Elda Berisha: Çfarë më mbajti katër vjet larg muzikës

Intervista - - MUZIKE -

Elda Berisha njihet si një këngëtare që ka bërë emër në muzikën popullore shqiptare. Ajo ka sjellë shumë klipe, por edhe ka qenë pjesë e skenave muzikore shqiptare, duke lënë shije të mirë te publiku. Pas një pauze katër vjeçare për motive pozitive, siç është lindja e djalit të saj Roshel, ajo rikthehet me një këngë të punuar nga mjeshtri Edi Balili dhe premton që publiku do të kënaqet nga kjo këngë. Suksese Elda dhe rikthim të frytshëm!

Fabjola Kuburi: - Çfarë do t’i tregosh publikut për veten? Çfarë ka të veçantë Elda në muzikën e saj?

Elda Berisha: - Përshëndetje dhe faleminderit që më dhatë këtë mundësi. Fakti që kam një kohë shumë të gjatë në tregun muzikor, tregon më tepër sesa fjalët, por unë jam Elda që më njohin të gjithë, popullore në shpirt, por edhe në këngë, natyrale dhe e sinqertë. Jam shumë e impenjuar në karrierën time, por edhe në jetën familjare, me engjëllin tim, Roshelin. Mendoj se veçantia ime në muzikën popullore qëndron në interpretimin me mjeshtëri të këngës. Jam modeste dhe qëndroj te përshtatja: emocionndjenjë.

- “Kur ta don” , “Roshel”, “Sytë e ballit të bo j be”, janë disa nga këngët që të përfaqësojnë denjësisht në muzikën s h - qiptare...

- Fokusi im në jetën profesionale ka qenë gjithmonë të përfaqësoj me dinjitet dhe përkushtim muz- ikën popullore shqiptare. Këtë sigurisht ua kushtoj edhe bashkëpunëtorëve të mi, të cilët u janë dedikuar këtyre këngëve për t’i realizuar si në audio, ashtu edhe në video.

- Ti këndon vetëm jashtë kufijve shqiptarë?

- Shumë e veçantë dhe emocionuese është të këndoj për shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve shqiptare. Është një përzierje mes dashurisë dhe dëshirës së madhe për të kënduar shqip. Të zgjon përmallim, lot, shpërthim në skenë.

- Në muzikë ka larmi këngësh dhe këngëtarësh. Si arrihet ekuilibrimi, sipas teje?

- Në këtë pikë, ka shumë për të diskutuar, sepse larmia është një ylber i bukur i kulturës sonë, por problemi qëndron te njerëzit që duan të jenë pjesë e saj. Nivelet profesionale në Shqipëri janë shumë larg asaj që duhet të ishin, sepse të këndosh shihet më shumë si të ngasësh makinën sesa si art profesional, gjë që i shkakton shumë dëm muzikës popullore shqiptare. Është shumë e vështirë të qëndrosh në ekuilibër sepse ekuilibri në këngë fillon që nga interpretimi, investimi, pamja dhe audienca. Në këtë kohë që j e - tojmë, kjo di- au- encë është edhe çelësi i suksesit sepse duhet vërtet nivel që të marrësh vlerësimin e duhur. Prandaj edhe këngëtari është në tension të vazhdueshëm dhe i karikuar që të arrijë ekuilibrin e duhur, gjithmonë duke ecur me kohën.

- Cilat kanë qenë emocionet më të forta që ke provuar ndonjëherë?

- Fatmirësisht, emocioni është pjesa më e vërtetë e të kënduarit sepse të bën të japësh maksimumin. Emocionet e vërteta i kam përjetuar në skenën e RTSH-së, kur interpretova për herë të parë në krah të Osman Mulës “Lindëm për të jetuar”, skena nga kam marrë edhe shtysën më të madhe. Emocione të mëdha kam përjetuar edhe kur kam kënduar për herë të parë në SHBA e në Angli dhe gjej rastin të përshëndes dashamirësit e muzikës sime në këto shtete, por edhe organizuesit e eventeve të mëdha në Amerikë, Itali, Gjermani, Angli, Zvicër, të cilët më kanë rezervuar gjithmonë një pritje të jashtëzakonshme dhe më kanë dhuruar emocione që nuk harrohen.

- Ç’rol ka familja në vendimet e tua?

- Familja është pjesa më e rëndësishme e jetës. Ajo ka qenë dhe është mbështetja e vlerësimi im më i madh, që në fillimet e mia. Do t’i vlerësoja me notën dhjetë.

- Përveç muzikës dhe Roshelit, ka një tjetër dashuri në jetën tënde?

- Patjetër që ka! Dashuria është jetike dhe në jetë mundohesh ta shpërndash në raport të drejtë. Unë jam femër mjaft e balancuar dhe mundohem të ruaj një ekuilibër të mirë për dashurinë e familjes. Duke mos përmendur dashurinë specifike për të bukurën dhe modën. (Buzëqesh)

- Sa rëndësi ka pasuria për një artist?

