Mos e kam të vogël penisin?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Evi, kam kryer marrëdhënie seksuale qëkur isha 17 vjeç. Problemi im ama qëndron te penisi, sepse në momentin kur unë jam i qetë, domethënë, në gjumë apo kur nuk kam oreks për seks, penisi arrin në gjatësinë 6 cm, ndërsa në momentin që jam duke bërë seks, arrin në gjatësinë 16 cm. Mua kjo më duket gjatësi e vogël për një 24 vjeçar. A është e vërtetë kjo? A thua kam ndonjë problem shëndetësor apo duhet të konsultohem me ndonjë mjek?

Dr. Evi Dani, seksologandrolog: - I nderuar 24 vjeçar, për madhësinë e penisit ka shumë diskutime në rangjet mjekësore. Kjo vjen nga një dëshirë në përgjithësi e gjithë meshkujve që të kenë penis në përmasa të konsiderueshme. Me këtë mund të themi që meshkujt shpeshherë e vuajnë madhësinë e penisit të tyre, u duket sikur ai është në përmasa shumë më të vogla seç duhet, duke hyrë shpeshherë në një gjendje psikologjike të rëndë, siç është sindromi i penisit të vogël (small penis sindrom). Kjo gjë ka bërë që në këtë drejtim të përfitojnë shumë tregtarë apo firma komerciale të cilët ofrojnë produktet e tyre që rrisin madhësinë e penisit. Po të hysh në internet, gjen një numër të pafund preparatesh të tilla që të japin siguri deri në 100 % për rritjen e madhësisë së penisit, por studimet thonë krejtësisht të kundërtën.

- Madhësia e penisit në ereksion arrin 13-15 cm. Në një studim tonin, ku janë marrë 400 meshkuj, mesatarja e madhësisë së penisit arriti 13.7 cm. Më i madhi ka qenë gjer në 19.5 dhe më i vogli, 6 cm (gjithmonë flasim në ereksion). Në qoftë se do hollësira, shih në Youtube: Edvin Dani në emisionin “Zonën e Lirë” ( madhësia e penisit). E megjithatë, pavarësisht madhë sisë së penisit, nga studimet u vu re që kjo gjë nuk kishte ndonjë vlerë për rritjen e cilësisë së aktit seksual te partnerët, gjë të cilën e vuajnë shumë meshkuj. Nga shqetësimi juaj, unë kuptoj që ju nuk keni ndonjë problem shëndetësor, por keni atë që kanë pjesa më e madhe e meshkujve, pra, merakun nëse e keni të madh aq sa duhet apo jo. Për të rritur madhësinë e penisit ekziston një lloj apara- Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane. Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.