Kam punuar kirurg, pa patur repart kirurgjie

Intervista - - MJEKESI -

Izet S. Çulli: - Profesor Pëllumbi, ç’mbani mend nga fëmijëria e hershme dhe sidomos nga rinia, mosha e pasioneve dhe e energjive të pashtershme?

Pëllumb Karagjozi: - Unë kam lindur në Gjirokastër në familje mjeku dhe vitet e para i kam kaluar aty, kurse rininë në Shkodër. Babai im, Tasimi, ishte mjek i talentuar, i arsimuar në Gjermani dhe Austri. Mbasi mbaroi shkollën fillore italiane në Gjirokastër, i ati e dërgoi për studime në Gjermani ku shkonin dhe disa bashkëmoshatarë të tij. Mbaroi uniken dhe gjimnazin në Berlin, ndërsa universitetin për mjekësi e përfundoi në Grac të Austrisë. U kthye në Shqipëri në 1934- ën dhe u caktua në spitalin Civil në Tiranë. Nëna ime ishte nga fisi Kokona. Ajo ka lindur dhe jetuar në Izmir të Turqisë.

- Si biri i një mjeku të mirënjohur, a kishit pengesa për t’u bërë mjek?

- E doja shumë mjekësinë dhe në vitin e fundit të shkollës së mesme isha në ankth a do të pranohesha në këtë fakultet. Sikur të mos mjaftonte ajo hije e keqe që babai kishte mbaruar studimet në Perëndim, vështirësia tjetër ishte se praktikat e kohës nuk e lejonin që fëmijët e mjekëve të vazhdonin për mjekësi. Mirëpo kontributi i vyer dhe emri mjaft i respektuar që gëzonte Tasim Karagjozi në Shkodër dhe Tiranë, i kyçi të gjitha gojët e liga, duke i detyruar autoritetet e arsimit t’i akordonin djalit të tij degën e mjekësisë.

- Kush ka ndikuar më tepër në formimin tuaj profesional?

- Frymëzim për të arritur gjer këtu ka qenë babai im, i cili me punën dhe shembullin e tij më mësoi ta dua profesionin, ta dua dhe ta respektoj të sëmurin. Kujtoj profesor Papariston, profesor Llambi Ziçishtin, profesor Petro Canin, Fadil Spahiun e të tjerë, që i kam respektuar dhe i kujtoj me shumë dashuri.

Specializimin e parë e kam bërë në vitin 1978 në Francë në klinikën e profesor Stagnara-s në Lion, për trajtimin e skoliozës dhe të kifozës torakale. Pas 6 muajsh erdhi bursa për të shkuar në Francë. Gruaja ime, ndërsa ndaheshim në aeroport, qante me dënesë nga gëzimi dhe njëkohësisht nga frika se mos më kthenin nga aeroporti në çastin e fundit.

Specializimin e dytë e kam bërë në vitin 1989, me ftesën dhe shpenzimet e universitetit në klinikën e Vizhebetit në Budapest. Me profesor Vizhebetin u njohëm në Athinë në Kongresin e Ortopedisë më 1988, ku unë paraqita teknikën time për rikonstruktimin e ligamentit cruciat anterior të gjurit dhe një vit më vonë, në Shkup, në takimin ndërkombëtar për Luksacionin Coxofemoral Congenital, mbajta një temë origjinale.

Në vitin 1990 fitova një bursë specializimi për kirurgjinë e gjurit në Romë dhe Bolonjë e më pas, në Ferrara dhe në Peskara...

- Ju kujtoj si pedagogun tim të shkollës së mesme mjekësore dhe të Fakultetit të Mjekësisë gjithashtu dhe na bënte përshtypje që ju nuk mbanit distancë me ne...

- Kur më caktuan pedagog në shkollën e mesme mjekësore, u mërzita se ëndrra ime ishte spitali, shtrati i të sëmurit. Megjithatë, ndieva një ngushëllim se katër orët e para të lëndës së kirurgjisë ishin praktikë në spital dhe unë bashkë me ju do të shkoja përditë në pavion. Ju të gjithë ishit nxënës të mirë, të edukuar dhe mësonit mirë. Unë ju doja shumë, por e ndieja që dhe ju më donit e më respektonit.

- Me sa di, operacionin tuaj të parë e keni kryer kur ishit në vitin e fundit të fakultetit!

