Si ta përgatisësh në shtëpi depiluesin prej sheqeri

Intervista - - ESTETIKE -

Bashkë me verën dhe diellin kanë ardhur edhe fustanet e fundet e lehta, banjot e diellit e të detit dhe është rikthyer edhe lufta kundër qimeve të tepërta. Ndër metodat pak a shumë natyrale është edhe një ekologjike, ekonomike dhe e thjeshtë, që përgatitet në shtëpi: Depiluesi prej sheqeri. Nëse e keni provuar, e dini për çfarë po flasim. Por, si përgatitet ai? Ja, një recetë: 200 gramë sheqer 50 gramë lëng limoni 50 gramë ujë Përziejini të gjithë përbërësit në një tenxhere të vogël, vëreni në zjarr dhe lëreni për 20- 25 minuta. Substanca depiluese duhet të marrë ngjyrë bezhë si mjalti dhe kjo është më e lehtë të kuptohet kur bëhet me sheqer të bardhë. Kujdes mos e digjni, përndryshe nuk e kryen funksionin e saj. Pasi ta keni përgatitur, hiqeni nga zjarri, hidheni në një kavanoz qelqi dhe lëreni të ftohet para se ta përdorni (kujdes, mos digjeni!). Duhet të jetë një përbërje elastike që shtrihet mbi lëkurën që do të depilohet, pa përdorur strisha. Në fakt, ajo shtrihet mbi lëkurë me një shkop, ose gishta dhe tërhiqet në sensin e rritjes së qimeve ( ose kundër, nëse i keni qimet e forta). Mbeturinat e depiluesit shpëlahen lehtë me ujë të ngrohtë dhe lëkura mbetet e lëmuar dhe e butë. Kur të keni mbaruar depilimin, mund ta ruani depiluesin në një kuti të mbyllur mirë dhe ta ngrohni në banjomari herën tjetër. Mbase nuk arrini ta bëni herën e parë, por mos hiqni dorë, sepse ia vlen mundimi. Nëse nuk arrini edhe pas disa provave, atëherë mund ta blini të gatshme. Produkti do të jetë më i shtrenjtë, por do ta kryejë punën njëlloj. Me këtë lloj depilimi, vështirë se dalin qime nën lëkurë, ose në mish, por nëse ndodh, mjafton të bësh një eksfoljim disa orë përpara depilimit me sheqer dhe vaj, ose sheqer dhe limon ( dy lugë sheqer dhe 1- 2 lugë vaj, ose lëngu i gjysmë limoni).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.