Mund të bëj sigurim vullnetar për pension të parakohshëm?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant në Itali me banim në Firence, i datëlindjes 20.06.1952. Në Shqipëri kam një vjetërsi pune me kontribute prej 33 vitesh. Kur e plotësoj moshën për pension ? A mund të marr pension të parakohshëm duke bërë sigurim vullnetar për të plotësuar vjetërsinë në punë ? Sa muaj më duhen për të plotësuar vjetërsinë në punë për të marrë pension të parakohshëm dhe sa duhet të paguaj?

- I nderuar letërshkrues, për të përfituar pension pleqërie bazuar në nenin nr.16 të Ligjit 104/2014 kërkohet si më poshtë: l. Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji. 2. Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. Për të përfituar pension të reduktuar duhet të plotësohen kushtet e mëposht- me : Personat e siguruar kanë t ë drejtë pë r pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur: a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

- Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koefiçienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj.” Sipas informacionit që na keni dhënë, ju e plotësoni moshën për pension të plotë pleqërie më 20.06.2017, ndërsa vjetërsia në punë në vitin 2017, bazuar në nenin 92 të ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar do të jetë 36 vite (sepse që nga viti 2015, për çdo vit vjetërsia rritet me 4 muaj). Për të plotësuar këtë vjetërsi, ju duhen edhe 3 vite me kontribute, që mund t’i bëni me sigurim vullnetar, por gjithnjë para datës së plotësimit të moshës për pension. Masa e kontributit mujor për sigurimin vullnetar është 4752 lekë në muaj dhe ajo vjetore 57024 lekë. Mund të siguroheni me një kontribut më të lartë, për të përfituar pension më të lartë, deri në pesëfishin e kësaj shume. Në përllogaritjen e pensionit, do t’ju reduktohet pension për 0.6 për çdo muaj që do dilni në pension para kohe. Në rastin tuaj që mund të dilni 11 muaj para plotësimit të moshës, shuma e reduktuar do te jetë 6.6 për qind e pensionit të plotë të llogaritur. Ju falënderoj për besimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.