Besart Kallaku, kumbar i 5 fëmijëve!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

aktorin e humorit të japë kontributin e tij në nisma të ndryshme humanitare dhe kjo ka ngjallur simpatinë e publikut ndaj tij. Kështu, në një prej ditëve ai është përballur me një të papritur interesante. Një nga qytetarët e Durrësit, kryetar i një familjeje në nevojë e gjithashtu fans i tij, me gërshërët në dorë, i ka kërkuar të bëhet kumbari i vajzës së tij. Besi e ka pranuar me kënaqësi, por kjo është një ngjarje e përsëritur për aktorin, pasi përveçse kumbar i mbesës së tij, ai është edhe kumbari i djalit të një shoku, vajzës së një tjetër shoku me emrin Hera, si dhe djalit të një shoku tjetër i cili ia ka vënë emrin djalit Besart, në nder të Besit. Besi rrëfen se është nga ata që mendojnë se nëse të mirat që ke nuk i shpërndan me ata që kanë nevojë, asgjë nuk merr kuptimin e duhur. Ndoshta kjo është një nga arsyet pse njerëzit e duan Besin. Ndërkohë, sa i përket jetës private, ai ka treguar për të gjithë kureshtarët se lidhja me Xhensilën po shkon mjaft mirë dhe se ndoshta nga viti tjetër, pasi të sistemohen në shtëpinë te liqeni, që po e mobilojnë, mund të kemi edhe dasëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.