Ka lidhje niveli i kalciumit me tiroiden?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje, Doktor Dashamiri. Jam shumë e shqetësuar kohët e fundit sepse më ka dalë i lartë niveli i kalciumit në gjak dhe mjeku i familjes më ka rekomanduar të bëj vizita për tiroide dhe shumë gjëra të tjera. Do të doja të dija, a ka ndonjë rrezik nga kjo gjendje dhe a ka lidhje vërtet rritja e kalciumit me sëmundjen e tiroides?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: - E nderuar zonjë, ju falënderoj për pyetjen tuaj. Që në fillim ju bëj të ditur që nuk vlerësoj gjë alarmante e për t’u shqetësuar në rrëfimin tuaj. Niveli i lartë i kalciumit në gjak është një koncept biokimik që nënkupton se vlera e kalciumit te ju ka kaluar mbi ato normale, por duke mos më shkruar vlerat ekzakte se sa është ky nivel, nuk jam në gjendje të përcaktoj ekzaktësisht nëse grada e përkeqësimit të kalciumit është e rëndë, shumë e rëndë apo e rrezikshme. Trajtuar vetëm me këto të dhëna, më bëni të mendoj se nuk u përkisni gradave të rënda sepse kur nivelet e kalciumit rriten shumë, kemi edhe gjendje të rënduar klinike të të sëmurit. Këta të sëmurë me rritje ekstreme të kalciumit, zakonisht janë të papërqendruar, kanë dhimbje muskulare, kanë aritmi të zemrës, shfaqin çrregullime psiqike, kanë kriza në veshka nga ti që quhet andropenis. Ne kemi eksperiencën tonë në këtë drejtim; persona të cilët e kanë përdorur këtë aparat, kanë patur rezultat pozitiv në zmadhimin e organit të tyre gjer në 3-4 cm. Sidoqoftë, për sqarime prania e gurëve etj. Rritja e kalciumit në gjak ka shumë shkaqe të cilat nuk është e thënë që medoemos të lidhen me gjëndrën tiroide. Në fakt, rolin më të rëndësishëm në mbajtjen në vlera normale të kalciumit në gjak nuk e ka gjëndra tiroide, por gjëndra paratiroide.

- Pavarësisht se në pamje të parë ngjajnë, struktura dhe funksionet e tyre ndryshojnë shumë. Ekzistojnë edhe disa qeliza të caktuara në brendi të tiroides që mund të ndikojnë në sasinë e kalciumit, sidomos në rastet kur këta të sëmurë vuajnë nga tumore të këtyre qelizave. Fatmirësisht, këto tipe tumoresh janë të rralla dhe nëse diagnostikohen shpejt, mund të ndërhysh shpejt dhe si rregull shkojnë mirë. Si trajtim, për ju dhe lexuesit, kaq mund të sqaroj, si lidhje e kalciumit me gjëndrën tiroide, por këmbëngul që ideale do të ishte të kontrolloni gjëndrën paratiroide. Në disa raste, shkak i rritjes së kalciumit mund të bëhen edhe sëmundje të tjera të organizmit, sidomos sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet e kockave, sëmundjet reumatizmale dhe sëmundjet e zemrës. Në raste të tjera, nivelet e larta të kalciumit vijnë edhe nga përdorimi i barnave të ndryshme, ndaj mbetet për t’u përcaktuar në rastin tuaj nëse vuani nga sëmundje të tjera ose jo, sepse si rregull, pas çdo niveli të lartë të kalciumit fshihet një problem i caktuar. Duke përfunduar, ju këshilloj që të drejtoheni te një mjek specialist për të përcaktuar taktikën që duhet të ndiqni për të bërë të mundur diagnozën e saktë dhe mjekimin në kohë të problemit tuaj. Pres të më shkruani sërish. Të shkuara! më të hollësishme mund të më kontaktoni çdo ditë në klinikën private andrologjike Dani. Faleminderit. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Adresa: Klinika Gjinekologjike GEA, Bulevardi zogu i I, pallati 53, hyrja 3, kati i dyte. Cel . 0682313410 Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.