Shpat Kasapi i rikthehet tradhtisë së Afërditës me Di Kaprion

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Pasi ka kaluar kohë nga imazhi i famshëm i Afërdita Dreshajt në ballkonin e Di Kaprios, duket se ka akoma detaje për të zbuluar. Pas aludimeve nëse ishte apo jo Dreshaj në foto, vetë modelja e pranoi se kishte qenë ajo dhe se ndodhej aty pasi kishte qenë e ftuar në një festë private ku gjendeshin edhe plot modele të tjera. Por, si në çdo gjë që ndodh, ka gjithmonë dy anë të medaljes dhe versioni i Shpat Kasapit nuk përputhet me atë të Afërditës. Sipas tij, ai e ka ditur që një ditë më parë punën e fotos, por me një ndryshim. Nga Amerika, Afërdita i ka telefonuar dhe i ka thënë se do ta takonte Di Kaprion në rrugë dhe se do të bënte një foto me të. Veçse, fotoja që bëri xhiron e internetit në atë kohë, nxori që sfondi i fotos nuk ishte rruga, por një ballkon dhe se aty nuk shihej askush tjetër, veç Leos dhe Afërditës.

I pyetur nëse ishte mërzitur nga e gjithë kjo, këngëtari tha që jo sepse e kishte kryer punën “si burrat”, pasi kishte folur vetëm një herë me të, duke i dhënë fund lidhjes së tyre. Pyetjes nëse e kishte menduar dy herë ndarjen ai i është përgjigjur se kishte qenë tepër i vendosur për ta mbyllur historinë me të. Akualisht, këngëtari ka një lidhje të re, por nuk preferon të zbulojë ndonjë detaj për vajzën në fjalë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.