Lori Hoxha, urim prekës për Sarën dhe Ledionin

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Që Sara Hoxha dhe Ledion Liço presin të bëhen prindër, është fakt tashmë. Çifti e bëri vetë të ditur lajmin në një foto në Instagram ku Ledioni puthte barkun e fryrë të partneres nën diçiturën: “Të lumtur ne të tre”. Dyshja kishte arritur ta mbante të fshehtë lajmin derisa vendosi se ishte momenti i duhur për ta bërë publik. Mes urimeve të panumërta, veçonte ai i teze Lorit, e cila përmes një fotoje ku përqafonte me dashuri Sarën, shprehej më se e lumtur për faktin që familja e tyre po zgjerohej. Ndër të tjera, Lori shkruan që dashuria mes Sarës dhe Ledionit e frymëzonte atë çdo ditë dhe se nuk kishte dyshim që ata të dy do të ishin prindër fantastikë për fëmijën që pritet të jetë djalë. Shumë urime për dyshen simpatike!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.