Te shtëpia e shokut

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr sikur ndodhesha në shtëpinë e një shoku për një rast vdekjeje së bashku me mamin. U futa te shtëpia dhe mamaja e tij na ftoi brenda, por dera në të cilën qëndronin njerëzit ishte shumë e ngushtë, si tip bodrumi. Unë nuk provova të futesha dhe i thashë mamit të vazhdonte ajo. Ndërkohë, unë lëvizja nëpër shtëpi. Më bënin përshtypje shumë gjëra, shtrate teke në vende të ndryshme me mbulesa të bukura të kuqe e rozë, ashtu siç më pëlqejnë. Në këtë pjesë të shtëpisë ndodhej vetëm djali i saj, që rrinte vetëm dhe dukej që ishte duke vuajtur. Në shtëpi nuk ishte asnjëri nga vëllezërit e tij e as e fejuara. Ai lëvizi nga dhoma dhe nuk më përshëndeti fare, më qëndroi indiferent. Më bëri përshtypje kjo gjë. Faleminderit për shpjegimin.

- Një ëndërr e tillë tregon, përveçse mendimet tuaja gjatë ditës, që i keni pak rrëmujë kohët e fundit, edhe disa lëvizje në jetën tuaj private. Shtëpia e shokut e vdekja, tregojnë që nëse keni patur probleme gjer tani, ato do të vijnë drejt zgjidhjes, sado që do t’ju duket e pamundur. Vetëm se duhet të bëheni më praktike dhe të mos i merrni gjërat shumë personale, por t’i tejkaloni, qoftë edhe me një buzëqeshje apo reflektim. Djali në fjalë ka një problem të cilin nuk jua shpreh juve dhe nëse këto kohë ju mban këtë qëndrim edhe në jetën reale, është mirë të mos e ngacmoni. Nëse ka diçka për të thënë, do të vijë vetë t’jua thotë. Nëse jo, atëherë shikoni qetësinë tuaj.

- Ambienti që keni parë u referohet marrëdhënieve që keni me të tjerët dhe si përshtateni ju në jetën e përditshme. Ju tërheq e bukura, luksi dhe përpiqeni ta bëni edhe jetën tuaj të tillë. Ndërsa i huaji paraqet një aspekt të panjohur ose të çuditshëm për ju. Ka shumë mundësi të jeni duke injoruar apo neglizhuar ndjenja të rëndësishme. Arsyeja se pse po e bëni ka lidhje me pjesën e parë të ëndrrës: ju tërheq luksi dhe duket se te ky i fundit mungon kjo gjë. Mendoj se duhet ta studioni situatën më në brendësi e jo vetëm në sipërfaqe. tek unë, rri në shtëpinë time e dalim bashkë, edhe pse unë di që ai tashmë është fejuar me dikë tjetër. S’e kuptoj këtë lloj ëndrre... Çfarë kuptimi ka? - Nuk është e thënë që ëndrra të tilla do të thonë domosdoshmërisht ribashkim. Në shumicën e rasteve, këto interpretohen si dëshirë për të qenë të përmbushur në jetën reale, ose janë kujtime të vjetra prej të cilave nuk ndiheni e shkëputur plotësisht. Ai është fejuar me dikë tjetër dhe kjo ndoshta ju vret pak shpirtërisht, si dhe ju bën të ndiheni bosh emocionalisht. Për ata që janë të lidhur dhe shohin ish- at e tyre, ëndrra të tilla janë një lloj paralajmërimi që nuk duhet të përsërini të njëjtat gabime si në lidhjet e mëparshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.