Truri ynë mund të shërbejë si fjalëkalim

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Reagimet tona kur përballemi me disa stimuj: ushqime, njerëz të famshëm, fjalë, mund të duken të parëndësishme, por nuk janë të tillë. Në fakt, këto reagime janë unike për secilin nga ne dhe, duke përdorur programet e duhura, ato mund të shërbejnë si fjalëkalime. Një ekip shkencëtarësh regjistruan aktivitetin e trurit të 50 personave të cilëve iu bë një elektroencefalogramë, ndërsa ata shikonin një seri prej 500 imazhesh, të projektuar posaçërisht për të prodhuar reagime unike nga njëri person te tjetri; për shembull, një fetë pice, një varkë, Anë Heshëuej. Ata zbuluan se truri i pjesëmar- rësve reagonte në mënyra të ndryshme ndaj çdo imazhi dhe mjaftonte një sistem kompjuterik për të identifikuar reagimet unike të çdo personi me 100% saktësi. “Pra, ne mund të identifikojmë me saktësi se për cilin person bëhet fjalë, vetëm duke u bazuar tek aktiviteti i trurit të tij”, tha një shkencëtar.

“Imagjinoni aplikimet e shumta që mund të ekzistojnë për këtë teknologji të re! Ju keni parë nëpër filma për shembull se si përdoren shenjat e gishtave, ose skaneri i syrit për t’u futur në vende të sigurisë së lartë, ndërsa tani, mund të përdoret edhe reagimi i trurit”, tha një shkencëtar tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.