- Është shumë e rëndësishme, sepse gjithçka sillet rreth anës financiare. Projektet e reja dhe të mira kërkojnë investim, garderoba ka pjesën e saj të investimit, përkushtimi duhet të jetë maksimal që edhe rezultati të jetë maksimal. Ana monetare ndikon edhe në atë psikologjike të përgatitjes për në skenë, sepse ka brenda motivimin. Është katalizator, me pak fjalë.

- Sa vlerësohet arti në Shqipëri?

- E pyes edhe unë shpesh veten për këtë dhe kam arritur në përfundimin që ka të bëjë edhe me faktin që njerëzit po merren më shumë me politikë sesa me art. Nëse ke probleme ekonomike si shtet, vëmendja për artin venitet natyrshëm.

- Sa e sigurt ndihesh në vetvete?

- Kjo është pika ime më e fortë. Siguria më vjen nga mbështetja e publikut dhe pa dyshim, e familjes. Nëse nuk ke siguri në vete, është si të jesh i zhveshur në të ftohtë.

- U trembesh zhgënjimeve?

- Zhgënjimet janë pjesë e jetës dhe sig- urisht, edhe e muzikës. Nëse një këngë nuk del në atë nivel që e prisje, atëherë je zhgënjyer. Unë punoj shumë që t’i mbaj larg zhgënjimet dhe dilemat e gjithashtu, kam besim te vetja. Kam ego pozitive. (Buzëqesh)

- Si do t’i rendisje gjërat më të rëndësishme që ke në jetë?

- Në fillim është familja ime, sepse energjia dhe ngrohtësia buron nga aty. Më pas karriera dhe shoqëria.

- Cila është surpriza e radhës që do t’i bësh publikut?

- Një hit nga mjeshtri i madh Edi Balili. Është një surprizë shumë e bukur që do ta zbuloni shumë shpejt.

- Çfarë ndryshimesh solli në karrierën tënde ardhja e Roshelit?

- Rosheli është engjëlli im, mrekullia ime, shtysa që më bën të jem e fortë, e dedikuar në jetë dhe më gjerë, sepse ai më sjell lumturi. Pas një pauze, pas lindjes së Roshelit, unë jam rikthyer në skenë me energji të reja.

- Sa e vështirë është për ty të ndash kohën mes karrierës dhe një mrekullie si Rosheli?

- Është mjaft e vështirë sepse, edhe Rosheli, edhe muzika kërkojnë vëmendje të madhe, por një meritë të madhe ka mamaja ime, që është përkushtuar me mish e me shpirt që të mos krijohen hapësira midis Roshelit dhe muzikës. Ia kam dalë për mrekulli, falë Zotit.

- Para se të lindte Rosheli, doje të kishe vajzë apo djalë?

- Kur isha shtatzënë, nuk e mendoja fare këtë, sepse doja vetëm të lindte me shëndet të plotë. Normale që ishin edhe dilemat, sepse janë pjesë e jona, por unë jam e lumtur që Zoti më bekoi me një mrekulli si Rosheli, aq më tepër që ka fatin të rritet në Zvicër dhe në Shqipëri njëkohësisht. Kjo gjë, mendoj se do ta bëjë më të mirë dhe me karakter më të fortë.

- Ke patur ëndërr tjetër apo muzikë fund e krye?

- Muzika ka qenë ëndrra ime më e madhe. Kam bërë shumë rrugë për të ardhur këtu dhe përfundimi na sjell te muzika, fund e krye.

- Ke ndonjë sekret të padëmshëm, që do ta ndaje me ne?

- Sekret?! Jo shumë në fakt, por disa i kam dhe kjo është e sigurt. Qesh)

- Çfarë të bën nervoze dhe çfarë të lumturon?

- Nervozohem nga njerëzit e pasinqertë, që bëjnë lojëra, që merren me fjalë. Lumturohem nga suksesi i punës sime, kur gjërat ecin mirë dhe pa probleme.

- Nëse do të kaloje një fundjavë ndryshe, si do të ishte ajo?

- Do të doja të isha në ishujt Kanarie të Spanjës dhe të humbisja në plazhet dhe bukuritë e tyre. Relaksi dhe meditimi janë shumë të rëndësishme për mua.

- Cila është pika jote më e fortë në muzikë?

- Më lejoni të kaloj kufirin e modestisë dhe të them që pika kyçe qëndron te zëri dhe tek interpretimi i këngës, si dhe çështë më kryesore: besimi në vetvete!

- Çfarë do të themi në fund të kësaj interviste?

- Përshëndes të gjithë adhuruesit e mi kudo që janë në Shqipëri, por edhe jashtë saj, në Amerikë, Zvicër, Angli, Kosovë, Maqedoni dhe dua t’u them që janë shtysa më e madhe që më bëjnë të kërkoj më të mirën nga vetja, për t’i kënaqur gjithmonë. Ju premtoj kënaqësi të mëtejshme në hitet dhe projektet në vazhdim. Kjo është ajo që di të bëj më mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.