Dashuria jonë shkatërroi dy familje

Intervista - - MËKATE -

(Vijon nga numri i kaluar)

Më erdhi keq që i thashë ashtu, por nuk kisha rrugë tjetër.

Atë natë nuk i thashë asgjë gruas e askujt tjetër. Të nesërmen shkova në shtëpi në të njëjtën orë si ditën më përpara. E gjeta në shtëpi dhe kur ajo më tha “mirëdita”, unë nuk ia ktheva. U futa direkt e në dhomën e gjumit. Pashë se ora ishte në vendin e vet.

- Ky është një veprim që duhet dënuar, që ju të mos e përsërisni më. Më duhet t’i them edhe sime shoqeje, kështu që nuk mund të punosh më në shtëpinë tonë.

- Ju lutem, mos më pushoni nga puna, – tha ajo e ulur në gjunjë. – unë kam tre fëmijë. Burrin e kam në burg e nuk kam me se t’i ushqej fëmijët. Jetoj me vjehrrin e vjehrrën e nëse ata më përzënë, fëmijët e mi do të mbesin rrugëve.

Tha kështu dhe qante me ngashërim duke shtrënguar këmbët e mia e ulur në gjunjë. M’u duk vetja si përbindësh.

- Mirë, ngrihuni tani. Nuk ka nevojë të bëni kështu. Do ta gjejmë një zgjidhje!

- Ju faleminderit, - ajo u ul në divan duke fshirë lotët. E shihja këtë grua e më vinte shumë inat që isha dashuruar me të. Ndoshta ishte një gjë kalimtare, por kur mora vesh edhe hallet e saj, po më shtynte më shumë ta mbaja afër. Sa iu afrova afër në divan dhe i preka supin që ta qetësoja, ajo u kthye nga unë dhe më përqafoi. Edhe unë ia ktheva. E shtrëngova në krahë dhe u ndieva shumë mirë. Pas pak u kujtova se mund të vinte gruaja e të na gjente në krahët e njëri-tjerit.

- Mirë, qetësohu tani se mua më duhet të dal. - i thashë që të dilja nga kjo situatë.

Veprova njësoj si ditën e mëparshme. Shkova në një lokal dhe mendoja se si do të bëja me këtë që më gjeti. Ndenja disa ditë pa e parë, që të reflektoja, pastaj i mora me stil gruas numrin e saj të telefonit dhe i telefonova, duke i lënë takim në një lokal.

- E di se kam bërë një gabim shumë të madh! Asnjëherë në jetën time nuk kam vjedhur. Më duheshin lekë që t’i çoja burrit ushqime në burg. Vjehrrit nuk kishin, kështu që mora orën për ta shitur, por nuk arrita ta bëja. Nuk mund ta ktheja më sepse mendoja se do të më diktonit. Po prisja rastin sa ta ktheja dhe të largohesha nga shtëpia juaj.

- Mos i mendo ato gjëra tani! Unë nuk i kam thënë gruas për këtë dhe nuk ka nevojë që ajo ta dijë. Ishte fat apo jo që unë u afeksionova pas teje që në çastin e parë që të pashë, nuk e di. Di vetëm se ti më erdhe si dhuratë në jetën time...

Ajo nuk foli, por kuptova se edhe ajo ishte me të njëjtin mendim me mua. Që të mos e zgjas më, po ju them se për gati një vit, unë dhe ajo ishim shumë të afërt dhe përjetuam një lidhje të mrekullueshme nga të gjitha anët. Ajo ende punonte në shtëpinë tonë, por ne në shtëpi silleshim sikur nuk kishim asnjë lidhje me njëri-tjetrin, sepse as unë nuk shkoja shumë shpesh ditën në shtëpi.

Mirëpo një inicident i vogël bëri që lidhja jonë të zbulohej. Një mbrëmje isha shumë i mërzitur dhe shkova te shtëpia e saj. E bëja shpesh këtë gjë. Qëndroja larg shtëpisë së saj dhe ajo dilte e më takonte te makina. Asnjëherë nuk na kishte parë njeri, por këtë herë fati nuk deshi që të shpëtonim. Aty pranë makinës sime kaloi kunati i saj. Ai e kishte parë duke dalë nga shtëpia dhe e kishte ndjekur. I ra xhamit të makinës dhe unë e hapa.

- Po ju? Ç’po bën ti në këtë orë të natës në makinën e këtij?!

- Po i jepja çelësin e shtëpisë se kisha harruar dhe e kisha marrë me vete.

- Mos u mundo të më gënjesh. Unë të ndoqa se kam kohë që dyshoj te ti. Dilni jashtë që të dy!

Unë dola i pari dhe, pa dalë mirë, një grusht më erdhi turinjve. Pastaj edhe një tjetër. U mundova të ngrihesha, por ai më dha një shkelm e kështu u përplasa përtokë. Pashë se e mori atë prej flokësh drejt shtëpisë. Nuk kisha fuqi të çohesha që t’i shkoja në ndihmë. Pasi e mora pak veten, u nisa për në shtëpi. Gruaja u lemeris kur më pa.

- Ç’të ka ndodhur?! Kush të ka bërë kështu, zemër?

- Mos më thuaj zemër, po eja dhe flasim.

Ia thashë të gjitha fije për pe; vetëm faktin që ajo kishte vjedhur orën nuk e pashë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.