“Sarasvatiçandra”

Intervista - - TELENOVELA -

Kalika është e lumtur, duke menduar se tani e ka Kumudin në dorë. Nga ana tjetër, Kumudi sheh orën 12 të natës dhe i thotë Pramadit se tani që ka ndenjur një ditë pa pirë, e ka fituar besimin e saj. Pramadi ikën i zemëruar. Kumudi nis të qajë, duke shpresuar që një ditë ai ta shohë me dashuri. Sarasi vë re se vathi i Kumudit mungon në sendet e tij dhe i tregon Kusumit se kjo është një gjë shumë e keqe...

Kusumi thotë se është e dashura e Navinit

Kalika shkon te Pramadi dhe i tregon vathin, si edhe poezinë që ka shkruar Kumudi, duke i thënë se ajo e tradhton me Navinin. Pramadi, i zemëruar e merr me forcë Kumudin dhe thotë se tani që di gjithçka për të, do ta përzërë nga shtëpia. Ai e shtyn Kumudin në dyshemenë e hollit dhe thërret të gjithë të tjerët. Kalika sjell kutinë e bizhuve të Kumudit dhe thotë se e ka gjetur njërin vath të sajin në dhomën e Navinit. Pramadi e pyet Kumudin nëse e ka shkruar ajo poezinë dhe ajo e pranon. Pramadi i thotë se me siguri ajo e ka tradhtuar edhe të fejuarin e parë të saj, ndaj është ndarë prej tij. Sarasi përpiqet me zor të përmbajë zemërimin, por ndërhyn Kusumi, e cila thotë se do të tregojë të gjithë të vërtetën...

Kusumi thotë se Navini është i dashuri i saj dhe, kur u prish fejesa e Kumudit, u prish edhe e saja. Ajo thotë se e ka gjetur Navinin sërish aty dhe se vathët e Kumudit i ka patur ajo. Pranon madje se edhe atë poezi e ka shkruar ajo për Navinin. Shërbëtori pohon se i ka parë Kusumin e Navinin të kapur përdore në kuzhinë. Budidani pyet Sarasin, i cili pohon se kjo është e vërteta. Kalika shokohet. Budidani u kërkon të falur Kusumit e Sarasit dhe i thotë Pramadit se nuk ka për t’i besuar më asnjë fjale të thënë prej tij. Kalika i kërkon të falur Kumudit. I zemëruar që e turpëroi në sytë e të gjithëve, Pramadi e përzë me dhunë Kalikën nga dhoma e tij. Pramadi grindet me të motrën dhe bëhet gati ta qëllojë atë, por ndërhyn Sarasi. Kumudi bëhet gati t’i tregojë vjehrrës të vërtetën në lidhje me Sarasin, por ajo nuk e lejon, duke i thënë se ka ca gjëra që nuk duhen thënë kurrë.

Sarasi qëllon Pramadin

Sarasi bisedon me Alakun, e cila është

Kalika i sjell Pramadit kutinë e ndihmës së shpejtë, por ai i kërkon të ikë, sepse këtë punë do ta bëjë gruaja e tij. Pramadi mbyll derën e dhomës dhe i thotë Kumudit se do të konsumojnë martesën e tyre. Ai e hedh Kumudin mbi krevat, por e frikësuar ajo i thotë se në fillim ata duhet të bashkojnë zemrat dhe pastaj trupat. Duke e parë frikën e saj, Pramadi e detyron Kumudin që të pijë dhe ajo rrëzohet dhe i thotë se nëse nuk ikën, do të bërtasë. Pramadi ikën i zemëruar. Ndërkohë, Sarasi, që ka dëgjuar zhurma, vrapon për në dhomën e Pramadit, por sheh vetëm rrëmujën. Ai e gjen Kumudin në gjendje shumë të keqe në kuzhinë dhe e mban atë në krahët e tij. Të dy nisin të qajnë për fatin e tyre. Pramadi e kalon natën te Kalika dhe e ëma e sheh në mëngjes, ndërsa ai përpiqet të futet në dhomën e tij. Kalika nënkupton se kjo ka ndodhur për fajin e Kumudit dhe e ëma e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.