Endri&Stefi: Ikim sepse këtu na mungon shpresa

Intervista - - MUZIKE -

Fabjola Kuburi: - Endri dhe Stefi, e kishit menduar se kënga “Bang bang” do të pëlqehej kaq shumë?

Endri&Stefi: - Po, e kishim menduar që në fillim dhe bindeshim më shumë duke punuar.

- Çfarë ju tërhoqi te Lauresha?

- Laureshën nuk e njihnim nga afër, por pas propozimit të mikut tonë, kompozitorit Gent Myftaraj, e studiuam me vëmendje dhe thamë “po”. Në fillim, unë pashë te Lauresha një vajzë me stil dhe interesante, me dëshirën e madhe për ta bërë këtë bashkëpunim, natyrisht, edhe respektin ndaj nesh. Dëgjuam dy nga interpretimet e saj të mëparshme dhe u bindëm. Më pas, kur puna filloi, na ka habitur me lehtësinë e interpretimit të këngës në karakter dhe vokal. Kam përshtypjen se kjo këngë i përshtatet vokalit të saj lozonjar dhe me ngjyrë të bukur.

- Endri, në “Your face sounds familiar” ti pate disa konflikte... Çfarë ndodhi realisht dhe cili është mendimi yt për këto formate televizive?

- E vlerësoj madhështinë e tyre, audiencën që fitojnë, por do të doja të ishte gjithçka e vërtetë; me një fjalë, siç trasmetohen live, ashtu edhe të këndohet, live. Pse duhet të vazhdojmë të gënjejmë dhe të luajmë me publikun? E vërteta duhet të jetë pasqyra e së vërtetës. Sa për konfliktet, besoj se janë pjesë e spektaklit, ndodhin dhe duhet të ndodhin sepse debati bën mirë për të arri- tur suksesin e spektaklit. Megjithatë, këto i vendosin producentët dhe regjisorët e tyre, ata i dinë shumë mirë arsyet pse nuk ndodhin live edhe këto që përmenda unë më sipër. E mira e këtyre spektakleve është se u japin teleshikuesve diçka me të cilën të merren, duke i analizuar. Unë besoj se dhe këtu do vijë momenti kur gjithçka të jetë e vërtetë. Nuk e kam fjalën vetëm për spektaklet, por për gjithçka fshihet në këtë vend akoma të pastabilizuar në të gjitha fushat.

- Ç‘ model të prindit, jeni përpjekur të përçoni te fëmijët tuaj?

- Nëse e keni fjalën për konservatorizëm apo liberalizëm, ne anojmë pak nga e dyta, sipas matjeve shqiptare. ( Buzëqeshin)

Stefi: - Nuk kam menduar ndonjëherë një model të përcaktuar, por isha i qetë... Kisha një grua që rolin e nënës e bënte në mënyrë të përsosur. Unë jam një model punëtor, me

PSIKOTERAPIA DHE HIPNOTERAPIA SHEROJNË SHPIRTIN TUAJ MË SHUMË SE ILAÇET KIMIKATE... JAPIM MJEKIM 100% BIMOR

PSIKOLOGU ME PËRVOJË, I SPECIALIZUAR NË DISASHTETEPERËNDIMORE BËN RADIOGRAFINË E SHPIRTIT TUAJ.

shumë (Buzëqesh)

- Po raporti juaj me fëmijët, si është?

Stefi: - Kam dy vajza dhe raporti ynë është i shkëlqyer.

Endri: - Raport të mrekullueshëm.

- Nëse familja do të ishte një pikturë, ç’ngjyra do të përdornit?

Stefi: - Kam blerë një pikturë të Van Gogut, imitim (qesh), me bazë ngjyrat lejla dhe të verdhë që të jep përshtypjen e një jeshileje, pra, natyrë. Kështu e shoh familjen, si vetë natyra!

Endri: - Ngjyra jete. Jam natyrë solare dhe nuk kam si ta mendoj ndryshe, përveçse me ngjyra të zjarrta.

- Ju jeni familjarë dhe sot familjet e mëdha të dikurshme sa vijnë e po kthehen në familje me pak pjesëtarë. Si e shikoni këtë fenomen?

- Një fenomen krejtësisht normal për kohën që jetojmë. Kryesisht, i importuar nga perëndimi dhe kapitalizmi, lëvizjet demografike, pse jo edhe emigrimi. Duket si një trend i ri edhe në Shqipëri. Lavdi Zotit, akoma thuhet “mirëmëngjes” dhe “ç’bën, si je” në apartament dhe mëhallë.

- E keni menduar ndonjëherë të jetoni diku jashtë vendit duke qenë se ju jeni gjatë gjithë kohës udhëtime! nëpër koncerte jashtë Shqipërisë?

