte gjithmonë në Tiranë kur kisha provime. Nuk është se po shkëlqeja si në shkollë të mesme, por gjithsesi mirë isha. Filluan edhe të më kërkonin dorën për nuse shumë nga djemtë e fshatrave afër po Nuriu e Flora gjithmonë thoshin:

- Po ne duam të marrim dhëndër në shtëpi, e jo të japim vajzën.

Dhe kështu derisa mbarova fakultetin unë nuk u fejova. Kur unë isha në vitin e dytë në fakultet vdiq gjyshi. Sigurisht që Nuriu më çoi në ceremoninë e varrimit dhe kam qarë edhe një vit mbrapa për humbjen e tij. Më pas vdiq edhe gjyshja por kjo ishte edhe më e rëndë. Më dukej sikur do mbytesha. Lexoja romane pafund se vajza e vëllait të Nuriut punonte në bibliotekën e qytetit ku ishte martuar. Dhe vetëm librat më nxorën nga trauma që pësova me vdekjen e personave të vetëm që më dhanë dashurinë që duhej të më jepnin prindërit e mi.

Unë mbarova fakultetin dhe fillova punë mësuese në shkollën e fshatit. Isha ndër vajzat model për nga sjellja e megjithatë ndihesha krejt e vetmuar. Nuk më pëlqente askush sepse të gjithë djemtë i krahasoja me personazhet që kisha lexuar nëpër libra. Më në fund kur mbusha tridhjetë vjeç rashë me këmbë në tokë. E pashë që nuk mund të gjeja asnjë nga personazhet e mi që i adhuroja. Nuriu më prezantoi me djalin e shokut të tij të ngushtë. Ai jetonte prej dhjetë vitesh në Itali dhe e njihja qysh fëmijë. Ne u fejuam dhe u martuam pasi më dolën edhe mua dokumentet për bashkim familjar. Valentini, bashkëshorti im nuk ka mbaruar fakultet, por është burrë për shtëpi. Më do e më respekto. Lodhet e punon gjithë ditën sepse ka katër gojë për të ushqyer në shtëpi. I do fëmijët dhe i llaston po aq sa edhe unë. Më në fund ndihem mirë, nuk ndjej atë boshllëkun që më ka gërryer shpirtin gjithmonë.

Edhe Nuriu me Florën vijnë e rrinë shumë shpesh tek neve në Itali. Janë gjyshër të mrekullueshëm. Nuriu vrapon me fëmijët në park sikur të jetë njëzet vjeç, e jo shtatëdhjetë e pesë. Flora vazhdon të jetë gruaja punëtore, kuzhiniere dhe meraklie si gjithmonë.

Edhe familja e Valentinit më respekton e më do. Halla e fmijëve të mi jeton afër me nedhe sa herë më ka gjetur punë me orë, dërgon fëmijët e saj që të më mbajnë fëmijët që të punoj, vjen më ndihmon kur është pushim. Sa për prindërit e mi, babai hoqi dorë nga të gjithë detyrimet që kishte ndaj meje sapo unë shkova tek Nuriu. Ai ka tre fëmijë dhe fatmirësisht janë fëmijë të mbarë.

Ndërsa mamaja ime s’do ketë ndier asnjë herë detyrim për mua. Nuk e di nëse e ka ndier mungesën time, sepse e kam takuar vetëm ditën kur u martova dhe atë ditë ndenji vetëm një orë. Nuk di nëse e kishte mbledhur veten për të mos qarë apo me të vërtetë unë jam fëmija i padëshiruar i saj, isha tersi që i solla një martesë të dytë me një burrë që si doli për zot asnjëherë, por iu desh asaj të punojë për gjithë familjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.