Ringjallen pas 30 vjetësh në akull

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Arinjtë e ujit janë disa kafshë mikroskopike me tetë këmbë, që banojnë në ujë. Pikërisht këta të fundit janë ringjallur, pasi ishin ngrirë mbi 30 vjet në akujt e Antarktidës. Këto krijesa mikroskopike kanë aftësinë për ta frenuar përkohësisht metabolizmin e tyre. Në këtë mënyrë, ata mund t’i mbijetojnë si çhidratimit, ashtu edhe ngrirjes.

Arinjtë e ngrirë janë gjetur në një copë të ngrirë myshku, marrë në Antarktidë në nëntor 1983. Në maj 2014, shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Kërki- meve Polare në Japoni shkrinë copën e myshkut dhe e futën atë në ujë. Aty u gjetën dy arinj u j i dhe një vezë, të cilët u vendosën për t’u ushqyer në alga. Njëri nga arinjtë, si edhe veza janë ringjallur, ndërsa ariu i dytë nuk ka mbijetuar. Megum u Cuxhimoto, studiuesi kryesor në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Polare, tha në një deklaratë: “Ekipi ynë tani synon të gjejë mekanizmat themelorë që përdoren për mbijetesën e organizmave duke studiuar dëmtimin e ADN- së së arinjve të ujit dhe aftësinë e tyre për të riparuar trupin”.

Procesi gjatë të cilit njëri prej arinjve mori veten ishte i ngadaltë. Ai lëvizi palën e katërt të këmbëve në ditën e parë pas rihidratimit.

U deshën 2 javë që ai të zvarritej dhe të fillonte të hante. Ai në fund lindi 19 vezë dhe 14 prej këtyre vezëve çelën me sukses. Ariu i dytë gjithashtu filloi të lëvizte këmbët pas rehidratimit, megjithatë ai nuk arriti ta merrte veten dhe ngordhi 20 ditë më pas. Ariu që çeli nga veza e ringjallur, u rrit dhe u riprodhua me sukses pa ndonjë anomali të dukshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.