Si të keni dhëmbë më të bardhë?

Intervista - - SHENDET -

Doni dhëmbë më të bardhë dhe më me shkëlqim? Dhëmbët tuaj kanë humbur shkëlqimin e tyre për shkak të njollave gri ose të verdhë? Njollat në dhëmbë shkaktohen nga mosha, por edhe nga disa ushqime, pije, bile edhe nga disa solucione shpëlarëse. Disa metoda që mund t’i përdorni në shtëpi do t’ju ndihmojnë t’i zbardhni dhëmbët dhe evitimi i substancave që krijojnë njolla në dhëmbë mund të pengojë çnjgyrosjen e tyre të mëtejshme. Përdorni këto sekrete për zbardhjen e dhëmbëve dhe për të fituar sërish shkëlqimin e buzëqeshjes suaj.

Si të veproni?

Ju mund t’i hiqni vetë njollat sipërfaqësore. Në treg ka plot produkte për zbardhjen e tyre, që nga pastat e dhëmbëve, kitet, strishat, etj. Ka edhe metoda tradicio- nale. Produktet që shiten nëpër dyqane përdorin një zbardhues të butë për të zbardhur dhëmbët e zverdhur. Pastat e dhëmbëve përdorin substanca gërryese ( abrazive) dhe kimikate për të hequr njollat sipërfaqësore, ndër- sa për njollat më të thella, ju mund të keni nevojë për ndihmën e dentistit.

Kompletet për zbardhim

Këto komplete për zbardhjen e dhëmbëve në shtëpi përmbajnë peroksid karbamidi, një substancë zbardhuese që mund të heqë njollat sipërfaqësore dhe mund të ndryshojë ngjyrën natyrale të dhëmbëve tuaj. Nëse ju keni njolla kafeje në dhëmbë, mund të përdorni një komplet të tillë. Në disa komplete, gjeni një xhel me bazë peroksidi, të cilin e aplikoni me një furçë të vogël në sipërfaqen e dhëmbëve. Në disa të tjera, xheli ndodhet në një formë (zakonisht, prej silikoni) që vihet në dhëmbë dhe mbahet çdo ditë 30-45 minuta, për një javë ose më shumë.

Shiritat zbardhues

Shiritat zbardhues shërbejnë për të hequr njollat. Ata janë shumë të hollë, të padukshëm dhe të veshur me një xhel zbardhues me bazë peroksidi. Ata mbahen për disa minuta në ditë, për një javë, ose më shumë. Rezultatet janë të dukshme brenda dy ditëve dhe zg- jasin të paktën një vit. Rezultati me shiritat nuk është aq i dukshëm sa me kompletet zbar dhuese, por shiritat janë të lehtë për t’u përdorur, aq sa vështirë të bësh gabime në përdorimin e tyre.

Pastat zbardhuese

Si t’i largoni njollat e dhëmbëve? Pastat e dhëmbëve, xhelet dhe lëngjet ju ndihmojnë të hiqni disa njolla sipërfaqësore. Shumë nga këto produkte përmbajnë gërryes të butë, substanca kimike, ose lustruese. Ndryshe nga zbardhuesit, ato nuk e ndryshojnë ngjyrën natyrale të dhëmbëve. dhe një furçë dhëmbësh, për t’i zbardhur dhëmbët me butësi në shtëpi. Gjithashtu, disa ushqime, si selinoja, mollët, dardhët dhe karotat nxisin prodhimin e pështymës, e cila largon mbeturinat ushqimore nga dhëmbët. Edhe çamçakëzët pa sheqer kanë një veprim pastrues, si edhe shtojnë sekretimin e pështymës, e cila është gjithmonë e mirë për shpëlarjen e dhëmbëve.

Kur ke dhëmbë me punime

Veproni me kujdes për zbardhjen e dhëmbëve nëse i keni të veshur, me ura, këllëfë, apo mbushje. Zbardhuesit nuk i zbardhin këta lloj dhëmbësh, gjë që do të thotë se ata do të ndryshojnë nga dhëmbët e tjerë natyralë. Një mënyrë për t’i bërë të gjithë dhëmbët njësoj, është t’i vishni ata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.