Nga shqiptarët veç belara ke!

Intervista - - FAQE 1 -

Mirëdita. Dua t’ju tregoj historinë time nga jeta si emigrant jashtë Shqipërisë. Sapo mbërrita këtu në tokën e artë të Australisë, nisa të kërkoja një vend pune çfarëdo, sa për të jetuar, se edhe shpenzimet janë shumë të larta. Më në fund, gjeta një djalë vlonjat që drejtonte një kompani pastrimi supermarketesh. Ky pronar, gjatë prezantimit në telefon, më premtoi shumë se do të më ndihmonte për t’u punësuar në pastrimin e një supermarketi, ku do të paguhesha shumë mirë; për shtatë ditë pune do të merrja 1670 dollarë, duke punuar pesë orë në ditë. Por, ai kishte një kusht për këtë vend pune: më parë unë duhet t’i paguaja këtij djalit një kapar prej dhjetë mijë dollarësh kesh, për vendin e punës që do të më siguronte.

Unë në asnjë mënyrë nuk e pranova punën me këtë kusht dhe reagimi i bosit të pastrimeve qe i menjëhershëm. Ai ma tha prerë se nuk mund të më ndihmonte nëse nuk e plotësoja kushtin që po më vinte.

Unë jam qytetar i Tiranës dhe, pavarësisht se po jetoj prej vitesh këtu në Australi, mos u bëfsha asnjëherë për ndihmë se, sa për shqiptarët, ata duan të të shohin keq e më keq, në skamje e në mjerim! Prandaj, mos t’ju duket çudi që edhe në Shqipëri, kërkohen për një vend pune 3000 euro sepse shqiptari e ka në gjen poshtërsinë e mjerimin.

Tashmë unë kam kompaninë time dhe i lutem Zotit përditë që të më japë shëndet se s’kam e s’do të kem më nevojë deri në vdekje për të më ndihmuar në jetë një shtetas shqiptar, se ata vetëm belara e ngatërresa të japin në vend të ndihmës. Më e keqja është se, po të prezantohesh si shqiptar, asnjëherë s’do të punësohesh...

Me respekt, Xhimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.