Stefi: - Ne kemi jetuar gati 10 vjet në Greqi, pra, ka qenë jo vetëm opsion dhe konsideratë, por një vendim i padiskutueshëm në ‘ 91- shin. Të them të vërtetën, për herë të parë na ka shkuar mendja të shkonim andej nga Amerika.

Endri: - Nuk mendoj se është vetëm ana financiare që i shtyn shqiptarët të emigrojnë. Ka të bëjë shumë edhe klima e përgjithshme social-shoqërore, padrejtësitë dhe mënyra abuzive si funksionon gjithçka në këtë vend. Politika, drejtësia, korrupsioni i rrënjosur, mungesa e shpresës... Pa shpresë, njeriu vdes.

- Për çfarë i jeni mirënjohës këtij rrugëtimi në muzikë dhe çfarë ka qenë për ju e vështirë ndër vite?

- Unë kam lindur me muzikën në shpirt! Që fëmijë, një apo dy vjeç, më kanë varur një fizarmonikë të vogël në qafë dhe më thanë “ec”. ( Qesh) Muzika, vetëm m’i ka lehtësuar vështirësitë dhe problemet e jetës. Këtë po bën edhe tani. I jam shumë mirënjohës.

Endri: - Muzika ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë jeta jonë.

- Ecni me ritmin e një mashkulli, babai, artisti të organizuar deri në detaj apo ju pëlqejnë gjërat e paplanifikuara?

Stefi: - Kishim një shprehje dikur: “Kur bën plane, s’të dalin”.

Endri: - E vëmë akoma në zbatim këtë shprehje. Planifikojmë pak, por më shumë ecim me kohën.

- Si meshkuj, e keni në natyrë xhelozinë? - Për fat të keq, e kemi! - Ç’gjë thelbësore ju ka mësuar jeta?

- Jeta është një oaz dhe janë kaq shumë gjëra për të mësuar sa vetëm me këtë pyetje mund të bënim një ese.

- Pas kaq vitesh investimi, ndiheni të shpërblyer profesionalisht, moralisht, financiarisht?

Stefi: - Kemi akoma shumë për të bërë. Këtë doje të thoje, apo jo Endri?! (Qesh)

Endri: - Po, këtë do thoja, kemi akoma shumë për të bërë, kemi rrugëtim akoma dhe shumë gjëra për të realizuar.

- Një karrierë e mirë është e mundur vetëm nëpërmjet...

- Në Shqipëri, sa ta kesh “atë” në formë, është e mundur gjithçka. (Qesh)

- Çfarë do të donit të zgjaste për gjithë jetën?

- Shëndeti është kryesori. T’i kemi fëmijët mirë dhe hajrin, si thoshin të moçmit.

- Të metat që ia pranoni vetes?

- Janë disa, por nuk po i themi. ( Qeshin)

- Njerëzve u pëlqen të rrinë në shoqërinë tuaj sepse…

- Sepse jemi njerëz me energji pozitive dhe gjithë jetën me shoqëri. Pa shoqëri dhe miqësi, je si peshku pa ujë!

- Nëse do të kishit një shkop magjik, çfarë do të kishit zgjedhur të ndryshonit?

- Shqipërinë, ta bënim si Zvicra!

- Keni dikë me të cilin u bënë kohë pa u takuar dhe do të donit ta kishit pranë për të bërë një bisedë me të?

Stefi: - Gruaja ime, Marina. Jeta, bisedat me të ishin të pashtershme dhe gjithëpërfshirëse. Nëse një çift ka ç’të bisedojë e të buzëqeshë për vite të tëra, atëherë dashuria merr dimension të plotë dhe të përjetshëm. Eh, një bisedë me të!

- Kush ju ka komplimentuar, së fundmi?

Stefi: - Vajza ime, Joana. Më komplimenton për performancat.

Endri: - Familja, publiku, janë komplimentuesit tanë më të mirë.

- Në gjithçka që ju rrethon, çfarë do të donit të shikonit dhe të dëgjonit më shumë?

- Të dëgjoj mirë për njerëzit dhe për shqiptarinë. Të shikoj vajzat e mia të jenë mirë dhe të ecin përpara, me jetën e tyre.

- Faleminderit për këtë intervistë...

- Faleminderit edhe ju dhe një verë të bukur me “Bang Bang”.

Ju qe keni strese, ankth, fiksime, brenga, nervozizem, dhimbje koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshë, etj., drejtohuni te Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme me neuropsikiatrin me shumë përvojë Dr. Abaz Quka. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit “Selman Stermasi” (ish-Dinamo). Merrni ne Cel. 0692255562 per të fiksuar takimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.