T’I PARANDALOSH NJOLLAT E DHËMBËVE?

Intervista - - SHENDET -

Me kalimin e moshës, shtresa e jashtme e smaltit të dhëmbëve largohet. Pjesa e brendshme, e quajtur dentinë, është më e verdhë. Ja, pse është e rëndësishme të evitohen njollat në dhëmbë, sidomos pasi ke bërë zbardhim. Nëse ju ushtroni kujdes me ushqimet dhe pijet që çngjyrosin dhëmbët, zbardhimi mund të zgjasë deri në një vit. Zbardhimi i shpeshtë mund t’i bëjë dhëmbët të duken transparentë ose ngjyrë blu, prandaj nuk është i këshillueshëm. Ja, çfarë duhet të bëni që zbardhimi të zgjasë sa më shumë:

Evitoni duhanin

Ai është i keq jo vetëm për shëndetin, por edhe për dhëmbët. Duhani u shkakton dhëmbëve njolla kafe që penetrojnë nëpër të çarat dhe vrimat e smaltit të dhëmbëve. Këto njolla janë të vështira për t’u hequr vetëm me furçë. Sa më gjatë ta pini duhanin, aq më të ngulitura bëhen njollat. Duhanpirja shkakton edhe erë të keqe të gojës e gengivit (sëmundje të mishrave) dhe shton rrezikun e kancerit.

Ushqimet që shkaktojnë njolla

Ka një arsye tjetër pse duhet t’u kushtoni vëmendje ushqimeve që hani, sepse disa prej tyre i ngjyrosin dhëmbët. Dentistët tregojnë një mënyrë të lehtë për të dalluar se cilat ushqime i njollosin dhëmbët: Nëse një ushqim lë njollë në një bluzë të bardhë pambuku, atëherë ai lë njolla edhe në dhëmbë. Për shembull, kafja shkakton njolla në dhëmbë. Ndër ushqimet e tjera që lënë njol- la, janë çaji, koka-kola dhe lëngjet e frutave. Këto njolla krijohen dalëngadalë dhe bëhen më të dukshme me kalimin e moshës. Disa lëngje të tjera, si vera e kuqe, lëngu i boronicave dhe i rrushit, megjithëse janë të pasur me antioksidantë, mund të lënë njolla në dhëmbë. Ngjyra e fortë që kanë disa fruta dhe perime u jep atyre vlerat ushqimore, por boronicat, manaferrat dhe panxhari, gjithashtu, lënë njolla në dhëmbëve. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë prej tyre, por kujtohuni të shpëlani gojën me ujë pasi t’i konsumoni, ose lajini me furçë dhe pastë dhëmbësh.

Pijet energjike

Ndërkohë që pijet me sheqer janë të këqija për dhëmbët, sipas një studimi amerikan, disa pije energjike dhe sportive mund të jenë edhe më keq. Studiuesit zbuluan se këto pije, si edhe limonata në shishe, mund të gërryejnë smaltin e dhëmbëve pas një përdorimi afatgjatë. Rezultati është: dhëmbë të hollë, të tejdukshëm dhe të çngjyrosur. Për të parandaluar gërryerjen e dhëmbëve, mos i pini këto pije shumë ngadalë dhe shpëlajeni gojën pasi të keni mbaruar pirjen.

Ilaçet që mund të njollosin dhëmbët

Tetraciklina shkakton ngjyrosje gri te fëmijët e vegjël, dhëmbët e të cilëve janë ende në zhvillim. Shpëlarësit e gojës antibakterialë që përmbajnë klorheksidinë, ose klorid cetylpyridinium, gjithashtu, mund të shkaktojnë njolla në dhëmbë. Edhe disa ilaçe antihistaminike, antipsikotike dhe për kontrollin e presionit të lartë të gjakut, mund të shkaktojnë njollë, si edhe hekuri dhe fluori me tepri. Nëse zbardhja e dhëmbëve nuk ju ndihmon, atëherë kërkojini ndihmë dentistit për të bërë veshje, ose lidhje, në të cilën aplikohet në dhëmbë një material me ngjyrën e tyre.

Mos harroni mirëmbajtjen

Ekziston vetëm një strategji e thjeshtë për të pasur dhëmbë të bardhë: Larja e tyre. Lajini të paktën dy herë në ditë dhe përdor- ni fillin ndërdentar të paktën një herë. Idealja do të ishte t’i lanit sa herë që hani. Larja ndihmon në parandalimin e njollave dhe zverdhjes së dhëmbëve, veçanërisht në vijën ku takohen me mishin e dhëmbëve. Furçat me korent mund të jenë më të mira sesa ato tradicionale për heqjen e pllakës dhe njollave sipërfaqësore në dhëmbë. Shkoni te doktori për kontrolle të rregullta dhe pastrim profesional. Metodat me gërryerje dhe të lustrimit që përdorin dentistët, mund të heqin shumë njolla të dhëmbëve, të shkaktuara nga ushqimi dhe duhani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.