Minjve të verbër u rikthehet shikimi

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Një eksperiment i kryer te minjtë e laboratorit, mund t’u japë shpresë miliona njerëzve që vuajnë nga glaukoma. Një ekip shkencëtarësh arriti të rigjeneronte nervin optik të dëmtuar rëndë të minjve dhe të rivendoste lidhjen mes syve të minjve dhe trurit të tyre. Studiuesit besojnë se ky zbulim do të hapë rrugën për trajtimin e glaukomës, e cila aktualisht prek afro 70 milionë njerëz në botë. Studimi u krye nga një ekip i universitetit të Stanfordit, që krijoi te minjtë një gjendje të ngjashme me glaukomën. Glaukoma shkaktohet te njerëzit nga presioni i tepruar në nervin optik. Meqë qel- izat e retinës nuk rigjenerohen pas dëmtimit, kjo do të thotë se, zakonisht, humbja e shikimit është e përhershme. Megjithatë, kur minjtë u trajtuan me një seri substancash kimike, krahas ekspozimit intensiv ndaj stimulimit me dritë me kontrast të lartë, që konsistonte në lëvizjen e vazhdueshme të imazheve bardhë e zi, nervi u riparua pjesërisht.

Endrju Habermani, profesor i neurobiologjisë, tha: “Më shumë se një e treta e trurit të njeriut i dedikohet përpunimit të informacionit pamor. Mbi dy dyzina zona të trurit marrin sinjale të drejtpërdrejta nga qelizat e retinës. Këto zona janë të përfshira jo vetëm në atë që ne e quajmë shikim, por edhe në të ashtuquajturin ritëm cirkadian ( ritmi biologjik 24 orësh) dhe humor. Kur dëmtohen qelizat e shikimit, është sikur spina e shikimit të hiqet nga priza e saj”. Ndërkohë që shikimi i minjve u rregullua pjesërisht, studiuesit thanë se minjtë dështuan në testet për të fituar aftësi më të mprehta shikimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.