Ju rrëfej torturën që bëhet në Spitalin Psikiatrik në Elbasan

Intervista - - MËKATE -

Përshëndetje gazeta “Intervista”. Unë që po ju shkruaj nuk dua të identifikohem pasi më hapen shumë probleme nëse e bëj, duke nisur që nga shkolla që mund ta humb e deri te gjëra të tjera që mund të kalojnë në çështje personale. Dua të denocoj një problem ose më saktë një makth që kam kaluar unë e ju falënderoj për mundësinë që më jepni për ta bërë publik. Të paktën për një ditë, le të bëhem heroi i atyre që duhet të kenë përkujdesje të veçantë, pasi janë gjynah nga Zoti, në radhë të parë. Ata janë të paaftë në jetën e tyre dhe nga fatkeqësia e tyre nuk duhet të përfitojë askush, ndaj duhen trajtuar me dinjitetin e duhur. Si fillim, po prezantoj veten time. Të më kuptoni, po i vë vetes një emër ndryshe nga ai që kam në realitet për arsye të historisë së vërtetë të përjetuar e që të mos identifikohem pasi këtu në Shqipëri mund të të vrasin nëse thua një të vërtetë.

Po e quaj veten Miri. Jam nga një qytet afër Elbasanit dhe e vazhdoj shkollën në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, te Fakulteti i Infermierisë. Degën e kam për laborant gjaku. Vij nga një familje fisnike, jo politike dhe e ndershme, që bukën e gojës e nxjerr me punë të pastër e duke punuar shumë. Që i vogël prindërit e mi arsimtarë, më kanë mësuar të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Disa kohë jam rritur jashtë dhe aty jam mësuar me frymë ndryshe, që të denoncoj padrejtësitë, të vlerësoj meritokracinë dhe të mos bëj kompromis me padrejtësitë që bëhen në jetë. U ktheva në Shqipëri kur isha maturant, pasi siç e dini, nga emigrantët, fiton ai që bën dy pare e kthehet në vendin e vet. Kështu vendosëm edhe ne të ktheheshim dhe të investonim në vendin tonë. Unë hyra edhe në gjimnaz e më pas konkurrova dhe fitova të drejtën e studimeve në Elbasan. Në muajt e parë të shkollimit e kisha shumë të vështirë të ingranohesha në shoqëri, për shkak të gjuhës dhe të mentalitetit dhe të kohës së gjatë që kisha jetuar jashtë. Më pas, gjithçka shkoi shumë mirë. Sot që ju shkruaj jam në vit të tretë bachelor dhe gjatë kësaj kohe, ne bëjmë praktika në institucionet ku na dërgon universiteti.

Tre vjet teori shkuan shumë mirë. Unë bëj pjesë te studentët studiozë dhe me sedër, por po jepja maksimumin në mësime derisa mu bë jeta ferr nga ajo që po shihja… E kam fjalën për një fenomen çnjerëzor, më i shpifur sesa edhe vetë korrupsioni, të cilit unë ula kokën dhe iu nënshtrova, pasi e pashë që ishte si të luftoje kundër shtetit, aq thellë ishte rrënjosur. Kjo që unë po shkruaj sot ka vazhduar me vite e kush e di sa e sa breza studentësh kanë kaluar duke e bërë këtë gjë. Ditët e para ndihesha shumë keq shpirtërisht, por isha i detyruar ta bëja edhe unë këtë gjë, ose në të kundërt, nuk do të kaloja e do të kisha probleme. Ndaj vendosa të shkruaj në publik sot, që të qetësoja ndërgjegjen time dhe të laja pak fajin ndaj atyre njerëzve të cilët janë të paaftë mendërisht e me të cilët nuk duhet abuzuar. Në spitalin psikiatrik ku bëjnë praktikën të gjithë laborantët e gjakut, por edhe infermierë të tjerë, shumë studentë të cilët janë njerëz të pashpirt, një ndjenjë më së shumti e kultivuar nga pedagodë aty, marrin gjak në mënyrë të shkujdesur, ua shpojnë damarët këtyre njerëzve pa njerëz sikur të çajnë mish kafshe. Madje, as kafsha nuk shpohet ashtu. Ka raste kur edhe staf pedagogjik i korruptuar mbush qeska gjaku dhe i shet te bankat e spitaleve apo privatisht. Për më shumë, ju lutem kini durimin dhe lexoni makthet që kam kaluar unë e që i kam dokumentuar, se ndryshe nga ata, unë isha njeri e jo kafshë…

