Bijonse kopjon Bleonën?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Pasi na ka servirur kohë pas kohe idenë se ne nuk jemi të vetmit që kopjojmë të huajt, por edhe ata na kopjojnë neve, Bleona na e konfirmon këtë edhe me shembuj. “Si mendoni?” i pyet ajo ndjekësit në Instagram në foton ku shfaqet Bijonse e veshur si Bleona, apo Bleona e veshur si Bijonse. Këtë nuk dimë ta themi me siguri, por fansat nuk kanë vonuar të komentojnë se Bleona e ka veshur e para veshjen dhe se i rri më bukur. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja na sjell shembuj të kësaj natyre. Kujtojmë që pak më herët, foto të Niki Minazhit, Xhenifer Lopezit apo Britni Spirsit që mbanin veshje të njëjta me të, qarkulluan nëpër rrjete sociale. Mbi to mund të dalloje edhe vitin kur e kishte veshur njëra e kur tjetra dhe rezultonte që Bleona ishte gjithmonë një hap përpara. A duhet të mendojmë se Bleona po kthehet në një shembull për t’u kopjuar edhe për koleget jashtë vendit? Le ta marrim pak me rezerva këtë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.