Më kanë burgosur burrin padrejtësisht

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Unë që po ju shkruaj jam Mirela nga Peshkopia. Bashkëshorti im punon taksist në qytetin tonë dhe rrethina, jemi njerëz punëtorë dhe nuk kemi patur asnjëherë problem me ligjin, por ndonjëherë këto nuk mjaftojnë në vendin tonë. Në një motel afër llixhave të Peshkopisë, një shtetasi kosovar i kanë vjedhur 400 euro nëpërmjet një fëmije të mitur 13 vjeç. Nëna e të miturit dhe pronari i motelit akuzuan bashkëshortin tim se e ka shtyrë ai fëmijën për ta bërë vjedhjen. Nëna e të miturit do të hakmerret ndaj bashkëshortit pasi im shoq i ka rrahur të dashurin, kurse pronari do të justifikojë sigurinë e motelit të tij. Gjykata e Peshkopisë ka vendosur “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që të vetmet prova janë deklarimet e të miturit dhe pronarit të motelit i cili thotë se “ka vënë re një automjet të markës “Ford Fokus” me targë 023, nga i cili ka zbritur një djalë i vogël te hyrja e hotelit. Ai ka deklaruar se i njëjti person ka kaluar me një automjet tjetër, po të markës “Ford”, por me ngjyrë blu”. Ky deklarim është i rremë pasi bashkëshorti im ka makinë “Ford Fokus”, por nuk është blu. Kamerat e motelit nuk janë hapur në seancën gjyqësore dhe gjykata ka vendosur pa i parë ato. Për këto dy deklarata mbahet padrejtësisht bashkëshorti në burg. Ai ka bërë ankimim dhe çështja është në Gjykatën e Apelit Tiranë. A mendoni se me këto prova mund të lirohet nga paraburgimi?

- Përshëndetje zonja Mirela. Më vjen shumë keq për këtë fatkeqësi që ka pësuar bashkëshorti dhe familja juaj. Është vuajtje e madhe kur ndodhin keqkuptime të tilla dhe padrejtësisht mbahen në paraburgim njerëz të pafajshëm. E megjithatë, në një shtet të së drejtës, ku drejtësia funksionon, sistemi gjyqësor është ndërtuar në mënyrë të tillë që të ezaurosh të drejtën e ankimit në shkallët e tjera të gjyqësorit. Me këto fakte që ju tregoni në letrën tuaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Peshkopi ka caktuar masën e sigurimit “arrest burg” për personin nën hetim, në kundërshtim me kriteret e parashikuara në nenin 228 pika e Kodit të Procedurës Penale (KPP). Sipas kësaj dispozite: “

Gjithashtu, sipas nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Peshkopi ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në këtë dispozitë, pasi mungon rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe personit të dyshuar.

Sipas nenit 149 të KPP-së, provat janë njoftimet mbi fakte te rrethanat që lidhen me veprën penale, që merren prej burimeve të parashikuara në ligjin procedural penal, në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale. Nga ana e gjykatës së faktit janë pranuar prova që nuk janë marrë në seancë gjyqësore në mënyrën e parashikuara nga ligji. Pamjet filmike nuk janë parë në seancë nga personi nën hetim dhe avokati që ka mbrojtur në këtë seancë. Deklarimet e bëra nga personat e cituar nga ju, kanë qenë justifikuese për përgjegjësinë e tyre dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Peshkopi ka gabuar në “çmuarjen e provave” sipas nenit 152 pika 1 e Kodit të Procedurës Penale. Me këto argumente të parashtruara nga ju, mungojnë provat me të cilat mund të vërtetohet fakti se bashkëshorti juaj ka kryer veprat penale për të cilat është dyshuar. Nëse i marrim të mirëqena faktet tuaja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Peshkopi duhej të caktonte masën e “sigurimit personal të detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Caktimi i masës së sigurimit personal “detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore”, nuk dëmton hetimin e çështjes dhe nuk sjell asnjë pasojë për rendin e shoqërinë. Për më shumë informacion, jeni e mirëpritur të na kontaktoni sërish.

Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.