Luana dhe Marina shkojnë në ekranet e Kosovës

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Nëse nuk flitet për Luanën, do të flitet për Marinën dhe anasjelltas. Por, këtë herë do të flasim për të dyja sepse ato tani i bashkon edhe diçka tjetër: mundësia për të lëvizur nga Top Channel-i. Pas këmbënguljes nga ana e Getoarit që Marina ta lërë “Pro- cesin sportiv” dhe të nisë një emision me fëmijët, duket se edhe Luana ka të njëjtin problem duke qenë se pas diskutimeve për mbylljen e programit “E Diell”, është një elektron i lirë, në pritje për pozicionimin e duhur, në televizionin e duhur. Dhe, duket se mundësitë më të mira për këtë, i janë rezervuar jo në Shqipëri, por në Kosovë. Kjo nuk tingëllon aspak e papritur nëse përmendim faktin se flitej që Geti po përpoqej t’i siguronte Marinës një vend në televizionet në Kosovë. “Po Luana pse?”, do të thoni ju. Luanën po ashtu e pret partneri (ish-i dashuri i Dafina Zeqirit) Krenar Cocaj në Kosovë, ndaj nuk do të ishte çudi që dy motrat Vjollca të vraponin pas të dashurve, por edhe pas mundësive dhe horizonteve të reja që mund t’u shfaqen. A do t’ia vlejë ndryshimi dhe sa do ta marrin ato në konsideratë, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.