Mbyllëm semestrin dhe ishte dita e parë e praktikës në terren. Pedagogia X, me një të folur arrogante thotë para klasës: “Praktika do jetë një muaj dhe do bëhet tek ata që janë me vida mangut”. Pothuajse gjithë klasa qeshi sepse kishte një nivel me pedagogen e cila gjatë gjithë vitit na kishte ngopur me libra privatë pa pikë vlere. Veç pedagoge nuk quhej ajo lloj femre. Atë pa frikë mund ta konsideroje një femër pa ndjenja që i vinte pas avazit një stalle derrash, që ishte klasa ime. Gjatë ditëve të praktikës, ajo asnjë ditë nuk qëndroi me ne; vetëm ditën e parë dhe pastaj na la të lirë. S’e kuptoj si mund të lësh të lirë një të ri që e ka për herë të parë që ushtron zanatin e vet. Nejse, kthehemi aty ku e lamë. Në klasë, filluan ko- mentet që pas njoftimit nga ana e pedagoges. Disa vajza që bënin si pjeshka, filluan:

- O Zot, si mund t’i bëj gjilpërën ose t’i marr gjak një të çmenduri?

Një tjetër djalë që vjen nga zonat e thella e është shumë i trashë, tha: - Po ç’e vret mendjen mi, thjesht ngulja aty dy minuta e kaq.

Këtu ndërhyri edhe pedagogia, injorantja e injorantëve: - O klasa, qetësi, ata nuk të bëjnë asgjë. Nuk do t’ju çojmë tek ata të gradës së fundit, por tek ata të urtët. Nuk jeni as të parët e as të fundit që e bëni këtë gjë. Nuk do keni probleme se ata nuk kanë të afërm dhe nuk i kërkon kush. Madje disa familjarë thonë “shyqyr na i mbani e na i ushqeni”. As nuk bërtasin se disave u bëjmë qetësues përpara dhe nuk ndiejnë gjë kur u merrni gjak.

Unë u tmerrova dhe sa nuk më ra të fikët pas këtyre fjalëve, por e pashë që po të flisja, do të dilja unë delja e zezë pasi të gjithë ishin në një mendje.

- Nesër do të jetë dita e parë, - tha pedagogia, - dhe pasi ta bëjmë për herë të parë, do dalim siç jemi grup për kafe e pica, ndërsa kafen e madhe do të na e jepni kur të diplomoheni.

Të gjithë buzëqeshën dhe e miratuan. Shkova në shtëpi atë ditë dhe u bëra shumë keq, aq më shumë që përkoi në televizor rasti i abuzimit me fëmijët tek ai kopshti. Thashë me vete: “Bo bo, ku jetojmë kështu? Ku po shkojmë?”. Nuk më ka zënë gjumi gjithë natën dhe mendoja vetëm se sa keq ka degraduar vendi im e se si të iki sa më parë nga Shqipëria, pasi për ta ndryshuar… i vetëm nuk bëj dot gjë. Gjithë natën kam djersirë e nuk doja të gdhinte dita tjetër që do të ishte dita e parë e praktikës. Më në fund, ajo ditë zbardhi dhe ne shkuam për herë të parë në spitalin që ju thashë. Pasi hymë brenda, pamë një grup prej shtatë të sëmurësh mendorë që mezi qëndronin në këmbë, në moshën e prindërve tanë, që jeta i kishte rënduar me fatkeqësitë e saj dhe nuk kishin mundur t’i përballonin. Kur e kujtoj tani, më ngjethet mishi e më vjen për të qarë. Kushedi sa kam qarë pas praktikës! Sa na panë neve të veshur me ... (Vijon numrin e ardhshëm) të arsyeshme t’ia thoja. Ajo filloi të qante me të madhe duke na mallkuar për tradhtinë që kishim bërë para syve të saj dhe harroi se ne e kishim lënë të jetonim të pavarur nga njëri- tjetri. Jua thashë dhe më lart se ajo më kishte thënë se vetëm do të jetonim nën një çati e mund të bënim çfarë të donim, por e harroi në ato momente dhe më vonë, kur më kërkoi të ndaheshim përgjithmonë.

Nga ky incident rrodhën shumë ngjarje të këqija. Unë dhe gruaja u ndamë përfundimisht. Të dashurën time e përzunë nga shtëpia dhe burri që ende nuk i ka dalë nga burgu, është betuar se nuk do ta lërë me kaq. Unë jam munduar të kontaktoj me të e ta ndihmoj me para, por ajo nuk më është përgjigjur më në telefon dhe pas asaj nate, nuk kam arritur ende ta takoj.

Mirëpo, edhe pse ndodhën këto gjëra, unë dua që t’i zgjidh ato dhe, nëse ajo do, edhe mund të martohem me të, por siç duket, do pak kohë kjo punë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.