- Pas provimeve të vitit të katërt, vijoi praktika njëmujore, ku nuk kam munguar asnjë ditë, as pasditeve dhe as në shërbimet e rojës së natës. Të asistoje në operacionet e profesor Paparistos ishte baraz me një universitet tjetër përvoje dhe diturie. Në një nga ato ditë, u paraqit një i sëmurë me dhembje të forta barku. Profesor Paparistoja m’u drejtua mua: “Pëllumb, vizitoje dhe na thuaj çfarë ka?”. Pasi e vizitova me kujdes iu përgjigja se kishte apendicit akut. Atëherë ai iu drejtohet kirurgut të shquar, Besim Elezit: “Këtë apendicit le ta bëjë Pëllumbi”. U emocionova shumë, se ishte i pari operim ku përtej turbullimeve kishte dhe të veçantën tjetër, se ende isha student i vitit të katërt.

- Ndonjë mbresë, kujtim apo mirënjohje nga pacientët tuaj të shumtë, a mund të na përmendni?

- Ato janë të shumta, por po përmend një prej tyre, atë që përjetova gjatë një dite pushimi me një mikun tim, profesor i Ortopedisë nga Gjermania. Për të nderuar mysafirin e huaj me gruan e tij dhe dy miq të tjerë, zgjodha qytetin e Krujës. Pasi vizituam qendrën muzeore, u ulëm në një restorant dhe po shijonim gatimin e shijshëm të kuzhinës krutane. Ndërsa gëzonim dhe festonim, makinën e kishim lënë në vendin e gabuar. Iu afrova policit që na pa në kundravajtje, i kërkova falje dhe u mundova të sqarohesha, mirëpo polici u ashpërsua edhe më shumë. Kur i thashë se dikur kisha shërbyer në këtë qytet dhe se isha doktor Pëllumb Karagjozi, ai u përkul para meje si të isha shenjtor, më kapi duart që m’i puthi pa pushim e më tha: tikuj në revistat shkencore të huaja. Njëkohësisht, edhe shkruaj. Tashti po përfundoj një libër që e kam titulluar “Për bukurinë e fëmijës tuaj”.

- Profesor, duke lënë mënjanë modestinë tuaj të njohur, a mund të përmendni numrin e punimeve tuaja shkencore, referimet e shumta brenda dhe jashtë shtetit, ndonjë risi?

- Kam pasur shumë dëshirë të merresha me studime shkencore. Ishte viti i dytë si mjek, kur fillova në udhëheqjen e profesor Gaçes, të studioja infeksionet spita- Prof. Pëllumbi gjatë një operacioni “Këto duar më kanë shpëtuar lore. Në dy vitet e para shkrojetën!”. va librin “Vitaminat”. Pastaj kam vazhduar me studime shkencore dhe kam rreth 100 punime, një pjesë të të cilave i kam botuar në revistat prestigjioze të Evropës. Disa prej tyre janë punime të mirëfillta kërkimore shkencore. I tillë është studimi që zgjati tre vjet për të parandaluar kockëzimet që ndodhin rreth artikulacionit coxofemoral pas operacioneve në këtë artikulacion. Ky ishte një komplikacion që na ndodhte në 20-30% të rasteve të operuara. Së fundi përdora Indometacinën për një muaj dhe rezultati ishte i shkëlqyer. Këtë punim e dërgova në redaksinë e revistës franceze “Revue de Chirurgie Orthopedique”, i pari në Evropë me rezultate pozitive në këtë fushë. Punimi u botua në vitin 1986, 72, 461-464. Në vitin 1991, jehona e këtij studimi përmendet edhe në Amerikë. Punim tjetër me shumë vlerë është dhe teknika ime për operacionin e ligamentit cruciat të gjurit, e prezantuar në Kongresin Ndërkombëtar të Ortopedisë në Athinë, në tetor 1988, i botuar në “Acta Orthopaedica Helenica” Volum 481997.

Punim tjetër me vlerë është edhe trajtimi i frakturave me armë zjarri me fiksim të brendshëm. Ai është paraqitur në Kongresin e 7-të të EFFORT, në Lisbonë. Punim

- Duke u ngritur në majat e specialitetit të Ortopedisë shqiptare, besoj se keni pasur kontakte edhe me persona të emërtesës së lartë të kohës...

- Në vitet e diktaturës, të ishe konsulent i klinikës speciale, ishte një privilegj për mjekët, veçanërisht për mua. Megjithatë, pas disa vitesh pune, filluan të më thërrasin për të konsultuar personat e emërtesës së lartë. E ndieja që më respektonin, por njëkohësisht kuptoja edhe smirën e ndonjëherë, edhe ligësinë e shefave të mi. Në një rast, Benzi më priste poshtë shtëpisë. U nisa urgjent dhe kur shkova në spital gjeta shumë mjekë, Ministrin e Shëndetësisë e të tjerë. Djali i zv/ Kryeministrit kishte thyer kockën e krahut. Thyerja ishte e ndërlikuar, kishte dëmtuar dhe nervin e dorës. Pasi e vizitova, i thashë se duhet të operohej dhe doli me sukses.

