Venera Lumani: S‘janë këngëtare, janë zbavitëse

Intervista - - AKTUALITET -

Venera Lu mani është një ndër këngëtaret e pakta që i qëndron besnike një zhanri muzikor, ndër të paktat që në këtë sezon veror vjen me një këngë latine, aspak komerciale… Të gjithë e mbajmë mend Venerën nga kompeticioni “The Voice”, mirëpo përpos këtij kompeticioni, ajo ka bërë një karrierë të suksesshme muzikore. Venera është transferuar nga vendlindja për të jetuar e punuar në Tiranë…

Rita Rrjolli: - Venera, ke ardhur me një këngë ku bashkëpunon me partnerin tënd në jetë, Lind Islamin, “Siento Amor”...

Venera Lumani: Po, falë producentit Ervin Gonxhi, i cili na fali një material kaq të bukur. Në kaq ditë pas publikimit, kënga më duket se po ecën mirë. Deri tani, jam shumë e kënaqur e tej mase e lumtur që po shoh kaq mbështetje nga këngëtarë dhe artistë të fushave të ndryshme që po ma bëjnë këtë nder. Jam shumë falënderuese ndaj çdokujt. Shumë e lumtur.

- Ia keni dedikuar vargjet njëri- tjetri?

Vargjet e bukura fillimisht buruan nga zemra e tekstshkrueses Vosjava Alia, që e falënderojmë shumë. Pastaj, ne i bëmë tonat që me leximin e parë të tekstit.

- Çfarë ka ndryshuar mes jush që nga njohja e deri më tani?

Kanë ndryshuar plot gjëra për mirë. Çdo ditë e më shumë, plot begati. - Je e lumtur?

Ne muslimanet themi “Elhamdulilah”! ( Qesh) Faleminderit Zotit, po!

- Keni bërë plane?

- - - - -

Për një muaj do të publikojmë edhe këngën dhe klipin e radhës, të cilin ka kohë që e kemi punuar, bashkëpunim me një dj.

- Cili është çifti VIP që simpatizon?

Hëm... Them se Albani e Miriami janë shembull.

- “The Voice” të dha sukses, por edhe dashuri... Ke menduar të marrësh pjesë edhe në kompeticione, apo festivale të tjera?

Festivale po, ndërsa në kompeticione të tipit “The Voice”, s’e besoj.

- Mban ende shoqëri me konkurrentët e “The Vioce”- it?

- Po, kemi plot shokë e shoqe me të cilët marrëdhënia është forcuar akoma më shumë.

- Ritme latine dhe gjuhë spanjolle... Pse pikërisht këtë gjuhë?

Këtë e ka menduar producenti Gonxhi dhe bashkëproducenti Xhuljo Imeri, i cili ka ndërthurur

- - -

kaq bukur edhe gjuhën spanjolle.

- Nëse të pyes se sa kohë i dedikon muzikës në ditë...

Do të të thoja se gjithë koha e gjithë dita është punë dhe muzikë. Çdo gjë që bëj ka lidhje me muzikën. Unë jam mësuese në një kolegj gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje jap koncerte live.

- Si është një ditë e zakonshme e jotja?

S‘ ka ditë të zakonshme, më beso! Çdo ditë është e mbushur me angazhime dhe lloj- lloj projektesh... Ditët s’i ngjajnë aspak njëra- tjetrës.

- Sa ka ndryshuar përditshmëria jote?

Kanë ndryshuar disa gjëra, në fakt. Atëhere isha në shkollë, ndërsa sot punoj. Isha më e re e kënaqesha më shumë, ndërsa tani janë shtuar obligimet... ( Qesh)

- Të mungon ndonjë gjë nga jeta që bëje para se të

(Vijon në faqen 7)

- - -

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.