Më ndiqte hija

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Një ëndërr që kam parë më ka ngelur në mendje. Pashë sikur një hije e bardhë më ndiqte dhe unë ikja pa ndaluar. Isha me nënën time dhe ajo, pa e ditur unë, e mbyti atë hije. Pas kësaj ëndrre, u zgjova dhe e shihja atë hije gjithmonë para fytyrës. E çuditshmja është se e shoh shpesh në ëndërr këtë hije dhe s’e kuptoj se çfarë do të thotë. Pashë sikur isha me burrin një natë duke fjetur gjumë dhe pashë përsëri të njëjtën hije sikur donte të futej mes nesh, por ai e kapi dhe e mbyti. Pres një

shpjegim. - Paraqitja e hijes në ëndërr ka shumë kuptime, shpesh tregon karakteristika të vetë personit që shikon këto lloj ëndrrash, por që përpiqet t’i fshehë. Një shpjegim tjetër i hijes është se ju mund të ndiheni nën hijen e dikujt, e neg- lizhuar, e pafuqishme dhe ju duket sikur kjo gjë ju ndjek edhe në jetën reale. Hija që do të futet mes jush dhe burrit tregon vërtet një problem të shkaktuar nga një i tretë që përpiqet t’ju prishë punë juve si çift, ose jeni po ju vetë që kapeni pas hijeve të vjetra. Ama, si burri, edhe nëna e kanë mbytur këtë hije dhe kjo do të thotë se ju do t’ia dilni mbanë dhe nuk do të fitojë as frika juaj, as hijet e vjetra, as persona të cilët mund të mundohen t’ju futen vërtet në mes. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.