- Ju gjeta përsëri midis librash dhe dorëshkrimesh. Çfarë keni në dorë? “Gjer edhe mjeku duhet të jetë prodhimtar, nëse dëshiron të mjekojë me të vërtetë”, ka shkruar Gëte...

- Unë vazhdoj të punoj në një spital privat, sigurisht, me orar të reduktuar, por në kohën e lirë lexoj letërsi dhe ar- tjetër origjinal, studim trevjeçar, është “gjipsi funksional në trajtimin e luxacionit Congenital Coxofemoral”, punim i botuar në “Acta Orthopaedica Helenica” 14, 3, 2001. Po ashtu kam botuar tre tekste të Kirurgjisë për shkollën e mesme mjekësore; jam bashkautor i tekstit të “Kirurgjisë Speciale” të vitit V të Fakultetit të Mjekësisë dhe bashkëpunëtor i tekstit “Ortopedia” për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Kam botuar tre monografi: “Pseudoartrozat” 1984, “Dhembjet e mesit” 1987, “Amputimet” 1985.

- Po për zhvillimet e sotme të mjekësisë në qytet dhe në fshat, ç’koment keni?

- Mjekësia sot në vendin tonë ka përparuar shumë. Në klinikat universitare janë futur aparatura moderne, gjë që ka bërë të realizohen shumë operacione që përpara 20 vjetëve nuk bëheshin.

- Profesor, sot ka shumë mjekë që rendin mbas parasë. A mos i jemi larguar ca si shumë Betimit të Hipokratit?

- Mjeku ka një punë sa humanitare, aq edhe të vështirë, shumë herë punon me orar të zgjatur për t’i shërbyer të sëmurit dhe për këtë i takon të bëjë edhe një jetë normale, të ketë mundësi të shkojë edhe me pushime etj. Kështu, ndonjëherë edhe pranon ndonjë shpërblim nga pacientët, por e dënueshme është t’u vësh kusht familjarëve që të paguajnë për të kryer shërbimin.

- A ka ndonjë sekret konstrukti juaj në këtë moshë? Ka ndikim trashëgimia apo i përmbaheni fjalurtisë se “një gram kujdes vlen më shumë se një kuintal me ilaçe”?

- Sekreti i vetëm është kujdesi për veten që të kesh një jetë të mirë e të shëndet- shme. Unë nuk kam pirë duhan dhe pije alkolike; vetëm me raste të rralla. Kam bërë vazhdimisht sport, not dhe vrap. Gjithmonë kam qenë aktiv dhe kam ngrënë ushqim të shëndetshëm. Këtë regjim vazhdoj dhe sot.

- Përvoja juaj e gjatë dhe mbresat e shumta në jetë si mjek qysh nga viti 1959 e gjer më sot, a do t’i gjejmë ndonjë ditë në një libër më vete?

- Do të kisha shumë dëshirë, kam shumë ngjarje interesante, por më duket sikur do të krenohem apo do të mburrem po t’i shkruaja vetë. Do të doja që ndonjë nga nxënësit e mi që më ka njohur dhe vlerësuar, të shkruajë diçka. (Buzëqesh)

- A jeni penduar sadopak që u bëtë mjek dhe sidomos kirurg, i cili duhet të jetë “zgjuar” 24 orë dhe a mendoni se kirurgjia si specialitet i përqaset më tepër artit?

- Profesioni i kirurgut është vërtet profesioni i privimeve dhe lodhjes së madhe, në veçanti në kohën që unë kam punuar, kur kishte pak mjekë. Kujtoj kohën kur kam qenë në Krujë në vitet ‘70-’73. Mua më transferuan aty ku nuk kishte repart kirurgjie. Unë mund të rrija rehat të bëja vetëm konsulta dhe mikrokirurgji. Por s’mundesha, nuk rroja dot pa bërë kirurgji, bëra çmos të ngrija spitalin edhe me veglat e një spitali fushor. Edhe sot po të kthehem dhe një herë në rininë time, përsëri do të bëhem kirurg. Kirurgjia dhe në veçanti Ortopedia, vërtet i ngjan një pune arti.

- Dhe më në fund, profesor Pëllumbi, na thoni diçka për familjen tuaj...

- Unë jam martuar në vitin 1968, me Evelina Kërçikun, vajzën e profesor Kadri Kërçikut, profesorit tim të Dermatologjisë. Evën e pashë për herë të parë në bregun e Liqenit të Pogradecit. Kemi dy djem të mrekullueshëm: Andin që jeton në vilën ku unë banoj dhe Endrin, sot në Amerikë. Të dy djemtë janë të martuar...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.