Eni Koçi: Nuk heq dorë pa e gjetur…

Intervista - - MUZIKE -

Eni Koçi vjen këtë sezon me “S` po t` gjej mo”, një këngë mjaft ritmike edhe me tekst po ashtu shumë interesant, që e bën këtë këngë për pak ditë lançim, një këngë hit. Shumë e kërkuar në tregun muzikor shqiptar, Eni, edhe pse jeton për arsye studimi jashtë vendit, nuk harron të punojë për të sjellë çdo sezon këngë të re. Duhet thënë se Eni edhe Greta i janë rikthyer fuqishëm tregut muzikor dhe po publikojnë herë pas herë këngë e klipe mjaft të pëlqyera. Sensuale, me bukurinë që e karakterizon, këtë herë në klip, Eni shfaqet me luk krejt tjetër. Për më tepër rreth muzikës, shkollës dhe jetës së saj personale, ju ftoj të lexoni intervistën…

Rita Rrjolli: - Eni, si po shkon publikimi i këngës së re?

Eni Koçi: - Që në momentet e para të publikimit është pritur mjaft mirë.

- “S`po t`gjej mo”, është dedikim?

- Tekstin kësaj radhe nuk e kam shkruar unë, duhet të pyesim autorin… (Qesh)

- E ndien veten sadopak në brendësi të vargjeve të këngës?

- Unë e punoj me zemër çdo këngë që realizoj, por nuk do të thotë që çdo tekst që realizoj të jetë një dedikim nga unë.

- Je aktive për momentin?

- Sigurisht, sezoni veror është gjithmonë i ngarkuar.

- Kur e lyp diçka, e gjen?

- Nuk heq dorë pa e gjetur…

- Sa kohë të mori realizimi i klipit?

- Jo shumë. Është një klip shumë i thjeshtë, por jam e mendimit se s‘ ka nevojë për komplikime për të dalë diçka e bukur.

- Ishte ashtu siç e kishe planifikuar?

- Yesss… Vargjet e këngës thonë “Ka po shkoj po t’lypi e s` po t` gjej mo” dhe gjatë gjithë kohës në kokën time mendoja që këtë personin imagjinar duhet ta kërkoja në ndonjë vend mbeturinash, ndoshta aty e lashë herën e fundit… (Qesh) Jam pak si shumë feministe…

- Nga bionde, të pamë kuqalashe... Flokët ishin vetëm për klip, apo vazhdon t’i mbash ashtu?

- I mbajta rreth dy muaj, por ngjyra e kuqe është shumë e lodhshme për mua. Jam mësuar gjithmonë me atë bionden e ëmbël, kështu që vendosa të kthehem në origjinën time.

- Sa të rëndësishme e ke paraqitjen?

- Paraqitja është tepër e rëndësishme, sidomos kur ke vëmendjen e shumë njerëzve. Paraqitjes i dedikoj kohën e duhur, pa e tepruar.

- Sakrifica më e madhe që ke bërë për hir të klipeve të tua?

- Ka qenë videoklipi “S` jam jetime”, në bashkëpunim me Gretën. Na është dashur të dalim me një fustan të hollë në mes të borës ku do çdo gjë kishte ngrirë dhe të interpretonim këngën. Pas atij xhirimi nuk kontrolloja dot muskujt, por normalisht, këto detaje torturuese nuk kuptohen nga publiku.

- Eni, a mendon edhe ti se bukuria, është një faktor kryesor për të pasur sukses?

- Është ndër faktorët shumë të rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi. Talenti është baza dhe të jesh e zonja për atë që bën, por gjithsesi, pamja fizike ndihmon shumë.

- Ti edhe Greta po publikoni vazhdimisht këngë të reja... Si ia bëni?

- Pjesa më e madhe e kohës sonë tashmë u ka kaluar krijmeve të reja që deri më tani kanë rezultuar shumë të suksesshme… Uroj që edhe projektet në vijim të priten në të njëjtën mënyrë.

- Si është dita jote në Tiranë?

- Në Tiranë zakonisht kaloj më shumë kohë gjatë verës dhe një pjesë e mirë e ditës kalon me ngarkesë pune, ndërsa pjesën tjetër përpiqem ta kaloj me familjen, duke qenë se pjesën më të madhe të vitit e kaloj larg tyre. Përpiqem të krijoj një balancim kohor në mënyrë që t’i shijoj e t’i kryej të gjitha punët.

- Përpos muzikës edhe projekteve, me çfarë po merresh tjetër?

- Dedikim shumë të madh tek unë merr shkolla. Normalisht, studimet nuk ndalojnë as gjatë verës, as në dimër.

- Eni, sapo ke mbushur 20 vjeçe... Si ndihesh?

- Ndihem njësoj, vetëm se kam dysh përpara… Nuk dua të rritem më, kaq jam okej!

- Ku e festove këtë 20 vjetor?

- Me familjen në Antal- ja. - Dhurata më e bukur... - Nuk më pëlqen t’i veçoj dhuratat. Ai që vlerësoj më shumë është gjesti dhe fakti që dikush ka menduar të më dhurojë diçka, sesa vlera materiale. - Urimi më i veçantë? - Prapë nuk di të veçoj… - Je një 20 vjeçare e suksesshme, e njohur... A je gjithashtu një 20 vjeçare e pasur?

- Të jesh e pasur, për mua nënkupton të jesh e rrethuar me dashuri, të japësh e të marrësh respekt, të kesh shëndoshë e mirë të gjithë njerëzit e tu të dashur, sepse shëndeti është mbi të gjitha e sigurisht, të ndihesh i realizuar me veten tënde. Sipas përkufizimit tim, i bie që jam e pasur. (Qesh)

- Thonë se ti nuk pranon të këndosh në diskoteka të vogla... Kush i zgjedh vendet ku do të performosh?

- Sigurisht, kam njerëz që merren me këtë sektor, por normalisht, edhe vetë. Nuk e di çfarë flitet, por unë jam gjithmonë më se e lumtur të jem afër publikut në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, kudo ku ka shqiptarë.

- A ka ndonjë të re në jetën tënde personale? - Ende jo… - Ende asnjë djalë s‘ta ka fituar zemrën?

- Ende, ende... Shumë dobët këta djemtë e sotëm…

- Si është mashkulli që do të doje të kishe në krah?

- Hëm, tani i bie të them edhe unë ato përrallat me princin e kaltër që ëndërron çdo vajzë… Normalisht, karakteri është baza, sinqeriteti, një njeri me vizion e me sukses në jetë etj. Janë shumë gjëra…

- Pak a shumë, si meshkujt që zgjedh në klipe?

- Në klipe nuk i studioj nga karakteri, i shoh vetëm si paraqitje.

- Të të pyes pak për këngët e kolegëve... Cila është kënga që po të pëlqen këtë sezon?

- Kane dalë shumë këngë të bukura, por unë përgjithësisht dëgjoj shumë këngë të huaja, ndaj s‘di të veçoj nga të rejat shqiptare.

- Pushimet, ku do t’i kalosh?

- Kalova disa ditë jashtë dhe tani unë vij nga jashtë, për të kaluar pushime në Shqipëri sadopak… Si i bie?! (Qesh)

- Cilat vende preferon zakonisht?

- S‘kam ndonjë preferencë specifike.

- Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?

- Syzet e diellit, parfuumi, krëhëri dhe karikuesi i celularit.

- Pushimet e tua janë të çmëndura me shoqëri, diskoteka dhe argëtim, apo familjare?

- Tepër familjare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.