Kalika mëson se Navini është Sarasi!

Intervista - - TELENOVELA -

shumë e trishtuar dhe thotë se do të ishte dashur ta kishin futur Pramadin në burg që herën e parë që u deh. Në shtëpinë e Vidias kanë probleme me pagesat e punonjësve, që janë ngritur në grevë. Dogba vendos të shesë bizhutë e saj, por i lajmërojnë se dikush i ka paguar punonjësit dhe ata nuk e dinë se kush. Sarasi vret mendjen se si do ta frenojë Pramadin në qëllimin e tij për të kërkuar Sarasvatiçandrën, ndaj e takon atë dhe i thotë se ka zbuluar që ky i fundit ka vdekur.

Pramadi gëzohet me këtë lajm dhe thotë se do t’ia japë Kumudit. Sarasi nuk përmbahet dot kur Pramadi thotë se Kumudi duhet të ketë pasur shumë të dashur dhe e qëllon atë. Kusumi i thotë Kalikës se motra e saj i fal njerëzit vetëm një herë, ndaj tani e tutje nuk duhet të bëjë më asnjë gabim me të. Pramadi shkon te Kumudi dhe e pyet nëse mund ta përballojë dot lajmin se Sarasvatiçandra ka vdekur. Kumudi shkon të kërkojë Sarasin, e frikësuar se mos ai ka vdekur vërtet. Ajo e gjen jashtë dhe të dy ndajnë dhimbjen me njëri-tjetrin. Dogba dhe Gunijali përballen me Danin, i cili është personi që ka paguar punonjësit e tyre. Ai u thotë se ka ardhur për të korrigjuar gabimin e Sarasit, por ato ia mbyllin derën në fytyrë. Sarasi i rrëfen Kusumit se vazhdon ta dashurojë Kumudin, por vetëm kur të sigurohet se ajo është mirë, do të dalë nga jeta e saj.

Pramadi vendos të bëjë dashuri me Kumudin

Pramadit nuk thotë asnjë fjalë.

Mamaja e Pramadit i del kundër Kumudit

Kumudi i tregon vjehrrës për sjelljen e të birit, por ajo i përgjigjet se tashmë ai është burri i saj, ndaj përgjegjësitë janë të sajat, duke e shokuar Kumudin. Nga ana tjetër, Sarasi i tregon Budidanit i cili tërbohet. Ai e qëllon Pramadin dhe i kërkon atij të largohet nga shtëpia. Budidani i kërkon Kumudit t’i tregojë atij për gjithçka që bën Pramadi. Dani, i vendosur për të mos u larguar nga Ratnagiri, ngre një tendë për të qëndruar aty dhe Kumari vendos t’i çojë ushqim. Pramadi përballet me Kumudin dhe i thotë se, nëse ajo nuk përpiqet të bëhet gruaja e tij, ai nuk do të sillet keq me të.

Kumudi përpiqet të flasë me vjehrrën, por ajo është shumë e zënë, kështu që i shkruan një letër ku i thotë se nuk do të agjërojë për Pramadin dhe i kërkon të falur. Letrën e lexon Kalika, e cila shkruan një letër tjetër. Mamaja e Pramadit lexon letrën tjetër, ku gjoja Kumudi ka shkruar se është e sëmurë dhe nuk punon dot. Vjehrra i thotë Kumudit se nuk ka asnjë problem dhe Kalika gëzohet që arrin të krijojë këtë keqkuptim mes tyre. Sarasi shikon letrën në dorën e Kalikës dhe dyshon se ajo po bën ndonjë plan. Gunijali telefonon në shtëpinë e Kumudit për të lajmëruar se do të shkojnë Kumari e Çandrika për të çuar dhurata për Kumudin. Në telefon del Kalika, e cila thotë se do t’ia transmetojë këtë porosi mamasë së Pramadit. Kalika i çon fruta në dhomë Kumudit dhe kur vijnë të ftuarit bashkë me vjehrrën e saj, e gjejnë atë duke ngrënë. Të gjithë shokohen. Mamaja e Pramadit e qorton ashpër Kumudin, duke i thënë se i ka zhgënjyer dhe se po sillet si Pramadi. Kumudi nis të qajë.

Kumudi i kërkon Sarasit të ikë

Budidani, përkundrazi, e mbështet Kumudin dhe i thotë se është e drejta e saj të marrë vendimet që do. Kumari dhe Çandrika shkojnë në shtëpinë e Kumudit. Kalika thotë se Pramadi nuk përgjigjet në telefon dhe kërkon leje të shkojë ta gjejë. Kumudi thotë se do të shkojë ajo, por Kalika tallet se me të nuk ka për të ardhur kurrë. Mamaja e Pramadit i kërkon Kumudit të shkojë e shoqëruar nga Kalika, sado që kjo e fundit përpiqet në të gjitha mënyrat ta pengojë Kumudin. Ato shkojnë të dyja në një bar dhe Kumudi i kërkon Kalikës së habitur të qëndrojë jashtë, pasi do ta nxjerrë ajo Pramadin prej andej. Kumudi futet brenda në bar mes njerëzve të dehur që luajnë letra. Pramadi nuk pranon të shkojë me të, por ajo i telefonon policisë dhe të gjithë dalin jashtë, bashkë me Kumudin. Ajo i thotë Pramadit se i ka premtuar nënës së tij se do ta çojë në shtëpi dhe është e vendosur ta bëjë këtë. Pramadi, shumë i nervozuar, hipën në makinë, ndërsa Kalika tallet me të. Në shtëpi, Pramadi i vendos me zor byzylykë të ngushtë në dorë Kumudit, duke i thënë se kjo është mënyra e tij për t’i treguar se është ai burri. Ai i thotë se ka edhe mënyra të tjera, por ajo nuk e tërheq. Kumudi del jashtë e lënduar dhe përballet me Sarasin. Ajo i kërkon të ikë prej aty dhe të vazhdojë jetën e tij.

Prindërit e Kumudit përballen me Sarasin

Prindërit e Kumudit vijnë për vizitë papritur, pasi kanë njoftuar me telefon, por Kalika s’i ka treguar askujt, me qëllimin për të mësuar ndonjë të fshehtë që qëndron pas Navinit. Ky i fundit përballet me familjen e Kumudit dhe Budidani e prezanton me emrin Navinçandra. Kalika nuk arrin dot të kuptojë asgjë nga situata e krijuar, por nuk heq dorë. Dogba thotë se nuk e njohin dhe justifikohet se ka për të shkuar në tempull. Sarasi e ndjek i shqetësuar dhe rruga e saj i kujton gjithçka që ka ndodhur me nënën e tij. Ajo shkon pranë ujit dhe i kërkon atij të dalë përgjithmonë nga jeta e Kumudit. Kjo e fundit, bashkë me Kusumin u tregojnë gjithçka prindërve të tyre.

Sarasi i thotë Dogbës se nuk do të largohet dhe ajo futet në ujë. Atij i kujtohet vetëvrasja e së ëmës dhe futet brenda ta shpëtojë. Pramadi bën sërish një skenë të keqe në sytë e prindërve të Kumudit. Kalika përpiqet ta bindë atë se duhet ta përzërë Kumudin. Dogba i kërkon Sarasit e Kumudit të heqin dorë nga kjo lojë, pasi gjithçka do të shkatërrohet kur të tjerët të marrin vesh se në të vërtetë, ai është Sarasvatiçandra. Kalika e dëgjon dhe shokohet...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.