Si ta bëj ndriçimin e shtëpisë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Do të doja disa ide përsa i përket ndriçimit të shtëpisë. Mund të marr një informacion nga arkitekti juaj? Faleminderit.

- Shpesh ndriçim i është elementi i fundit për të cilin mendojmë, ndaj ju falënderoj për letrën dhe besimin tuaj. Na vijnë shpesh klientë të cilët e mënjanojnë diskutimin mbi ndriçimin, pasi e konsiderojnë të parëndësishëm. Këshilla ime është: “Kujdes ndriçimin”, pasi është një element që mund të hedhë poshtë të gjithë punën që është bërë. Për të shmangur surpriza është e nevojshme të dini se si do të duket ndriçimi i ri. Nëse ju së fundmi keni ndyshuar llambat inkandeshente me ato fluoreshente, keni vënë re menjëherë një ndryshim të madh në ngjyrën e ndriçimit pasi ai duket më i bardhë. E njëjta gjë ndodh edhe në përdorimin e ndriçimit led. Çdo lloj ndriçimi ka specifikat e veta. Ja, këshillat e

Seldi Shehu, arkitekt, www.seldishehu.al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E-mail: info@seldishehu.al Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera.

mia:

1. Përdorni maksimalisht ndriçimin natyral, pasi ndriçimi pasiv ka përparësi ndaj atij aktiv. Ai është shumë i përshtatshëm për dhomat e ditës. Mundohuni të bëni dritare të reja në fasadë nëse ndriçimi është i pakët, pasi të keni kontrolluar nëse kjo është e mundur. 2. Kërkoni orientimin më të mirë të mundshëm për dhomat tuaja. Orientimi drejt jugut sjell dritë të mjaftueshme në ambient, por shpeshherë ndriçimi bëhet i bezdisshëm për sytë. Orientimi drejt veriut sjell dritë të përhapur në ambient, nuk shkakton probleme me sytë si në rastin e parë, por përgjithësisht është dritë e pamjaftueshme për të kryer veprimtaritë e përditshme. 3. Reflektoni dritën natyrore. Nëse nuk keni mundësi të bëni dritare të mëdha në fasadë, një zgjidhje e zgjuar është përdorimi i pasqyrave që e reflektojnë këtë dritë edhe në cepat e errët të dhomës. Një pasqyrë e madhe përballë dritares, sado e vogël qoftë kjo, do ta shumëfishojë sasinë e ndriçimit në ambient. Kjo zgjidhje është e përshtatshme edhe në ambientet e mëdha që kanë dysheme ose tavan të errët, i cili nuk e reflekton dritën. 4. Përforconi ndriçimin. Nëse keni dhomë me dritare të vogël, ngjyra e mureve duhet të jetë sa më e zbehtë dhe sa më reflektuese. Prandaj, para se të përzgjidhni bojën, kontrolloni edhe parametrat e reflektimit dhe të përthithjes së dritës. 5. Shtoni ndriçimin, përmes ndriçuesve në mur ose në dysheme. Në këtë mënyrë nuk do të keni më kënde të errëta në ambientet tuaja. Ambienti juaj ka gjithmonë nevojë për një ndriçim kryesor. Më pas mund t’i shtoni ndriçimin të quajtur funksional në kënde të caktuara si ai i ngrënies, i leximit ose në ambiente ku kryeni aktivitete. Mund të përdorni edhe ndriçimin dekorativ i cili nuk ndikon shumë në ndriçimin e përgjithshëm, por i jep atij një dimensinon tjetër. 6. Faktori moshë dhe shëndet. Me rritjen e moshës në mund të bëhemi të ndjeshëm ndaj dritës, por mund të kemi nevojë për më shumë ndriçim për të parë detajet. Duhet të përdorni ndriçim shtesë për shembull gjatë leximit, për të mos lodhur sytë. Gjithashtu, duhet patur parasysh që disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj dritës dhe disa të tjerë mund të jenë fobikë ndaj saj. Përdorni sa më shumë çelësa për ndriçimin në dhomën tuaj. 7. Rrisni fuqinë e ndriçimit. Disa ambiente që janë shumicën e kohës në shfrytëzim, si hapësira e gatimit, ajo e ndenjjes dhe dhoma e studimit, kanë nevojë për një ndriçim sa më të mirë. Nuk do të gaboni nëse do vendosni ndriçim të fortë në këto hapësira, pasi është shumë i nevojshëm. Neonët e mëdhenj mund t’i zëvendësoni me më të vegjël dhe më efektivë. Ndriçimi fluoreshent ka një kosto më të ulët dhe një ndriçim më të mirë. 8. Luani me ngjyrat, format, materialet, pozicionimin. Një hapësirë me dritë dhe ngjyra jep energji dhe është mjaft stimuluese, në krahasim me një të mbyllur dhe të errët. Përdorni ndriçimin për t’i personalizuar ambientet tuaja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.